Panorama (Albania)

Vrasja e shqiptares në Greqi, autorët kapen nga kemara kur fusin trupin në bagazh

-

Mediat greke vijojnë të nxjerrin detaje shokuese nga akti mizor i dy shtetasve grekë që i morën jetën gruas shqiptare, Gjeorgjia Hasani. Duke që se prokuroria ka hasur në rezistencë­n e autorëve, të cilët mësohet se krimin ia pasojnë njëri- tjetrit, bëhet me dije se dy pamje që kanë dalë nga një kamera e një biznesi afër shtëpisë ku ka ndodhur krimi, i kanë implikuar të dy shtetasit grekë. Një tjetër video është publikuar nga media greke për 41- vjeçaren e masakruar në Greqi, Gjeorgjia. Në videon e regjistrua­r nga një kamera sigurie e një biznesi ngjitur, shihen dy burrat, partneri i gruas dhe shoku i tij, duke mbajtur trupin e saj në natën e ndërrimit të viteve në

Kalamaria, sipas ‘ protothema. gr’. Njëkohësis­ht u publikua edhe një video ku shihen dy të arrestuari­t për vrasjen e saj, duke mbajtur një dyshek në pjesën e sipërme të makinës, pak orë pas vrasjes. Në videon prej 13 sekondash të regjistrua­r nga kamerat e sigurisë, fiksohen lëvizjet e autorëve rreth 4 ose5 orë pas vrasjes që ata kryen në shtëpinë e 39vjeçarit në Kalamaria. Pasi kanë kryer vrasjen, ata kanë zhdukur trupin e gruas në një vend të shkretë të Halkidikit, më pas ata janë kthyer në shtëpi kanë hequr dyshekun plot gjak nga shtrati dhe e kanë hedhur rreth 150 metra larg. Duke iu referuar të dhënave që vijnë nga kjo media bëhet me dije se avokati mbrojtës i bashkautor­it të krimit ka deklaruar se klienti i tij nuk ka marrë pjesë në vrasje, por ka qenë i detyruar të bashkëpuno­jë me të sepse ai e ka kërcënuar me fjalët: Do ta bëj edhe ty si asaj! Njëkohësis­ht, sipas këtij avokati, klienti i tij 34- vjeçar, në momentin kur burri i ka marrë jetën shqiptares, ka qenë në katin përdhes të shtëpisë e për pasojë ai nuk ka qenë në dijeni se ai do ta vriste, vetëm kur miku i tij e ka thërritur dhe i ka thënë që e ka vrarë dhe duhej të zhduknin trupin. Mirëpo, më pas, autori i dyshuar i krimit, e ka marrë mikun e tij dhe ka shkuar të gjente një dyshek, që të fshihte të gjitha gjurmët e gjakut në banesë!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania