Panorama (Albania)

Dëshmia e së miturës: Unë dhe Kledi duhemi. Djali: Nuk kemi kryer marrëdhëni­e

-

Një histori dashurie mes një vajze 12- vjeçare dhe një djali 29- vjeçar është kthyer në një çështje penale në prokurorin­ë e Korçës, duke arrestuar Kledi Tirollarin për akuzën e “Marrëdhëni­es seksuale ose homoseksua­le me të mitur”. Lidhur me këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe e mitura 12- vjeçare, e cila ka deklaruar në polici se me Kledi Tirollarin kanë krijuar një lidhje intime por sipas saj s’kanë kryer marrëdhëni­e seksuale. Ndërkohë sipas kallëzimit të nënës së saj M. B, sipas ‘ Ora News’, në datën 5 janar 2024, dyshon se vajza e mitur kryen marrëdhëni­e seksuale me djalin 29vjeçar të bashkëjetu­esit të saj. M. B., ndër të tjera ka kallëzuar dhe deklaruar se bashkëjeto­n me shtetasin I. Tirollari në fshatin Vërdovë në Pogradec. Bashkë me ta jetojnë edhe tre fëmijët e Istrefit dhe vajza e saj 12- vjeçare. Sipas saj, që kur ka shkuar të banojë me Istrefin, vajza e saj ka fjetur në të njëjtën dhomë dhe shtrat me djalin 29- vjeçar. Kohët e fundit, nga mënyra e sjelljes së vajzës së saj dhe sjelljes së djalit të madh të I., ajo ka filluar të dyshojë se ata kryejnë marrëdhëni­e seksuale. Është pyetur e mitura L. D., e cila ka deklaruar ndër të tjera se ajo fle në një dhomë bashkë me Kledin, në katin e dytë të banesës ku jetojnë. Sipas saj, ata të dy janë të lidhur dhe e duan njëri- tjetrin. Ndërsa gjatë marrjes në pyetje, Kledi Tirollari ka deklaruar se nuk ka kryer marrëdhëni­e seksuale me L. Por pavarësish­t këtyre pretendime­ve, policia dhe Prokuroria e Korçës vlerësuan të arrestojnë Kledi Tirollarin dhe ditën e djeshme gjykata e Rrethit vendosi të caktojë masën e sigurimit “arrest në burg”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania