Panorama (Albania)

Policia kishte dijeni, prindërit: Djali s’e mori me zor, e dinim për 17 vjeçe

Tronditëse, i martuar me 14- vjeçaren, arrestohet 34- vjeçari në Divjakë Policia arreston 34- vjeçarin, ndërkohë vajza refuzon policinë dhe familjen e saj. E mitura merret nga një qendër sociale

- LUSHNJË

Prej 6 muajsh, një 14- vjeçare është bërë nuse në shtëpinë e djalit që thotë e dua!

Ata janë njohur para rreth një viti e në klasën e 7- të për të 8- ën, nxënësja e një shkolle 9- vjeçare ka braktisur jo vetëm shkollën, por edhe familjen dhe ka shkuar në shtëpinë e djalit, që rezulton të jetë 20 vjet më i madh. Dje, ky djalë është vënë në pranga nën akuza të rënda, ndërkohë që rasti është denoncuar në polici që prej kohës që vajza ka vendosur të ikë nga shtëpia. Në fakt, kanë qenë prapë prindërit e vajzës që kanë ngulmuar të vënë në dijeni mediat që të gjejnë një mundësi ta rimarrin vajzën e tyre nga familja e djalit dhe më në fund ka funksionua­r. Policia ka mbërritur në familjen e Aranit Arapit duke e vënë në pranga, por ka hasur ashpër në rezistencë­n e minorenes, e cila ka kundërshtu­ar aktin e policisë, duke iu treguar se ajo e donte dhe ishte nusja e tij. Vajza ka refuzuar të pranojë edhe prindërit e saj, e për pasojë për të është gjetur një zgjidhje tjetër, që sipas të dhënave do të strehohet në një qendër, ndërkohë që dy prindërit e djalit nga Divjaka mohojnë të kenë pasur dijeni për moshën e nuses së djalit të tyre. Ata kanë dëshmuar se kanë hasur në rezistencë­n e familjes së vajzës, por ajo kishte vendosur të qëndronte në shtëpinë e tyre, e për pasojë i ati i Aranitit i ka bërë edhe dasmën në verën e

vitit të kaluar. PAS ARRESTIMIT

Pas arrestimit, prindërit e djalit tregojnë se ata i kishin bërë dasmë dhe nusen e kishin në shtëpi. Në 15 mars të 2023 e mitura la klasën e 7 dhe erdhi në Kryekuq, ndërsa në 27 gusht 2023 familja e djalit bën dasmë. Që nga kjo ditë 14- vjeçarja j etonte me burrin dhe 2 prindërit e tij.

Sipas Bukurie dhe Agron Arapit, ata nuk e dinin që nusja që djali u solli në shtëpi ishte 14 vjeçe, por 17. “Ajo i tha që ishte 17 vjeçe. Unë e kam marrë në gusht vesh që ajo ishte 14”, - tha Agim Arapi, babi i të arrestuari­t. “Moshën e vërtetë nuk e dinim. Djalit i kishin thënë 17. Ta dija që është 13 e kisha ashtu tha…”, - u shpreh Bukurie Arapi, nëna e të arrestuari­t. Megjithatë, që nga koha kur 14- vjeçarja iku nga shtëpia, prindërit e saj e denoncuan në polici. Dy familjet kanë pasur probleme me njëra- tjetrën, por vajza këmbëngult­e në dashurinë e saj, duke mos iu bindur edhe policisë. “Kemi bashkë nga 15 marsi 2023. Dasmën e kam bërë në gusht. M’u krijua mundësia thashë t’i gëzoja. Pyeta prindërit e saj, i ati tha nuk ke punë me vajzën time ta marrësh nuse. Presioni i parë. Unë po bëja gëzim në shtëpi time. Në atë kohë i bëjnë presion nuses, goca sëmuret, në spital në Divjakë 4 ditë rresht në agoni. Ata në polici. Vjen policia, merr çunin. Nusja ka qëndruar me dëshirë. I thamë që në fillim kur vajtëm. Ajo tha do vij me ju. Kam bërë deklaratë në polici, tha nuk ndahemi. O mik, dakord? Dakord tha. Do bëhemi miq? Do bëhemi. Trashëgohe­n jetë të lumtur! Vajza ishte në klasë të 7, e la shkollën”, - tha Agim Arapi, babai i të arrestuari­t. Pas arrestimit të 34- vjeçarit, nusja minorene është larguar nga banesa e burrit dhe po asistohet nga punonjësit social dhe psikologia, por nuk dihet vendndodhj­a e saj. Gjatë arrestimit të djalit, kanë qenë prezent edhe prindërit e vajzës. “Kërkoj drejtësinë time pse të më hyjnë kështu te shtëpia dhe pse të m’i bëjnë djalit kështu. Djali me zor nuk e mori. Atë i thashë dhe dje atij. Djali nuk e mori me zor. Çfarë qe kjo kështu?”, - shprehet ndër të tjera nëna e të arrestuari­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania