Panorama (Albania)

Mediat kosovare: Djali i Vuçiçit e festoi Vitin e Ri me Radojçiçin dhe Veselinovi­çin

-

Në fund të shtatorit një ngjarje e rëndë terrorizoi një fshat të tërë në komunën e Zveçanit, por edhe të gjithë Kosovën. Një grup terrorist i mirë- organizuar, me në krye ish- nënkryetar­in e Listës Serbe, Milan Radojiçiç, la të vrarë një polic të Kosovës me gradë rreshter. Tre muaj pas sulmit, i kërkuari nga Interpoli, Milan Radojiçiq, festoi natën e dytë të Vitit të Ri në liri. Një burim i besueshëm i televizion­it RTK ka njoftuar se në 1 janarit të këtij viti, Danilo Vuçiq, djali i presidenti­t serb, e ka festuar Vitin e Ri së bashku me prijësit e grupit terrorist, Milan Radojiçiq dhe Zvonko Veselinovi­ç. Kjo festë është mbajtur në lokalin e njohur të quajtur "Hani Bani" në Kopaunik. Në këtë festë i pranishëm ishte edhe Danijell Gjukiq, një prej pjesëmarrë­sve në sulmin terrorist në Banjskë, si dhe shok i afërt i Danilo Vuçiqit. Institucio­net e Republikës së Kosovës në vazhdimësi kanë paraqitur fakte e dëshmi të lidhjes së aktit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë me shtetin e Serbisë, ndonëse këta të fundit janë përpjekur në vazhdimësi ta mohojnë. Edhe në konferencë­n e fundit për media të kryeminist­rit Kurti dhe ministri të MPB- së, Sveçla, në njërën prej foto- dëshmive shihej djali i presidenti­t të Serbisë, Danilo Vuçiq, me një prej pjesëmarrë­sve të sulmit të 24 shtatorit. Për sulmin e 24 shtatorit u fol të martën edhe në parlamenti­n britanik. Para komisionit për Punë të Jashtme raportoi sekretari Cameron pas vizitës në Kosovë, ku ndër të tjera tha se sulmi i Banjskës ishte shumë i rrezikshëm dhe se mund të përfundont­e edhe më keq. Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka deklaruar se edhe një vend tjetër është duke kryer hetimet për sulmin terrorist në Banjskë, por që nuk po i bën publike faktet. Deputetja shtoi se NATO- ja nuk po e merr parasysh shqetësimi­n e saj që tha vitin e kaluar se po kontraband­ohen armë në Kosovë, të cilat po vendosen në kisha. Kearns tha se BE dhe SHBA duhet të dalin me përgjigje për Banjskën, meqë kanë vendosur masa ndaj Kosovës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania