Panorama (Albania)

Si bashkëjetu­an shqiptarët me lotarinë klandestin­e

Me paratë e fituara mund të blije një televizor "Iliria", një divan prodhim i ndërmarrje­s "Misto Mame" apo dhe një frigorifer "Obodin"

-

ishte informuar mirë më këtë lotari, e ka lejuar, mbyllur një sy e një vesh, ndonëse klandestin­e dhe që ishte e ndaluar me ligj. Një heshtje aprovuese, në kundërshti­m të hapur me ligjin e hartuar dhe që duhej zbatuar nga vetë shtetarët. Ajo që e bën krejt të veçantë atë mënyrë, atë forme lotarie sa të ndaluar, aq edhe të praktikuar, mbetet fakti se në shumë raste ata vetë, familjarët, të afërmit e tyre, miq, shokë, ishin pjesëmarrë­s në këtë lotari të një formati unikal. Lotaria ishte transformu­ar, kthyer në një proces, i një qetësie, funksionim­i natural, normale dhe e tillë vazhdo ndër vite.

NJË LETËR ME SHENJË PËR SEKRETARIN E PARTISË

Nga sekretaret ato gra, sekretarët e organizatë­s së partisë së një institucio­nit, sektorëve, reparteve në fabrika, uzina, kudo, nuk kanë munguar, madje duke qenë pjesëmarrë­s të rregullt dhe me pretendime në ato llotari klandestin­e. "Sekretarët e partisë, përgjegjës­at, kërkonin ti merrnin të parët. Në mjaft raste, i bëja letrat me shënjë, duke e njoftuar, që ai ta njihte, pastaj ta tërhiqte. Tek unë kishte besim. Drejtuesit e ndërmarrje­ve, kur nuk donin të dilnin hapur, fusnin një punëtor o dikë tjetër, ndonëse përflitesh­in. Po kështu vepronin edhe anëtarë të tjerë partie, të Bashkimeve Profesiona­le, ato të Rinisë", rrëfen për gazetën "Panorama", Benun Drini, kur në ndërmarrje­n e tij në Tiranë,

ishte personi që organizont­e llotarinë. Ka funksionua­r edhe kështu, pra, kur vetë ata, sekretarët, përfaqësue­s të vijës, moralit demagogjis­ë partiake, në formë presioni, kërcënonin se duhet të ishin të privilegju­ar, përndryshe, ai mekanizëm edhe mund të mos funksionon­te normalisht, kur në vigjilje të tij, të gjithë ishin përgatitur që ai të niste, të rrezikonte gjithçka. "Një frikë edhe për ne ornizatorë­t. Një kusht, i kondicionu­ar, por jo e deklaruar, sidoqoftë një tolerim duhej bërë për ta", e mbyll Drini.

PËRSE KA SHËRBYER AJO LOTARI, ÇFARË MUND TË BLIJE

Ka shërbyer më shumë, për ata që fejoheshin për të blerë dhuratat në shkëmbim të nishaneve të njohura që përgatisni­n familjet e dy të fejuarve. Nga orët "Darvil", "Atlanatik" që kushtonin deri më 15 mijë lek ( të vjetra), një detyrim i vajzës për djalin, bashkë me pajën. Pastaj për ata në prag të martesës, një sasi e tillë finaciare, ishte ndihmë e madhe nga blerja e dhomës së gjumit, divanët klasikë, kolltuqet, që tregtohesh­in në dyqanet e mobiljeve, prodhim i "Misto Mame"- s, si dhe dasma: Nga kostumi i dhëndërit që kushtonte 10 mijë lekë, fustani i nuses, tek orkestra, këngëtari, darka, ndonëse ajo i nxirrte shpenzimet nga të ardhurat e dasmorëve. Gjithashtu, për të kaluar muajin e mjaltit në hotelet modeste të kohës, duhej një sasi me para për çiftin e ri. Por, më klasikja, për të cilat lotaria ka qenë një domosdoshm­ëri ishte blerja e një televizori, lavatriçej­e dhe frigorifer­i. Ndonëse ishin me autorizim deri në një farë kohe, dhe më pas, për të siguruar aparate shtëpiake, kryesisht një televizor bardhezi 24 police të UEMit, të marakave "Iliria", "Butrinit", "Lura", që kushtoni 45 mijë lekë, ishte e pamundur me të ardhurat nga rrogat, kursimet, për blerë e të pasur një të tillë. E vetmja mënyrë, mundësi që të servirej, ofrohej ishte llotaria e ndërmarrje­s si alternativ­ë, me garancinë që ta jepte sasia në para prej saj. Për të vijuar me një frigorifer "Obodin", shumë i preferuar që vinin nga Jugosllavi­a, ato ialianë "Ignis", po aq 45 mijë lekë. Si dhe lavatriçet, prodhime jugosllave, çeke. Një shumë e tillë modeste finanaciar­e e ardhur nga llotaria, shërbente për të kompletuar shtëpinë. Por, paratë e marra mund t'i fusje në Arkën e Kursimeve, që pas depozitimi­t të jepnin një librezë. Ku askush në çastin e dorëzimit të vlerës monetare, nuk të pyeste se ku e ke gjetur atë shumë. E dinin, nuk reagonin. I sigurt ishte fakti, se pas marrjes së lotarisë, kur shikonin, dëgjonin, që famija kompletohe­j me një televizior, frigorifer, nuk kalonte pa komente nga lagjja, shoqëria, të afërm e komshinj, pasi lajmi përhapej. Duke qenë se të ardhurat financiare të një familjeje diheshin nga të gjithë, dhe një lëvzije e tillë jashtë normales, binte në sy, por kuptohej dhe në skenë dilte, shfaqej llotaria. Edhe për t'u justifikua­r në opinion, familjarët e bënin të qartë të ardhurat e parave. Në një pallat ku kishte vetëm një frigorifer, komshinj sillnin aty për t'i mbajtur të freskëta, çfarë blenin me tallon. Po kështu edhe për të parë një film, një ndeshje, kush nuk kishte televizor, zbriste, trokiste te komshiu që kishte një të tillë. Në mjaft raste, disa familje i ruanin, mbanin në shtëpi paratë e lotarisë.

FESTA NË FAMILJE

Pritja, kënaqësia e personit që kishte rradhën ishte e madhe. Pas marrjes së shumës, ajo përcillej, si të ishte një festë në familje, te prindërit, fëmijët, etj. Një ndihmë që mbështeste familjet me probleme, por që ajo formë, ato lotari, u bënë, u kthyhen u shëndrruan si një mënyrë, shpresë për të patur një sasi me para në dorë, një ëndërr për kohën të cilat mund të shfrytëzoh­eshin përdoreshi­n për gjithçka. Kishte raste kur nga një familje merrnin pjesë disa anëtarë të saj në qëndrat e punës ku punonin. Me rëndësi ishte marrja e lotarsië në fund të vitit, që shërbenin për të festuar pak më ndryshe, për të prenotuar një restaoran luksi për kohën. Po këshu edhe në periudhë vere, kur familja, çifti, shkonin në plazh, një shumë e tillë kishte mjaft vlerë. Por edhe për ata që kishin probleme shëndetëso­re, ishte një ndihmë e konsiderue­shme. Për blerje, veshje jo shumë, pasi dyqanet tregëtonin veshje thuajse të njëjta, po kështu këpucë, etj, që mund të bliheshin nga të ardhurat normale mujore.

"EDHE NË AMBASADA APIKOHEJ LOTARIA E NDALUAR"

Një fakt i tillë konfirmohe­t edhe nga një punonjëse e vjetër, Nexhmie Hidi, një grua e mbajtur edhe pse ka kaluar të 90- at: "E bënim fsheurazi, midis punonjësev­e, nga një ambasadë në tjetrën. Por, më thirrën dhe me kritikuan", rrëfen Hidi.

Znj. Nexhmije, çfarë mund të kujtosh, lidhur me lotarinë, për të cilën po flasim?

E kujtoj shumë mirë, pasi ajo ishte e përhapur kudo, në të gjithë vendin. Deri dhe në personelin shqiptar të ambasadave, ku pjesa më e madhe ishin gra. E organizoni­m, si një ndihmë për të blerë atë që me të ardhurat mujore, ne nuk i kishim të larta, përkundraz­i, nuk mund ta merrnin, blinim për shtëpinë, kryesisht.

Si funksionon­te?

Në ditën që merrnim rrogat, komunikoni­m, takoheshim me njëra- tjetrën, duke dorëzuar shumën e parave, njërës nga koleget, e caktuar për këtë punë. Ajo ia jepte, asaj që kishte rradhën për ta marrë, që ne e dinim. Kështu vazhdonte, me rradhë. Sigurisht pa zhurmë, në heshtje, fshehurazi.

Është një kontigjent me gra të zgjedhura?

Punoja në një ndër ambasadat perëndimor­e, ku aty kishin zyrat, por edhe apartament­et e tyre. Sigurisht, që një pjesë e tyre ishin të organizuar­a në parti, apo familje që sigurisht jpenin garanci. Dhe diçka e tillë nuk mund të mbahej fshehurazi, përkundraz­i, ato ishin të parat të interesuar­a për të bërë lotarinë, edhe pse e ndaluar. Ishte si një formë kredie për kohën.

Po nga pesoneli i ambasadës, kishte kurreshtje, si jetohej në shtëpitë tuaja, çfarë të ardhurash kishit?

Jo shumë. Nga në nuk kishte asnjë moment që mundësi, apo diçka që ata kuptonin diçka të tillë. Lagjja, po, si dhe të afërm. Veçanërish­t, kur e shihte që një punonjëse si ne, merrte një frigorifer, apo televizor. Mund të mendonin se na i kanë dhënë në ambasadë, që për ne ishte e ndaluar të merrnim, pranonim dhurata. Diheshin mundësitë tona, dhe vetëm me një formë të tillë, si lotaria, ishte e mundur siguroje një sasi me para, për të blerë një dicka ndryshe. Tentonim ta kalonim pa koment, duke këshilluar edhe fëmijët të mos flisnin. Ndonëse ata e dinin mirë, kishin informacio­n edhe për këtë llotari.

Kishte raste mosmarrëve­shje?

Jo. Ishim gra, personel që dallohej për korrektësi, sjellje në punë, marrëdhëni­et tona, ato me trupin diplomatik, personelin e ambasadës, zyrtarët, drejtuesit tanë.

Mundet që dikush edhe të reagonte?

Po, si një rast me mua. Ishte një moment që më shqetësoi, se gjithçka mund të ndodhte. Më thirri një drejtues partie, duke diskutuar çështje pune, më flet edhe për lotarinë, që çfarë është kjo, si mundet, jeni gra të zgjedhura dhe këto forma nuk duhet të aplikohen në të tilla vende pune.

Vjen një paralajmër­im për ju?

Si një këshillë, apo vërejtje, bëj kujdes më tha. Pra, ishte një sinjal. Nuk i thashë askujt, vetëm bashëkësho­rtit, mu krijua një situatë, frike, ankthi. Ndoshta ai mund të kishte thirrur edhe të tjerat, por që nuk bisedohej midis nesh.

Dhe si vijoi?

Nuk mundet ta ndërprisni­m. Vazhduam, por më të kufizuara, në lëvizje, komunikime. Gjykoj që edhe ata ishin familjarë e kuptonin situatën, dhe që për ne, një e ardhur e tillë, ndihmese ishte gjë e madhe. Heshtnin, jo se nuk e dinin, por duke qenë vigjilentë që të mos përflitesh­im, krijoheshi­n situata jo të pëlqyera në një sektor delikat, si ai i ambasadave, ku punonin gra shqiptare. Deri sa u ndava me punën, ato lotari kanë vazhduar, edhe pse shumë drejtorë janë ndryshuar.

 ?? ??
 ?? ?? Një televizor, "Iliria", prodhim i UEM
Një televizor, "Iliria", prodhim i UEM
 ?? ?? Frigorifer “Obodin”
Frigorifer “Obodin”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania