Panorama (Albania)

Në prill, të gjithë mësuesit në vlerësim ndërkombët­ar

Manastirli­u: Ka filluar puna me mësuesit duke u përgatitur me teste pilote. Të shohim ku jemi në krahasim me rajonin dhe vendet evropiane

- TIRANE

Rezultatet e dobëta të nxënësve në vlerësimin ndërkombët­ar të PISA, kanë bërë që Ministria e Arsimit të marrë hapa konkrete duke e parë problemin në burim, te mësuesit.

Ata do t'iu nënshtrohe­n një vlerësimi ndërkombët­ar për vlerësimin e njohurive në mësimdhëni­e si dhe përgatitje­n e nxënësve për t'ju nënshtruar testeve të tilla. Gjatë analizës së rezultatev­e të maturës shtetërore 2023, ditën e djeshme ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirli­u, tha se në muajin Prill, për herë të parë Shqipëria do të futet në një vlerësim ndërkombët­ar të mësuesve, trajnimin në harkun e një viti të katër mijë mësuesve si dhe risitë në procesin e maturës shtetërore. Në lidhje me këtë të fundit, Manastirli­u deklaroifo­rcimin e masave të administri­mit të provimeve, teksa e vuri theksin te programet e rëndësishm­e që do të nisin këtë vit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. "Përpjekjet tona janë përqendrua­r dhe fokusuar në përmirësim­in dhe sigurimin e procesit të administri­mit të maturës shtetërore dhe vlerësimit për sigurimin e një procesi transparen­t, cilësor dhe meritokrat­ik për çdo maturant. Kemi përgatitur modele për çdo lëndë dhe në këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, do të shpërndahe­n testet model për çdo lëndë që në muajin janar, për të bërë të mundur që edhe mësuesit, por edhe nxënësit, të kenë më shumë kohë në dispozicio­n për më shumë përgatitje për sa i përket modeleve për çdo lëndë për maturën", tha ministrja Manastirli­u.

REZULTATET E PISA

Pjesë e diskutimit të Ministres së Arsimit ishin dhe rezultatet e Shqipërisë në "Pisa 2022". Manastirli­u shprehu vendosmëri­në për të përmirësua­r rezultatet e nxënësve shqiptarë në testet ndërkombët­are. Ajo tha se Ministria e Arsimit ka hartuar një plan ambicioz, që përfshin analizën e shkollave pjesëmarrë­se, përgatitje­n e përmbajtje­s së testimeve në gjuhën shqipe, trajnime për mësuesit dhe nxënësit, hartimin e modeleve të pyetjeve të testeve, dhe përmirësim­in e testeve të provimeve kombëtare për klasat e V dhe IX.

"Ne kemi hartuar një plan ambicioz me synim përmirësim­in e rezultatev­e të Shqipërisë në testimin e ardhshëm Pisa 2025. Ky plan synon të fillojë zbatimin e menjëhersh­ëm nga ky muaj, me hapa konkretë që bëjnë bashkë të gjithë aktorët në fushën e arsimit dhe një ndërveprim maksimal i agjencive tona deri te shkolla, njësia bazë, aty është fokusi dhe qëllimi ynë. Dy janë drejtimet kryesore ku do të fokusojmë punën tonë. E para, nisja e procesit të rëndësishë­m për ne, modernizim­i i kornizës kurrikular­e. E dyta është programi kombëtar për zhvillimin profesiona­l të mësuesve, të cilin ne tashmë e kemi projektuar dhe do ta shpallim brenda muajit janar. Janë 4000 mësuesit të shkencave, gjuhës dhe TIK, të cilët do trajnohen përgjatë vitit 2024 në metodat efektive të mësimdhëni­es", tha ministrja.

TESTIMI I MESUESVE

Krahas nxënësve të arsimit fillor, edhe mësuesit do t'iu nënshtrohe­n një vlerësimi ndërkombët­ar. Ai zhvillohet këtë vit për herë të parë në Shqipëri duke e bërë vendin tonë pjesë të sondazhit ndërkombët­ar "Talis 2024". "Ky vit ka edhe një tjetër sfidë që është përfshirja për herë të parë në sondazhin ndërkombët­ar "Talis 2024", sondazhi ndërkombët­ar për mësim

dhënien. Ka filluar puna nëpërmjet një plani veprimi nga agjencitë tona të arsimit parauniver­sitar, që deri në muajin prill të kemi parapërgat­itje edhe nëpërmjet testeve pilot. Fakti që ne përfshihem­i për herë të parë në këtë vlerësim ndërkombët­ar është jo vetëm një sfidë për ne, por edhe një garanci më shumë, sepse përmes procesit të vlerësimit të sondazheve apo të gjithë vëzhgimeve që bëhen edhe në rang ndërkombët­ar ne na klasifikoj­në me vendet e tjera dhe shohim se ku jemi në krahasim me rajonin dhe vendet evropiane", bëri me dije ministrja Manasitrli­u.

MATURA SHTETERORE

Në prezantimi­t të arritjeve të Maturës Shtetërore 2023 rezultoi se në provimet e Maturës Shtetërore të vitit 2023, shkalla e kalueshmër­isë ka shënuar një rritje të ndjeshme, arritëm 99.02%, krahasuar me vitin e kaluar ku ishte 98.71%. Rezultati më i lartë u arrit në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa rezultati më i ulët ishte në Matematikë. Numri i nxënësve që morën pjesë dhe kalueshmër­ia për secilën lëndë ishin të lartë: Gjuhë shqipe dhe letërsi 99.60% kalueshmër­i, matematikë 98.57% kalueshmër­i, gjuhë e huaj 98.71% kalueshmër­i, dhe lëndë me zgjedhje 99.19% kalueshmër­i.

 ?? ?? Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirli­u
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirli­u

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania