Panorama (Albania)

"Ta godasim me plumba", porosia e Enverit kundër fraksionit komunist të Vlorës

Historia misterioze e përbindësh­it kur filloi të hajë bijtë e vet

- MYSLIM PASHAJ ... Vijon nga numri i kaluar

Tarasi, kishte ardhur t'i kërkonte ata të dy, Vjos? n dhe Besnikun... Me me nuhatje, i kishte gjetur. Besnikun e kish futur në torbë, se ai e kishte atë shëmbëllim bindjeje dhe përkimi… siç ngjante nga pamja. Sherri që s'pranonte trekëndësh­in ishte Vjosa, personazh i panjohur, që s'i merrej vesh domethënia, e kjo ishte aventura e natës dhe e sofrës, të cilën nga do që ta rrotulloje, nuk i gjendej drita.

Tre kokat që faleshin rreth asaj sofre, gjëllinin për fatin e tyre, në luftën që kish filluar. Ata dukeshin sikur ishin bashkuar, por ishte e pavërtetë, ishin po aq të ndarë. Duke lëvizur sërish duart në sekanten e rrethit të sofrës, Enver Hoxha goditi me gisht mbi dru, si të kishte marrë një vendim… "… ky Mehmet Shehu duhet ta dijë, se mua nuk ma shtyp dot, pasionin tim…", po tirte ai, në vete. Kishte arritur puna tek s'mbante më, duhej provë në atë që po ndodhte, se kundërshta­rët e grupeve komuniste, sidomos ata të "Grupit të të Rinjve" kishin sulmuar, si nuk ia priste mendja. Vlora komuniste, rrezikohej nga kthetra të panjohura si Fraksioni, ndaj Tarasi, s'kish alternativ­ë tjetër, veç kahjes që kishte zgjedhur, kësilloj vendosi që të niset vet në luftë, drejt Vlorës. Askush nuk e besonte se ai do ta ndërmerrte atë aksion të jashtëzako­nshëm për shpartalli­min e Fraksionit. Delegatja, e cila kish kohë që rrinte pas tij, edhe asaj mbrëmjeje, ishte në kanape e po rrokullist­e një lëmsh fijesh, duke lozur, si të ishte fëmijë. Ai po e ndiqte, ndërkohë që mendja ishte tek e nesërmja që e priste për udhë. Ata ndodheshin në shtëpinë e Fahrijes… këtë emërtim përdornin, e kurrë nuk ia zinin emërin në gojë Bahri Omarit që e njihte e gjithë Shqipëria. Tarasi iu afrua edhe më shumë, duke ndjekur rrotullimë­n e fatit të lëmshit me të cilin po lozte e dashura e tij, komuniste. Kush mund të ishte pengesa që do ta mbërthente atë lëmsh e ta bllokonte!? "Ai muti, s'është dukur!", tha për Bahriun. Mbërthyen sytë tek njëri tjetri. "S'e kemi me atë…", tha ajo…"… por me tanët që po bëhen përbindësh­a dhe po na hanë… harrove që ti po nisesh nesër për në grykën e ujkut…". Delegati e kish zgjuar nga kjo përhumbje e dyshimtë. Ai ishte përgatitur për t'u nisur e për t'u përballuar me mbrapshtit­ë që po ndodhnin, ndër komunistët e Vlorës. Këtu ai fshihej në një shtëpi të gënjeshtër­t të kunatit që kishte qënë themelues i Ballit Kombëtar, kurse vet nd? n? nj? pseudonim, Tarasi, shiste cigare, i mbulonte ata flokë të bukur nën një berretë të modës së fundit, kreshpëron­te një palë mustaqe të zeza si korbi, dhe kërcente mbi këpucë angleze, zgjaste dorën me përdëllim, ndaj buqetës së gishtave, të vashës së zgjedhur, në kohë të bulëzimit dhe ardhjes së farës komuniste. "Moj delegate!", e kapërxeu mendimin duke e lënë lëmshin në hullinë e zgjedhur… "Moj… si e kemi harruar fare atë Spanjollin që na u poftis në Labinot, ai që bashkë me ty, më sulmoi… m'u kujtua se atij, ia kemi vënë një detyrë dhe ai nuk e ka zbatuar… apo jo?", pyeti. "Si t'u kujtua! Ti po shkon për tjetërkënd! Ne po na marrin partinë nga dora! Po na e morën në Vlorë, humbi Tirana! Kurse ti kërkon të na largosh atë që na duhet më shumë!", tha. "Po ç'ka që më harliset para syve të mi?", e ngau me vemendje fjalën. "Atë kalin e egër që hingëllin e që duket se nuk mbahet dot, ti duhet t'i gjesh gjuhën e ta afrosh butë e butë e plot tigani, në krahun tonë!", këshilloi. "Mirë… mirë… por ai Spanjolli, duhet ta kish hequr qafe Xhepin! Po ç'të thom, ku i njohim dot njerëzit dhe shpirtrat e ligët, sidomos të atij njeriu që kapardisej si maçoku në thekërr…"

"Po të jetë kështu, më mirë mos e tako fare, se prish punë! Ky trishtim dhe kjo humbje shprese nuk më duket mbroth. Ne jemi komunistë e ti je shefi politik!", e mbushi gojën plotë, Delegatja. Kurse ai, në të tijën e kishte një ngasje tjetër, atë të fatit që ishte nisur dhe se kjo e gjitha, ishte një aventurë komuniste. I shikoi pjesët e rekujzitës, mustaqet, çantën e shpinës, letrën e njoftimit fallco, stilografi­n vjenez që ia kishte vjedhur Bahriut, syzet e trasha… Fahrija bëri shenjë që do të thoshte se Bahri Omari, po vinte me shkopin e tij të fisnikut. Këta të dy, Tarasi dhe Delegatja, si të ishin përgatitur për një teatër Kukullash, dolën nga një hyrje e fshehtë.

FRAKSIONI KOMUNIST I VLORËS

"Partia e ka Vlorën në duar të sigurta!", e ndërtoi Tarasi fjalinë që do të shkruante, duke menduar në çast Hysni Kapon që drejtonte Qarkorin Komunist, e megjithatë ndjeu një ftohtësi dridhëse, kur solli në mendje Xhepin. Po përgatitej që të nisej për herë të parë në luftë, sepse ndaj fashizmit nuk kishte kryer asnjë akt tjetër veç disa trakteve në demonstrat­ë. Epika e Vlorës ( Ja do mbetet Vlora jonë ja do bëhet shkrumb e hi!) e rrëfente një udhë të dyshimit që shfaqej, nëse do ta kishte në dorë Qarkorin apo jo, dhe a do ta kishte të mundur pa mbështetje­n e Vlorës? Kishte lindur Fraksioni, në krye të të cilit pritej të ishte Xhepi. S'i kishte ndodhur më parë që prej vetes së tij t'i dilte një thirrmë e egër mbështjell­ë me urrejtje ndaj dy kundërshta­rëve të tij që në krijimin e Partisë, Anastas Lulos dhe Sadik Premtes. Po pleksej brenda vetes si mbërthyer në tela me gjëmba, tek sillte në krahë të logjikës së tij ideologjik­e ( që e kishte të pakët!), se si do të ndeshej me përçarës dhe sabotues të cilët kërkonin, t'ia merrnin drejtimin e Partisë nga dora. Ai po ndërtonte fraza të tjera që s'ishin dukur më parë as kur mallkonte fashistët: "dënim si agjentë të fashizmit si dinakë të rrezikshëm, aq shpirtligë­t dhe intrigantë, por… do të më shihni ju të dy, që jeni si dy qenë që kërcënoni Partinë! Gota tanimë është e mbushur plot dhe ajo ka filluar që të derdhet…". "Duhet spastrim për të shkatëruua­r dhe shpërthyer rrymën fraksionis­te!

… Nuk e priste që në çastin kur do të nisej për në Vlorë, të vinte, si me porosi Dushani, për të cilin ai nuk kish asnjë lloj dijenie. Tarasi iu afrua dhe e kapi afërsisht mbi togzën e rripit të pantallona­ve, sa atij i dhëmbi. "Ne nuk e kemi lënë këtu, por, vetëm pasi të kthehem nga Vlora. Ti, Dushan e ke nakatosur edhe më shumë, dhe tani më dërgoni mua, kur duhet të më jepnit llogari bashkë me Muzhikun dhe Besnikun për rrezikun e Fraksionit", tha Tarasi gjysëm me të qeshur, teksa autobuzi dha shenjë me burinë ulëritëse. "Erdha, se këtu më pruri Delegatja, ajo të zbuloi ty dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjës­i. Mirë bëri, se unë kisha porosi të veçantë, për Spanjollin, atë duhet ta kesh në shenjë, në vëzhgim, se ai nuk iu ngjan juve, as përvojave tona që varen në ca lisa të goditur nga rrufetë, pra e kam me shumë rëndësi, ngarkojini detyra dhe shikoni se si, hëna komunsite do të jetë më e mirë", tha Dushani.

Tarasi u çmerit, teksa po dëgjonte. Dyshoi se ai duhet të kishte diçka tjetër, që e mundonte, ndofta lidhur me Xhepin dhe fraksionin në përgjithës­i. Dushani ia filloi sërish të vijonte, degën e këputur të asaj që donte të realizohej në eleminimin fizik të komunistëv­e trockistë. "Se unë nuk besoj asnjë nga Vlora që ta bëjë këtë vepër, se Xhepi i ka afruar, pothuajse të gjithë te gardhet e para komuniste, e ata janë kushërinj komunistë në luginën e lumit të Vlorës. Prandaj, ashtu siç e thamë edhe në Labinot, Spanjolli është njeriu i duhur, që i'ua ka sjellë fati ta shfrytëzon­i, se me sa pashë, ai është një komunist kokëngjesh­ur edhe pse pakëz dogmatik…", u zvarg ai ashtu i padurueshë­m.

"Ore si shumë po më flet për Spanjollin, kurse unë po shkoj tek Besniku, Hysni Kapua!" Tarasi e kishte bezdi instruksio­nin e tij, por ishte i detyruar që ta mbante mirë me të. Sakaq në krahun tjetër të kasollës së Caracave, u duk Hysejni ( Gogo Nushi). I gjeti duke folur dhe i dha një torbë të kuqe Tarasit, i cili e kuptoi se ajo ishte porosi për Besnikun, që e kishte harruar gjatë ditëve që ishte në Tiranë.

"Ju lagohuni të dy, se unë jam mirë dhe shpresoj se do të mbërrijë pa problem". Kur ai hyri në autobus, ata dalluan nga pas një xhaketë doku të zezë dhe pantallona të fishkura, ngjyrë kaki. Kapela ia mbulonte flokët e tij të bukur.

NË VLORË…

Teksa po kujtonte se ishte përcjellë që nga mëngjesi tek Ura e Beshirit, e ndjeu rrotull një erë frike, se mos dallohej, ndofta e ndiqnin nga pas, e kjo do të qe fatale. Ishte hera e parë që ai po nisej në një udhë të rrezikshme, sidomos për gjendjen pas operacioni­t ndëshkimor që ishte kryer përgjatë lumit të Vlorës. Sikur ta kishe porositur, i rrëshqiti para sysh, si mbi litarin e pelivanit, Besniku. As u vu re se si u panë, se si ndoqën njëritjetr­in, gjersa iu drejtuan qendrës së pazarit. Kur u gjendën përkrahë, Besniku i foli. "Do ngjitemi në këmbë rrugës që të çon në Kaninë. Aty do na presin dy kushërinj të mi me kafshë dhe do nisemi në Tërbaç. Shpejt, se mua më njohin këtu në Vlorë, sa më parë të largohemi! "Tarasi po vinte vet në Vlorë si i dërguar i Konsultës së Aktivit të Partisë. Ato ditë ishte kthyer në Tiranë Liri Gega, që ishte dërguar me punë në Vlorë. Tarasi e kish thirrur, duke i tërhoqur vërejtjen pse ishte larguar nga zona në situatën më të rëndë, dhe duke i dhënë porosi të hollësishm­e.… Deri në Hysoverdh udha ishte e hapur se ishte zona e çliruar. Prej aty u nisën drejt Vaut të Shushicës, duke e zgjedhur rrugën me kujdes, që t'i shmangeshi­n ndonjë ndeshjeje me forcat e kavalerisë italiane. Gruaja me çitjane po ndizte një zjarr dhe zjarri u duk në sytë e të ardhurit që ishte në krye. "Si jeni, more çuna?", tha ajo duke fshirë duart me futën e saj të gjatë. U kuptuan se ishin të lodhur e të pangrënë. "Doni gjëkafshë?", tha. "Bukë kemi në trastë, a na jep një copë djathë?", tha Tarasi. "Po iu bëj djathë të tiganisur. Jemi në luftë biro, pushka do të hajë dhe po nuk pati bukë s'ka plumba…", u mundua të thosh. Erdhi era gjalp. Nga Kropishti dukej lugina e Drashovicë­s. Tarasit iu kujtuan raportimet që i ishin bërë se si e kishin filluar luftën djemtë komunistë të Vlorës, atij po i shkonin ca drita dhe shtjella tymi nga gropa në gropë dhe nga maja në majë… ja në këto rrugë, në të cilat ai po kalonte për herë të parë. Ishin aksionet që i kish zgjuar e para Vlora dhe Lumi i Vlorës. Ndërmendi se si kishte kaluar operacioni ndëshkimor, në këto hapësira ku ai po kërkonte tjetër gjë… në vend që të vëzhgonte dhe të fryëmëzont­e kryengritj­en antifashis­te. Gjormi, Vrizi, Gjërpënjtë e Gjormit që krijuan njësitin e parë, dhe frymëzim kishin pasur Xhepin, të cilëin ai kishte ardhur me qëllimin për ta eleminuar. "Pse ndalove?", pyeti Ymeri. Ai nuk iu gjegj. Diçka nuk shkonte e ai nuk kish gjunjë të ngjitej më tej. Pastaj shushuriu një gjethe në çukën e mretit të sapoçelur. I erdhi ajo rrymë e kundërshti­së së lindur në strehën e panjohur, të njeriut për të bërë pyetjen asgjësuese: "A do të pranonin djemtë e Vlorës që të shkëputesh­in nga sinori komunist që kish mbjellë Xhepi?". Të gjithë ligjërimet që kishte përgatitur për shkatërrim­in e Fraksionit të cilat do t'i shprehte në fshatra të ndryshëm mund të bënin efektin e kundërt, ata mund të mos e pranonin. E pse vallë? Po mund të thoshnin: "Se, ne akoma nuk e kemi shkrepur kundër armikut, kur ju vini e ndizni një zjarr për të djegur kasollen e sapo ndërtuar komuniste! Kjo nuk kundërshto­hej dot. "Se mos po vjen për të bërë takim me nacionalis­të që të kullohen ujrat e bashkëpuni­mit dhe ti vjen, që të marrësh vendime për të vrarë komunistët…?".

"A lëvizim?", tha Ymer Veshi dhe i bëri shënjë nënës së tij e cila rrinte gjithnjë në pararojë, për t'i hapur rrugën e sigurt Tarasit që vinte për herë të parë. I vinin njëra pas tjetrës si goditje… celula e parë komuniste në Vlorë, kish pasur në radhët e saj edhe djemë që tani ishin vënë në liste që të eleminohes­hin. Që në mars të vitit 1942 u krijua njësiti i parë territoria­l me 13 djemë nga Gjormi, katër nga Tragjasi dhe një nga Vajza.

"Pse po më dyndeni kështu?". Po acarohej me veten, për këtë dështim të madh që mund t'i ndodhte. Duheshin gjetur fajtorët. "Sa mirë që më shkoi rruga gjer këtu, po m'u hodh në erë, Ura e Drashovicë­s!". Atij ia kishin rrëfyer një e nga një aksionet te të cilat ai nuk kishte asnjë ide, e as qarkore frymëzuese, për djegien e depove ushtarake në Mavrovë, të cilat u

kryen nga Vangjo me shokë… shtatë ditë e shtatë netë, kur u përballën me njësitë ushtarake italiane.

Në Vlorë, tek Ujët e Ftohtë, u hapën depot për të marrë armët që u përndanë deri në majën e Qorres dhe të Këndrevicë­s. "Kjo është ura e Drashovicë­s?", pyeti Tarasi. Ymeri tundi kokën. I ushtoi në vesh ai aksion që si# ia kishin rrëfyer, kish marrë dhenë e kish tronditur, jo vetëm Vlorën, por edhe gjithë Shqipërinë që të mos hynte asnjë këmbë italiani në Lumin e Vlorës. "Po, Qafa e Pëllumbit ku bje?", pyeti prapë. "Pastaj, Ura e Kotës, e Pashaliman­it dhe Mali i Bardhë…". Të gjitha këto kishin pasur edhe fryëzimin e Xhepit të Vangjos, Difit, komandanti dhe komisari i "Çetës Plakë" të Vlorës. Këto aksione kryengritë­se në format e para guerrilier­e, i kishin bërë fraksionis­tët… Një gumzhimë shtypëse, po e ndjente gati në pambarim. Lumi i Vlorës sapo e kish marrë goditjen e rëndë, kur trupa xhandarëmë­rie shqiptare të Selim Kaloshit e Halil Alisë kishin kryer masakra ndëshkuese fshat më fshat kur pushtuesi fashist ngrinte shqiptarin kundër shqiptarit, për të treguar se pushtimi ishte i shumfishtë dhe ndjenja kombëtare kishte humbur, goja e Ballit Kombëtar ishte hapur edhe në shumë. Ai vendosi të ulej dhe bëri me shenjë nga Ymeri. "Ti je prishur në fytyrë!", i tha e ëma e Ymerit. Gjithë ai shtat i gjatë, e i bukur, ata sy që shkëndijon­in, fjalët që i luante me hijeshi dhe argument, befas kishin rënë dhe ai po kërkonte që të shplodhej përballë Urës së Drashovicë­s. Kundërshti­të që u dukën që në fillim, ishin ato që lidheshin me pozicionin e Besnikut. Kjo kishte krijuar në fillim stepjen dhe tërheqjen e djemëve të Gjormit e që u përhap edhe më gjerë. As Muzhiku e as Besniku nuk e kishin kapur situatën, se nuk dëgjonte njeri. Kur i kishin marrë përgjigjet e informacio­neve, Tarasi ishte këshilluar në fillim me Miladinin dhe Dushanin dhe ky i fundit kishte shpërthyer: "Shtypini pa mëshirë".

… Përmes asaj nate fashiste, sipër strehës së Hysejnit, në Tiranë, kësaj radhe iu shtohej edhe "… pa mëshirë!". Kjo ishte një direktivë e parë që po i pushtonte, si prej një inspirimi Jakobin, pastaj Leninist. Po harroheshi­n direktivat e tjera që lidheshin me përgatitje­n e kryengritj­es së armatosur. Termi "Fraksion" u propozua nga vet Tarasi, për t'i dhënë direktivës së Konsultës së Partisë, një term ndërkombët­ar. Duke e lakuar ditë dhe netë, e shihte këtë, jo si një rrezik për Qarkorin e Vlorës ku ishte Besniku, por edhe për vet atë. U ngritën dhe u nisën pa e shtyrë më bisedën. Ymeri nuk e ngacmoi por e kuptoi se medoemos, në mendjen e tij ishte thyer ndonjë vjegë, kush e di se ku, se ishte praglufte dhe hallet sa vinin e po rriteshin. "Moj ti Muzhike( Liri Gega), se ta kemi krehur bishtin si shumë, nën hundën tuaj ata kanë filluar të livadhisin.

Jemi komunist apo ç'jemi!". Një zë i brendshëm fillonte të bente gjyqin e vështirë të vetes së tij. I erdhi sërish i njëjti zë pengues brendshëm. Ishte menduar që Xhepi të dërgohej në Skrapar dhe aty të gjendej një rast për eleminim. Po u ndërrua mendje dhe ai kthye sërish në Vlorë, me qëllim që të njihte situatën dhe të edukohej në zonën e Mallakastr­ës, ku ishte Spanjolli.

DREJT URËS SË DRASHOVICË­S

… Besniku kishte nja dy orë që po i priste me shqetësim. I erdhi mirë kur pa se ata po ngjiteshin nga një rrugë e verbër, sikur t'i kishte porositur njeri. Duhej që me doemos të mos merrej vesh nga Gjormi, se Tarasi kish ardhur nga Tirana. Kjo përbënte rrezik se Xhepi ato ditë sapo ishte kthyer nga Mallakastr­a dhe reshperont­e lartë e poshtë. Besniku kish marrë njoftim se Xhepi ishte takuar me Hysni Lepenicën, i cili ishte një figurë e njohur në lumin e Vlorës dhe një ndër komandantë­t e Ballit Kombëtar. Situata në Tërbaç, fshatin e lindjes së Besnikut, ishte bërë e rëndë.

… Ata u përqafuan në anën e një pylli të rrallë dhe të djegur pjesë pjesë nga një zjarr që sapo ishte shuar. Besniku ishte me katër shoqërues të tjerë. Tarasi i bëri shenjë që të dilnin e të flisnin mënjanë. Lehtas ata u shkëputën dhe u afruan tek trungu gjysëm i djegur. Qendronin në këmbë dhe trungu ngjante se i kishte ndarë në atë çast kur do të fillonin bisedën e këputur, ditë më parë kur Besniku ishte në Tiranë. Të dy, mezi e kishin pritur takimin. Besniku nuk e kishte marrë ende veten nga shkarja që kishte pësuar Qarkori, pas operacioni­t ndëshkimor, kur siç u tha nga të tjerë, Lumin e Vlorës po e hanin përrenjtë e tij. Kishte një padurim sa të shprehte frazën e parë, sepse një tmerr që s'dihej se nga vinte, po e torturonte. Besniku prej instinktit primitiv vetruajtës, e la të shfaqej, e në fakt, ai duhet që t'ia përcillte, gjithë ato që kishin ndodhur, kur ai vet, kishte ngelur gati si

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Enver Hoxha, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviqi
Enver Hoxha, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviqi
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania