Panorama (Albania)

Konfliktet e fshehta të Mehmet Shehut e Hysni Kapos në vitet e luftës

Të pathënat e goditjeve ndaj krerëve të "Çetës Plakë" në vitet e para të luftës

-

peshku në zall.

"Besnik, po mbahem më parë tek ti, se sa tek Partia! Duhet të më kuptosh, kam ardhur që të nxjerrim të vërtetën tonë komuniste në krye, atje ku ishte… ndryshe ne humbim!". Besniku që s'e kish zakon që të ndërpritse fjalën, u ngut duke lëshuar ankimin: "S'u përfshiva në Parti për veten time, por për Shqipërinë!". Tarasi hodhi sytë nga mali dhe u ndje më i sigurt. Shqisat e fshehura e kapën situatën dhe ai projektoi, atypëraty, një perspektiv­ë të ditëve që do të rrinte në zonën e Vlorës dhe të Mallakastr­ës." Ne duhet të bëjmë disa mbledhje populli për t'i sqaruar", tha. "Kjo nuk është e mundur, se ka shumë turbullirë!". Një kontur i hallakatur i bardhushin­ës së faqes malore erdh' e iu mjegullua edhe më shumë. Pati një lloj mpirje, por sharmi i bukurisë djaloshare ia mbuloi. "Nusja e Kuqe, e kam fjalën për Muzhikun, m'i solli lajmet", tha me një lloj djallëzie të fshehur. "Unë i besoj asaj, por nuk kam besim tek Vjosa. A e more vesh se Xhepi u la i lirë dhe asnjë masë nuk u muar ndaj tij. Ç'i themi kësaj, dhe ja tani, nën hundën tonë Xhepi, po mban konferenca në fshatra". Ata lëvizën pak më tej dhe anës ledhit me bar të djegur. "Besnik, po nuk shkatërrua­m fraksionin, ne të dy hidhemi në erë…", tha Tarasi. Horizonti që u hap ishte shkurajues, por Besniku e mblodhi veten. "Mos vallë edhe Vjosa po shket në gji të Fraksionit. Atij njeriu nuk mund t'i zë besë! Ti duhet të më ndihmosh që unë të qartësohem. "Besniku pyeti me të shpejtë veten e tij të ndryrë, se ç't'i përgjigjej, dhe e mbylli duke thënë: "Ne e kemi Sekretar Organizati­v! "Një pamje bestyte po shihej tek ngjitej në fytyrën e Tarasit. "Ai s'ka kryer detyrën që ia ngarkoi Partia. Pse?", ndërmendej. Besniku, nuk mori zemër nga e folura e Tarasit, por e tronditi shumë opinioni që ai shprehu, për Vjosën. "Ka këtu nga ata gjërpënjt e Gjormit?", pyeti duke ndjekur fillin e asaj gjuhës së brendshme të tij e cila zu të dilte. "Gjormjotët janë shkëputur! Tani janë të Xhepit…". Ç't'i thoshte të tjera Tarasit? Duhej vënë në dijeni se ç'kishte ndodhur në Mallakastë­r. "Shoku Taras… po të raportoj se në Çorrush ka ndodhur një gjë e rëndë…" dhe u bë gati që t'i shpjegojë: "Është vrarë Xhemil Çakërri ( Milo) dhe Hydajet Micolli ( Dysheku) dhe është plagosur Neki Ymeri ( Vangjo), komandanti i Çetës Plakë të Vlorës!". "Dhe ju nuk na njoftoni!? Prapë këto janë punët e bëra çorape të atij Spanjollit. Është lënë i lirë Ujku dhe janë vrarë lepuj!", mezi e tha këtë fjalë e cila nuk i takonte ta thoshte një drejtues komunist." Ata nuk janë lepuj, Milo është vëllaj i Difit ( Qazim Çakërri) dhe ky ka qënë Komisar i Çetës Plakë për të cilin edhe ju keni marrë vendim që të eleminohen, e po kështu Dysheku, një nga luftëtarët tanë në të mirë.", tha. Tarasin e mbërtheu një frikë e beftë, si të ishte një shpërthim biologjik, që ia ndryshoi pamjen e tij të hijshme. Lëngu i thellësive që s'dihej ku ishte, bashkohej me veprën e vdekjes, për lekujdimin e Fraksionit që po e shndërront­e.

… I DËRGUARI

Duke u ngjitur nga ana e Tragjasit, dallohej pjerrësia dhe gremina që të tremb dhe të lodh. Nga thellësia e tij po vinte një trysni e panjohur. Kush kishte qenë ajo forcë që ia kishte prishur të gjithë planet, sa vetja i ngjante, si e një njeriu që kishte si mision që të bënte një vrasje me pagesë. E tëra ishte krejtësish­t e ndryshme nga lufta e parë e gueriljve dhe atentateve mbi fashistët dhe bashkëpunë­torët, ku ai nuk kish marrë pjesë asnjëherë. Kjo që po ndërmerrte ai vet, në krye të luftës që po përgatitej, s'ishte në thelb të atij vrullit të tij të parë. Kjo po i përsëritej gjatë këtij udhëtimi dhe sikur ia paralajmër­onte për rrezikun e dështimit, se këtu, nuk ishte problem i asgjësimit të Xhepit, por e vrasjes së vetvetes… u mundua që të thellohej ai…" Si mund ta besh të njohur atë që është aty thellë e padukshme!". Po i afroheshin shpellës. Arritën te zona e shkëmbinjë­ve. Frynte një brizë e lehtë freskie që ai e kërkonte në ato çaste të rënda. Kundruall ishte dielli që kulmonte drejt perëndimit. Ata u ulën para fytyrës së shpellës së lashtë që kishte hapur gojën. Besniku tentoi sërish që ata të uleshin pak mënjanë, sepse sqarimet e situatës para se të shkohej në vend, bëheshin më mirë këtu në natyrë, kur freskia dhe kumti i malit e largonte njëfarsoj, misterin e gjurmëve të eleminimit që ata kishin ndërmarrë. Të dy u shkëputën nga grupi shoqërues.

"Besnik, unë prapë po e kthej fjalën tek Vjosa, ç'na bëri!? Tani po mendoj më shumë për të. Ai është labirinth, i pazbërthye­shëm. Ngjarjet janë ndarë. Këtu në Vlorë është protagonis­t Xhepi, që helmon lëvizjen, ndërsa në Mallakastë­r, Vjosa që vepron me kokën e tij". Besnikut nuk i erdhi mirë që Tarasi e zhvendoste vemëndjen, nga njëri tek tjetri. Po ecnin në errësirë nëpër ca gërxhe të thepisur. Sikur po ndiqnin ujq të tërbuar. Vetëm Besniku, i njihte këto shpate e mera bagëtish. Ishin në të hyrë të fshatit Mazhar. Besniku ia kish përsëritur disa herë dhe nuk i vinte mirë që t'i thoshte të njëtën gjë. "Sadik Premtja synon që të marrë në dorë Qarkorin e Vlorës se komandën e çetave e ka në dorë… Ai kërkon frenat!", ia tha Besniku. "E di! Për frenat kam ardhur! Nuk mund të fillojmë dot luftën pa menduar se kush do t'i mbajë frenat!". Në përqendrim të shpirtit që rronte aty brenda, në një Qarkor të sëmurë, siç e thoshte Komiteti Central, Besniku po bëhëj fërtele nga kritikat, së bashku me Muzhikun që nuk po dukej më. Hapat shtypnin pirgun e dëshirave të njeriut i cili vraponte, në vise të panjohura, drejt së panjohurës së tij, drejt atyre konfliktev­e që s'i kish menduar kurrë… e këto konflikte kishin të bënin me frenat e Partisë… mirpo Partia, nuk ishte si një çiflig… Maja e malit mbeti pas dhe ata dolën kundruall Tragjasit. "Kam menduar se këtu mund të jenë Pali dhe Difin.", u shpreh Besniku. "Kam dëgjuar sikur ky Difi, kërkon të më vrasë mua… them se nuk është mendja e tij, por e Xhepit…!" Besniku e pati një trembje të shpejtë por nuk iu gjegj. Edhe ai kish dëgjuar po nuk e kish informuar. "Duhet të kemi kujdes se mund të diktohemi nga njësiti italian. Mund të jetë edhe Xhepi paralel, se ai ka dëgjuar se ju ndodheni në Vlorë". U ulën fshehtas në një gropë të maskuar dhe pararoja doli përpara, në një shteg përmidis shtëpive të futura në luginë, poshtë malit. Gjatë gjithë rrugës që po bënte Tarasi, s'e kishte mendjen tek udha që zgjatej për të shkuar drejt objektivit. "Mos është fjala për diagnozën time…". Po hante veten teksa gjendej i fshehur në gropën e ngushtë. Ato që po shtjellesh­in në brendësi, për lëvizjen komuniste, shkarkohes­hin e përhapeshi­n pastaj në gjithë vendin. "Ata që shpresojmë se do të takojmë, janë që të dy shumë të afërt me Xhepin". Tarasi u ngrys në qetësinë e prishur të shkurreve që u lënduan. Shoqëruesi­t erdhën dhe thanë pothuajse me një gojë: "Ata të dy Pali dhe Difi nuk pranojnë. E duan plumbin në ballë. Thanë se i deleguari duhet të vijë te ne". U nisën dhe për gjysëm ore mbërritën tek një shpellë tjetër më e vogël me grykë të zezë, ku dukeshin dy qënie që sapo kishin dalë nga nata. Ishte mistika komuniste aq e përhapur, se ata ishin të fshehtë se… ishte trokitja e një gjëje shumë të re, që po ndodhte, ata ishin betuar, se ishin për luftë ndaj fashizmit dhe klasave shfrytëzue­se të cilat do t'i përmbysnin. Ndaluan rreth pesë metra larg, nga radha që ngjante sikur ishte krijuar me një regjisor në vendkomand­ë. Difi ishte nga krahu i djathtë dhe Palin e kish në të majtë. Pas nuk kishte njeri. Sipër kokave të tyre, ulej një dhëmb shkëmbor si stalakmit. Ata të dy ishin në reliev më të epërm. Nuk ndjehej asnjë fjalë. Gojët e mbyllura dhe sytë që nuk shihnin njëri- tjetrin ishin pa orjentim. Shoqëruesi­t e Besnikut qysh më parë e kishin rrethuar vendin. Asnjë traditë nuk po respektohe­j, asnjë dialog nuk po pranohej dhe asnjë etikë e sjelljes vëllazëror­e nuk po dukej. Ata të dy nuk ishin të mirëpritur. "Iu mungon edhe një i tretë! Ku është Mehmet Shehu!? Apo ai rri pas shpine", ky ishte zëri i vrazhdtë dhe vrastar i Difit ish- komisarit të Çetës Plakë, vëllai i të cilit Milua ishte vrarë te Mulliri i Kutës. Ai ishte i sigurtë se vëllanë e tij e kishte vrarë Vjosa! "Dif vëlla!", foli Besniku. "Ku e gjete këtë vëlla?", e pyeti Pali dhe vijoi: "Vëllai komunist vret vëllain komunist! Këtë po e sjell i deleguari juaj që është edhe i deleguari ynë!". Shpella qorre kishte vetëm një dhëmb që synonte dheun e gurtë.`" Unë jam që në krijim të celulës së parë, komisar Çetës Plakë. Dhe mua më vrisni vëllain. Tani keni ardhur këtu që të më vrisni mua! Me kë po luftoni ju?", u ngrit si një lëkundje sëposhtëmi shpellës. Simptoma e ndjesive të sëmundjes, ishte e fshehur aty thellë dhe Tarasi i dha kurajo vetes që të mos fliste shumë, të mos sqaronte, se gjithçka ishte e padeshifru­eshme. "Ne kemi ardhur si komunistë dhe si vëllezër! Ka një keqkuptim që ne do ta sqarojmë, Partia nuk vret! Ajo është krijuar që të sjellë jetë!", u mundua Besniku. Pali Tërova me një qeshje tërë sarkazëm iu përvesh: "Ju kujtoni se mua më terheq përhundësh Xhepi. Nuk më njihni! Dilni në popull dhe shikoni se ç'gjendje është! Vlora nuk iu treks Mbi kokat e kundërshta­rëve, bisqe të sapodalë të pushtetit të njeriut, kërkonin se në cilin rresht e kishin vendin. Pas shpinës së Difit dhe Palit hapej një univers i zbarzët, e i panjohur… i asaj shpellës që synonte zemrën e malit. Kush po i gjykonte ata? Kush po i vriste më parë, se të shporrnin fashizmin që i kishte ngritur në luftë? Ai shikoi plot dyshim djalin e gjatë me baluket e gështënjë të mbuluara me një berretë të fërkuar. ( Mos është vallë ky… ai i Dërguari i KC- së?") hamendoi Difi… që nga gryka e shpellës. Në mendjet e të dyve, të Tarasit dhe Besnikut ishin vendimet vdekjeprur­ëse të Partisë, ndaj fraksionis­tëve që kërcënonin. Përballja te shpella e Tragjasit, para se të shkonin në mbledhejn popullore, ishte një shpërfytyr­im. Kjo, mesa kuptohej, vinte nga që Difi, sipas kanunit të Labërisë, duhet të merrte hak, për vëllain e vrarë, se nuk ia kish sjellë vdekjen lufta me armikun, por lufta midis komunistëv­e. Pak më parë Besniku e kishte informuar Tarasin se ç'i kishte ndodhur Doktorit kur kish shkuar për të sqaruar popullin, se si donin që ta mbanin peng… duke kujtuar se edhe ai kishte qënë ndër ata që çuan në vrasje të Milos dhe të Dyshekut.

 ?? Mehmet Shehu Hysni Kapo ??
Mehmet Shehu Hysni Kapo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania