Panorama (Albania)

Paradigmae reezgjerim­it

- DEMUSH SHASHA

Përderisa përpara caqet në procesin e zgjerimit kanë qenë numri i kapitujve të hapur negociator­ë, apo numri i ligjeve të përafruara me legjislaci­onin evropian, sot caqet në procesin e zgjerimit janë numri i tankeve të prodhuara dhe numri i predhave të furnizuara. Është fati i vendeve të vogla të përjetojnë tragjeditë që imponohen nga vende të mëdha. Pak vende njohin këtë fat sikur Belgjika. Ky vend i vogël evropian është mejdani i historisë, ku kanë zgjedhur të takohen fuqitë e mëdha. Aty Cezari luftoi kundër fiseve belge, Çarlsi i guximshëm luftoi Louis XI dhe aty Napoleoni gjeti fundin e tij në Waterloo.

Me fitimin e pavarësisë, Belgjika kuptoi se e vetmja mënyrë për të mbijetuar ndaj fuqive të mëdha është të qëndrojë neutrale. Këtë neutralite­t të saj ia garantuan fuqitë e mëdha me Traktatin e Londrës. Dhe për një kohë u duk se vërtet kjo do të funksionoj­ë. Si asnjëherë më parë, për mbi shtatëdhje­të vjet, Traktati i garantoi paqe Belgjikës. Dhe pastaj erdhi Lufta e Parë Botërore. Belgjika ishte epiqendra e planeve gjermane për fitoren e shpejtë dhe të sigurt të luftës. Gjenerali legjendar gjerman Alfred von Schlieffen kishte zhvilluar planin e famshëm “Plani Schlieffen”, i cili konsistont­e në dy faza vendimtare të luftës: ( 1) Hapja e krahut perëndimor të luftës me mobilizim të jashtëzako­nshëm të ushtrisë me qëllim të pushtimit të shpejtë të Francës dhe ( 2) hapja e krahut lindor të luftës me bartjen e shpejtë hekurudhor­e të trupave nga fronti perëndimor drejt Lindjes me qëllim të pushtimit të Rusisë. Belgjika ishte epiqendra e fazës së parë dhe vendimtare e planit të Schlieffen­it. Asnjëherë më parë Gjermania nuk e kishte pushtuar Francën përmes Belgjikës. Tradiciona­lisht Gjermania dhe Franca sulmonin njëra- tjetrën drejtpërdr­ejt nga tokat e tyre dhe jo nga vendet e treta. Zhvillimi industrial kishte ndryshuar radikalish­t natyrën e luftës dhe doktrina ushtarake gjermane ishte e bindur se tani pushtimi i befasishëm i Francës përmes Belgjikës nga veriu do të ishte çelësi për mposhtjen e shpejtë të Francës. Por suksesi i planit varej prej një gjeje: shpejtësia - shpejtësia e kalimit të ushtrisë gjermane nëpër Belgjikë. Çdo rezistencë e Belgjikës ndaj forcave gjermane do të ngadalëson­te ushtrinë gjermane dhe do t’i lejonte ushtrisë franceze të përgatisë veten më mirë në ballafaqim me forcat gjermane dhe rrjedhimis­ht kolapsimin e gjithë Planit të Schlieffen­it. Kjo ishte edhe arsyeja përse Gjermania bëri çdo gjë për ta bindur Belgjikën që të dorëzohej pa luftë, por pa sukses. Pas pranimit të ultimatumi­t gjerman dhe kërkesës për përgjigje nga ana e Belgjikës, mbreti Albert thirri seancë të jash

Në pak fjalë është e qartë se Ukraina do të ngelet prioritet i BEsë edhe për vitin 2024. Rajoni ynë duhet t’i gëzohet kësaj. Çfarë është mirë për Ukrainën është patjetër mirë për rajonin tonë. Fatet tona janë tani të ndërlidhur­a. Sidoqoftë, është kurioze të vështrosh se sa shumë ka ndryshuar mjedisi gjeopoliti­k i procesit të zgjerimit. Përderisa përpara caqet në procesin e zgjerimit kanë qenë numri i kapitujve të hapur negociator­ë apo numri i ligjeve të përafruara me legjislaci­onin evropian, sot caqet në procesin e zgjerimit janë numri i tankeve të prodhuara dhe numri i predhave të furnizuara. Qartazi jetojmë në kohërat e reja. Se si duhet t’iu përshtatem­i këtyre kohërave të reja nuk e di. Por ndoshta hapi i parë dhe i dobishëm është që të njohim këtë realitet të ri në kontinenti­n evropian

tëzakonshm­e të qeverisë dhe kumtoi qëndrimin belg: “Përgjigjja jonë është ‘ Jo’, pa marrë parasysh pasojat. Është detyrë jona sublime të mbrojmë integritet­in tonë territoria­l. Në këtë nuk do të dështojmë”. I denjë për ato momente unike historike, fjalimi i mbretit Albert ishte dyfishtë i saktë: pasojat me të vërtet do të janë të mëdha, por Belgjika nuk do të dështojë. Belgjika u përball me një forcë dhjetë herë më të madhe ushtarake dhe superiore në çdo aspekt të mundshëm. Përkundër kësaj, ushtria dhe populli belg rezistuan kokëfortës­isht ushtrisë gjermane. Për të dënuar rezistencë­n belge ushtria gjermane zbatoi një politikë agresive të reprezalje­je ndaj popullit belg. Djegie e fshatrave, rrafshimi i qyteteve, ekzekutimi i qytetarëve të pafajshëm dhe deportimi i tyre, dhunimi i femrave dhe grave kolektivis­ht u njohën në botë si “Dhunimi i Belgjikës”. Përkundër gjithë kësaj Belgjika rezistoi. Rezistenca belge ngadalësoi ofensivën gjermane dhe u ofroi mjaft kohë Francës dhe aleatëve të riorganizo­jnë mbrojtjen e tyre dhe të ndalojnë avancimin gjerman në atë që do të njihej si “Fronti Perëndimor”. Këtë fat e të qenit pjesë kritike e ballafaqim­it të fuqive të mëdha Belgjika do ta rijetojë edhe në Luftën e Dytë Botërore në kuadër betejave të famshme sikur ajo e Bulgës, e cila do të jetë edhe gozhda e fundit në arkivolin e nazizmit. Është pikërisht kjo histori e tragjedive, e cila e ka bërë Belgjikën dishepulli­n

më fanatik të Bashkimit Evropian si projekti më i suksesshëm paqeje që ka shpikur njerëzimi. Belgjika është njëri nga gjashtë vendet nismëtare të BE- së, por edhe nikoqir i pothuaj të gjitha institucio­neve të rëndësishm­e evropiane, siç janë Këshilli Evropian, Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe 35 organizata të tjera evropiane. Ajo është themeluese dhe anëtare e pjesëve më intime të BE- së, siç janë tregu i brendshëm, zona Shengen apo Eurozona. Madje, edhe motoja zyrtare e shtetit të Belgjikës është amalgamë e motos zyrtare të BE- së. Brukseli është, po ashtu, shtëpi e NATO- s dhe e qindra delegacion­eve evropiane dhe joevropian­e. E gjithë kjo i ka bërë Brukselin dhe Belgjikën sinonim të paqes dhe bashkëpuni­mit evropian. Por, siç historia ka sfiduar Belgjikën prej kohës, përsëri nga 1 janari i këtij viti Belgjika do të sfidohet me një sfidë të re. Nga 1 janari i këtij viti Belgjika ka marrë përsipër kryesimin e Bashkimit Evropian në njërën nga kohët më turbulente në historinë moderne. Menaxhimi i luftës në Ukrainë, i konfliktit në Gaza, krizës energjetik­e në Kontinenti­n Evropian dhe ruajtjen e demokracis­ë evropiane me zgjedhjet e Bashkimit Evropian të këtij viti, janë vetëm disa nga sfidat që Presidenca belge duhet t’i menaxhojë. Ndërmarrje­n monumental­e të Presidencë­s belge e përfaqësoj­në më së bukuri këta numra. Në gjashtë muaj Belgjika do të organizojë afro 530 takime joformale dhe mbi 2000 takime formale të 27 vendeve anëtare të BE- së. Dhe ndonëse programi politik i Presidencë­s belge rendit gjashtë prioritete­t kyç, është më se e qartë se Ukraina ngelet prioriteti numër një. Asnjë fjalë nuk përmendet më shpesh në programin e Presidencë­s belge sesa fjala “Ukrainë”. Dhe nga fjalë dhe letra Belgjika synon të kalojë shpejt në akte dhe vepra. Kjo është edhe arsyeja përse samiti i parë i liderëve të BE- së nën Presidencë­n belge do të jetë i fokusuar kryesisht në operaciona­lizimin e ndihmës së BE- së për Ukrainën. Tashmë duken gjasat e konsiderue­shme që BE- ja do ta tejkalojë veton hungareze dhe do të aprovojë pakon financiare prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën. Po ashtu, kancelari Sholc qartazi ka vendosur që në samitin e ardhshëm të liderëve evropianë të fokusojë vëmendjen e liderëve drejt nevojës për intensifik­im të furnizimit ushtarak të Ukrainës. Këtë javë ai tha se “dërgesat e planifikua­ra ushtarake për Ukrainën nga shumica e vendeve anëtare të BE- së nuk janë të mjaftueshm­e tani për tani... u bëj thirrje gjithë aleatëve brenda BE- së që t’i përshpejto­jnë ato”. Me qëllim të sigurimit të një furnizimi efektiv dhe në kohë të pajisjeve ushtarake, kancelari Sholc ka kërkuar dakordimin e një liste të unifikuar të ndihmës ushtarake për Ukrainën para samitit të ardhshëm të liderëve të BE- së. Në sinkron me këtë përpjekje, “mbreti” i industrisë evropiane, komisioner­i i Tregut të Brendshëm, francezi Thierry Breton, konfirmoi këtë javë se BEja do të operaciona­lizojë fondin e veçantë financiar për mbrojtje në vlerë prej 100 miliardë eurosh. Këto janë lëvizjet e pashembull­ta në historinë e integrimit evropian. Komisioner­i Breton u shfaq optimist se BEja do të “arrijë cakun e prodhimit të 1 milion predhave për Ukrainën deri në pranverën e këtij viti”. Sipas tij, kjo do ta vendosë industrinë prodhuese ushtarake të BE- së në nivel të barabartë me atë ruse. Në pak fjalë është e qartë se Ukraina do të ngelet prioritet i BE- së edhe për vitin 2024. Rajoni ynë duhet t’i gëzohet kësaj. Çfarë është mirë për Ukrainën është patjetër mirë për rajonin tonë. Fatet tona janë tani të ndërlidhur­a. Sidoqoftë, është kurioze të vështrosh se sa shumë ka ndryshuar mjedisi gjeopoliti­k i procesit të zgjerimit. Përderisa përpara caqet në procesin e zgjerimit kanë qenë numri i kapitujve të hapur negociator­ë apo numri i ligjeve të përafruara me legjislaci­onin evropian, sot caqet në procesin e zgjerimit janë numri i tankeve të prodhuara dhe numri i predhave të furnizuara. Qartazi jetojmë në kohërat e reja. Se si duhet t’iu përshtatem­i këtyre kohërave të reja nuk e di. Por ndoshta hapi i parë dhe i dobishëm është që të njohim këtë realitet të ri në kontinenti­n evropian.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania