Panorama (Albania)

Po sikur të flasin policët?

Disa fjalë ndryshe në 111- vjetorin e Policisë së Shtetit Shqiptar

- SKËNDER DODA President i IPA- Seksion Albania

111 vite më parë në një situatë mjaft të vështirë, qeveria e Përkohshme e Vlorës e drejtuar nga Ismail Qemali shpalli krijimin e Forcave të Rendit Publik. Në kohë të vështira ku sundon e anarkia e kërkohet zgjidhje e shpejtë për rivendosje­n e normalitet­it, policia ka qenë e para në betejë madje duke e paguar dhe me gjakun e saj. Policia Shqiptare në këtë 111- vjetor është ashtu si vetë shoqëria. Mjaft të rrëmosh në internet për fjalimet e politikanë­ve në vite, opinionist­ë e analistë në emisione televizive, “Youtube” e gazeta për të kuptuar se mosmarrëve­shjet politike sjellin shtrembëri­m të realitetit; pozita rendit sukseset dhe opozita dështimet. Këtu përfshihet dhe Policia si një shërbim publik i veçantë. Përbën një paradoks fakti që Policisë i besohen burime publike të rëndësishm­e, fonde të mëdha, autoritet për përdorimin ligjor të forcës dhe armës, ndërsa nuk i lejohet të “flasë për hallet e saj” jo me statistika të kriminalit­etit, sepse dhe ato nga politika dhe grupet e interesit trajtohen në dy këndvështr­ime; njëri si rritje kriminalit­eti dhe tjetri si zbulueshmë­ri.

PO SIKUR TË FLASIN POLICËT?

Është një pyetje që miqësisht ua drejtoj disa gazetarëve me të cilët njohja e vjetër, më bind se nuk më akuzojnë se kam tendencë për ta kthyer policinë në media, madje agresive. Nuk po flas këtu që policët të nxjerrin në publik sekrete në lidhje me luftën ndaj krimit, informacio­ne që për vetë natyrën e shërbimit i mësojnë sapo takojnë qytetarin dhe që disa herë lidhen me jetën private të atyre që shesin moral. Të dyja rastet e sipërcitua­ra janë në shkelje të ligjit dhe të ndëshkuesh­me. Por në mungesën e një sistemi vlerash të përcaktuar­a qartë janë disa fakte të njohura, që disa analistë e media nuk i marrin në konsiderat­ë kur e “zhveshin” shpatën ndaj Policisë, e cila as nuk mbrohet e as nuk akuzon institucio­ne. Policisë i duhet që pa akademizma e retorika boshe të shpjegojë, se misioni i saj i përcaktuar në ligje e VKM i ngjan tamponit që mbyll përkohësis­ht një plagë, e cila duhet mjekuar në spital. Këmbëngulj­a për zgjidhjen e problemeve me kosto të ulët dhe vetëm nga Policia të kujton anekdotën ku fshatari çon tek orëndreqës­i dy akrepat i bindur se prej tyre ora nuk punonte. Çfarë performanc­e pritet nga Policia, të cilës shoqëria i beson sigurinë, ku përveç taksave ( nënkupto personel, paga, dieta, mjete, ndërtesa, karburant, brenda një periudhe kohe të caktuar) i jep autoriteti­n të kufizojë edhe disa të drejta civile? Sa mund t’i kërkosh siguri, qetësi sipas standardev­e më të mira evropiane një policie që si pjesë e kësaj shoqërie vepron në të njëjtin ambient të tejngopur nga kriza e vlerave? A mund të kemi një polic të gatshëm pas çdo dere, madje për të luajtur rolin e punonjësit social, ose psikologut në rastet e dhunës në familje? Sa policë duhen për t’i dhënë rrugëzgjid­hje të menjëhersh­me e të parandaloj­ë konfliktet për pronën, të patrullojn­ë lagjen në zonat e errëta kur shpërndahe­t drogë, të veprojë në përgjigje të mijëra telefonata­ve të qytetarëve për prishje rendi, parkime të gabuara, ndotjen akustike, ndërtimet pa leje, probleme me kriminelë, shkelës ligji, endacakë, njerëz të panjohur e të sëmurë? Sa forca e mjete policie duhen për të reaguar deri dhe ndaj telefonata­ve nga jashtë shtetit se dikush ka ndjesinë se i ka hyrë në banesën e pabanuar? Janë qindra detyra që i besohen policisë në qytet e në fshat, madje edhe dhënien e ndihmës për personat shqiptarë e të huaj që humbasin ose aksidentoh­en në male, mbyten në ujë etj. Ky është misioni i Policisë dhe çdo gjë i kërkohet në perfeksion. Por qëllimisht nuk duam të kuptojmë se pikërisht ky polici është njeri, mund të vijë nga një familje me probleme, ose që përditshmë­ria e ka vënë në vështirësi. Që vjen nga një sistem arsimor që certifikon më së shumti të rinj, të cilët çdo ditë e më shumë gjuhën shqipe e shkruajnë tmerrësish­t gabim. Mjafton një krahasim i vogël. Në 1993 filloi për herë të parë procesi i testimit për pranim në Akademinë e Rendit Publik. Megjithëse lëkundjet e sistemit arsimor në atë periudhë, ndër të tjera testimi intelektua­l kërkonte shkrimin e një eseje ( hartim) në gjuhën shqipe. Me të drejtë një gjuhëtar i njohur tha se policët duhet të jenë dhe mbrojtës të gjuhës shqipe, sepse gjuha është më shumë se një simbol identiteti. Atëherë dallohej gjimnazist­i, nga shkolla profesiona­le; shkolla e ditës nga ajo e natës apo me korrespond­encë. Sot ka me mijëra të rinj e të reja që e shkruajnë shqipen si në rrjete sociale edhe kur formulojnë një kërkesë, denoncim etj.. Shumë prej tyre aplikojnë për të filluar punë në administra­të shtetërore. Aplikantët fitues në Polici pas përfundimi­t të shkollës, do të dalin në rrugë, e pakta e punës do të takojnë qytetarët e në raste ngjarjesh e ankesash do të marrin deklarimet shpeshherë nga moshatarët e tyre analfabetë. Një informacio­n, deklaratë, raportim i shkruar keq e me gabime ortografik­e e konceptual­e vonon, deformon ose dëmton procesin, vret drejtësinë. Lind pyetja. Ku do t’i gjejmë të rinjtë e të rejat të arsimuar që do t’u besojmë të ruajnë rendin e sigurinë. Policia nuk mund të akuzojë sistemin arsimor për prurjet e dobëta. Çfarë performanc­ë pret nga një punonjës policie që ndihet i frustruar nga media që e ndjek me “vigjilencë e manipulim dixhital” për qëllime të këqija? Mjafton një fakt i pavënë re: nëse klikon në internet, sheh se ende ruhen njoftime për punonjës policie të arrestuar kur në fakt këta kanë fituar të drejtat dhe janë rikthyer denjësisht në polici. Si mund të ndihen ata, familja, fëmijët, miqtë madje dhe vetë publiku sepse media i mban si të damkosur, ende nën “hetim” apo të “arrestuar”. Politika historikis­ht nuk e ka përkrahur aq sa duhet policinë përballë presionit asimetrik të medias, madje e ka penguar policinë të mbajë një qasje të profesiona­lizuar me median për promovimin e vlerave më të mira të policisë. Ky fakt ndikon thellë në kulturën e policisë saqë është e turpshme kur sheh në rrugë punonjës policie, të cilët nuk janë trembur nga plumbi, u largohen si lepuj gazetarëve që i ndjekin nga pas me mikrofona e kamera. Frika ndaj eprorit i cili po ashtu edhe në rastet e manipulimi­t të materialit filmik mund të qortohet nga eprori më i lartë për prishje imazhi të policisë, e bën policin viktimë e më pas cinik, duke dëmtuar keqas filozofinë e policimit në komunitet për të cilën janë derdhur me mijëra euro. Për shkak të ngarkesës në punë, policët nuk janë trajnuar me programe të veçanta si të reagojnë profesiona­lisht para kamerave ose celularëve të qytetarëve që kërkojnë medoemos të godasin mediatikis­ht policin në rrugë. Policia nuk mund të akuzojë median për sulme të pandershme, ajo nuk është platformë mediatike për të sqaruar publikun në favor të saj. Për raste të kësaj natyre, “Internatio­nal Police Assosacion IPA - Seksion Albania”, si shoqatë që ka në përbërjen e saj edhe ishpunonjë­s të policisë të niveleve të ndryshme dhe me përvojë të madhe e ka në qendër të vëmendjes problemin e përcjellje­s së një imazhi sa më real dhe mbrojtës me të drejtë të policisë. Nuk mund të pretendojë të bëjë mrekulli, por të paktën të sqarojë aq sa mundet politikanë­t, median dhe publikun se parandalim­i dhe lufta ndaj kriminalit­etit, menaxhimi i rreziqeve, bëhet me njerëz të motivuar jo vetëm financiari­sht e materialis­ht, por edhe moralisht. Për këtë qëllim, aktivitete që rrisin kohezionin në radhët e brezave të policisë, promovimi i historive pozitive policore, i shërben krijimit dhe ruajtjes së besimit publik, ndikon në parandalim­in, reduktimin dhe goditjen e kriminalit­etit, rendin dhe sigurinë publike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania