Panorama (Albania)

101 ndeshje të humbura në Itali, kalvari i dëmtimeve të Dibalës

-

"Ka një Romë me Dibalën dhe një tjetër pa". Edhe dy ditë më parë, menjëherë pas disfatës ndaj Lacios, Murinjo i është rikthyer kësaj teme, duke nënvizuar se sa probleme ka Roma kur është pa talentin argjentina­s. Por sa herë ka ndodhur kjo? Shumë, te Roma por edhe në shtatë vitet e Juventusit. Sepse muskujt e Dibalës janë muskuj të kristaltë, që mezi i rezistojnë tre ndeshjeve radhazi. Sidomos tani, që "Joya" ka kaluar pragun e 30 viteve. Dhe në fakt, me kalimin e moshë, është rritur edhe numri i lëndimeve dhe ndeshjeve të humbura.

2012- 13: PALERMO zero lëndime ( zero ditë jashtë, 0 ndeshje të humbura)

Është viti në të cilin Dibala zbarkoi në Itali, vetëm në moshën 19- vjeçare. Sezoni është pozitiv, pa ndonjë pengesë të madhe. Gjithashtu, sepse Dibala nuk është ende titullar i përhershëm dhe gjatë sezonit shkon shpesh në stol ose luan vetëm disa pjesë të ndeshjes. Është sezoni i vetëm i pacenuar në karrierën e tij nga pikëpamja e lëndimeve.

2013- 14: PALERMO dy lëndime ( 68 ditë jashtë, 12 ndeshje të humbura)

Palermo bie në Serinë B, Dibala bëhet titullar. Ai fillon të luajë ndeshje pas ndeshje. Por muskujt janë të pamësuar dhe në mes të nëntorit vjen dëmtimi i tij i parë serioz: ai do të mungojë për gati 3 muaj mes dëmtimit fillestar dhe ripërsërit­je ( ai kthehet në fushë me Krotonen, por zgjat vetëm 5 minuta), duke humbur gjithsej 12 ndeshje.

2014- 15: PALERMO një dëmtim ( 5 ditë jashtë, një ndeshje e humbur)

Një tjetër sezon pothuajse i pastër, në të cilin Dibala ndaloi vetëm një herë, para nxehmjes në Fiorentina- Palermo më 11 janar 2015. Por ndeshjen tjetër, kundër Romës, ai ishte tashmë në fushë. Me pak fjalë, lodhja e muskujve eliminohet shpejt dhe "Joya" mund të kthehet menjëherë në fushë.

2015- 16: JUVENTUS një dëmtim ( 31 ditë jashtë, 3 ndeshje të humbura)

Është 22 tetor 2016 dhe gjatë ndeshjes kundër Milanit, në "San Siro", Dibala ngre flamurin e bardhë. Testet tregojnë një dëmtim të shkallës së parë ose të dytë në muskujt e pasmë të kofshës së djathtë. Dibala do të mungojë gjithsej 50 ditë, duke mos marrë pjesë në tetë ndeshje të Juventusit mes kampionati­t dhe Champions- it.

2017- 18: JUVENTUS një dëmtim ( 38 ditë jashtë, 6 ndeshje të humbura)

Këtë herë ndeshja e mallkuar është Kaljari- Juventus, ku Dibala kërkon një zëvendësim në fillim të pjesës së dytë për shkak të një problemi muskulor, sërish në kofshën e djathtë. Klubi i Juventusit flet për një dëmtim të lehtë deri të mesëm, por ai e mban Dibalën jashtë fushës për 38 ditë, duke bërë që ai të humbasë gjashtë ndeshje në total.

2018- 19: JUVENTUS dy lëndime ( 27 ditë jashtë, 5 ndeshje të humbura)

Në mars 2019 Dibala pësoi një goditje për ekipin kombëtar, më pas u ndal gjatë nxehmjes së JuventusEm­poli. Mungon dy ndeshje, rikthehet por më pas gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Ajaksit ka edhe një problem me kuadriceps­in që e mban ende jashtë fushës. Për fat të tij dhe Juventusit këtë herë dëmtimet ishin jetëshkurt­ër, te dyja.

2019- 20: JUVENTUS një dëmtim, plus "Covid" ( 56 ditë jashtë, 2 ndeshje të humbura)

Është sezoni i pandemisë, Dibala mbetet jashtë fushës edhe për shkak të "Covid"- it, por ndeshjet luhen ngadalë dhe në fund të sezonit ai do të mungojë vetëm dy, ato të fundit kundër Kaljarit dhe Romës, për shkak të një tërheqjeje pësuar gjatë ndeshjes së kundër Sampdorias.

2020- 21: JUVENTUS tri lëndime ( 130 ditë jashtë, 21 ndeshje të humbura)

Është sezoni i mallkuar, më i keqi i karrierës së tij. Ai nisi me problemin e kofshës me të cilin ai përfundoi sezonin e kaluar. Më pas një tendosje muskulore në dhjetor dhe dëmtimi i gjatë, me lëndimin ligamentit të gjurit të majtë të pësuar gjatë ndeshjes kundër Sasuolos.

2021- 22: JUVENTUS katër lëndime ( 93 ditë jashtë, 18 ndeshje të humbura)

Nis me një lodhje, më pas një problem muskulor në kofshën e majtë, sërish në ndeshjen e luajtur ndaj Sampdorias. Më pas filloi kalvari: në Venecia Dibala u lëndua sërish, këtë herë në kofshën e djathtë, ndërsa në shkurt ishte një zgjatim i muskulit gjysmë tendinoz të kofshës së majtë që e la jashtë. Në fund të sezonit, megjithatë, 18 ndeshje do të mungojnë, me Juven që vendosi të mos rinovojë kontratën e tij.

2022- 23: ROMA gjashtë lëndime ( 66 ditë jashtë, 17 ndeshje të humbura)

Kështu Dibala zbarkon në Romë, pas një vere të kaluar praktikish­t duke u stërvitur vetëm. Alarmi i parë vjen me Atalantën, kur ndalon si masë paraprake në nxehjme. Më pas ndodhi dëmtimi i "rectus femoris" të kofshës së majtë gjatë ekzekutimi­t të penalltisë ndaj Leçes, më vonë disa mbingarkes­a, një problem tjetër me aduktorët dhe dëmtimi i kaviljes së majtë për shkak të ndërhyrjes së Palominos në Bergamo.

2023- 24: ROMA katër lëndime ( 62 ditë jashtë, 8 ndeshje të humbura)

Kështu, sezonin aktual, ku dëmtimi ndaj Lacios është tashmë i katërti për talentin argjentina­s, "Joya" nuk luajti ndeshjen kundër Milanit dhe më pas kundër Kaljarit dhe më pas lëndimi gjatë ditëve të Krishtlind­jes. Tani në fund, nokauti me Lacion, duke shpresuar se nuk është serioze.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania