Panorama (Albania)

Erikson: Vuaj nga kanceri, mund të jetoj më pak se një vit

75- vjeçari tregon se vuan nga kanceri në pankreas

-

Çdo ekip, pasi ka fituar një Kupë Bote, gëzon një reputacion të mirë në futbollin ndërkombët­ar. Ka ndodhur me Francën pas ' 98ës ose me Spanjën pas titullit në Afrikën e Jugut. Përgatiti: Androkli Dralo Sven- Goran Erikson zbuloi ditën e djeshme se vuan nga kanceri i pankreasit dhe mund të ketë vetëm pak muaj të mbetur jetë, duke deklaruar: "Duhet të luftoj sa më gjatë që të jetë e mundur". Ish- trajneri i Anglisë, 75 vjeç, ka frikë se ka një vit jetë ose në "rastin më të keq pak e më pak" pas diagnozës vitin e kaluar. "Të gjithë e kuptojnë se unë kam një sëmundje që nuk është e mirë. Të gjithë mendojnë se është kancer dhe vërtet është. Por duhet të luftoj për aq kohë sa të mundem". Kur u pyet se cila është prognoza, ai tha për stacionin radiofonik "P1" të Suedisë se ai ka "ndoshta në rastin më të mirë një vit jetë, në rastin më të keq pak më pak, ose në rastin më të mirë ndoshta edhe më gjatë. Nuk mund të jesh absolutish­t i sigurt. Është më mirë të mos mendosh për këtë". Spekulime për shëndetin e tij kishte pasi ai pushoi së punuari si drejtor sportiv i Karlshtadi­t në vendlindje­n e tij, Suedi. Dje ai tregoi se u rrëzua pas një vrapimi vitin e kaluar dhe atëherë zbuloi se ishte i sëmurë rëndë, por tha se aktualisht është në formë dhe ndihet i shëndetshë­m. "Nuk është mirë. Të gjithë menduan se ishte kancer dhe është. Por duhet të luftoj për aq kohë sa të mundem. Por ju mund të mashtroni trurin tuaj. Shihni gjërat pozitive, mos u zhysni në dëshpërim, sepse kjo është fatkeqësia më e madhe sigurisht, por nxirrni diçka të mirë prej saj". Sven i tha "P1" se ai ishte rrëzuar papritmas ndërsa po bënte një vrapim 5 km. Pasi u vizitua nga mjekët e tij, rezultoi se Erikson kishte pësuar një goditje në tru dhe gjithashtu kishte kancer. Ai tha: "Ata nuk e dinë se sa kohë kam pasur kancer, ndoshta një muaj apo një vit". Në një karrierë të shkëlqyer menaxheria­le, Sven ishte trajneri i IFK Gotenburgu­t, Benfikës, Romës, Fiorentinë­s, Sampdorias, Lacios, Mançester Sitit dhe Lestërit. Ai shërbeu gjithashtu si trajner i Meksikës, Bregut të Fildishtë dhe Filipineve. Por kur ishte krye të Anglisë për pesë vjet ai u bë trajneri më i famshëm i futbollit në botë. Midis 2001 dhe 2006 ai udhëhoqi të ashtuquajt­urin ' brezi i artë' i yjeve duke përfshirë Dejvid Bekhamin, Stiven Xherrardin dhe Frenk Lampardin, por kurrë nuk fitoi trofeun e shumëpritu­r me "tre luanët". Diagnoza e tij tragjike erdhi pothuajse 22 vjet pasi ai dha dorëheqjen si trajner i Lacios më herët sesa pritej për të marrë rolin e tij të trajnerit të Anglisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania