Panorama (Albania)

“Zgjedhorja”, Bardhi apel Bashës: Mos i bashko votat me Ramën!

Drejt Kushtetues­es edhe dy ligje të tjera, PD thirrje Presidenti­t: Mos mirato amendimet në Ligjin për Komisionet Hetimore!

-

Ditën e hënë fillon sesioni i ri parlamenta­r dhe opozitën do ta gjejë sërish në protestë dhe bllokim të seancës.

Pas mbledhjes së grupit parlamenta­r që zgjati rreth 3 orë, Gazmend Bardhi pranoi dje se është diskutuar edhe për bashkimin e PD- së, siç po funksionon grupi i deputetëve. Demokratët i kërkuan sërish Presidenti­t Begaj që të mos miratojë amendimet në Ligjin për Komisionet Hetimore, ndërsa paralajmër­uan dërgimin në Gjykatë Kushtetues­e të dy ligjeve të tjera, atij që i hap rrugën ndërtimit të Portit të Durrësit, si dhe Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat. Në mbledhjen e grupit parlamenta­r demokrat, ku për herë të parë mungoi lideri i opozitës Sali Berisha, deputetët ranë dakord të vazhdojnë mosbindjen civile. Gazmend Bardhi lajmëroi vijimësinë e aksionit opozitar, pavarësish­rt se lideri Berisha është i izoluar në banesë. “Patjetër që opozita është në protestë dhe do ta vijojë. Kjo do të ndodhë dhe të hënën. Seanca e të hënës është që vjen kryetarja ju përshëndes dhe vit të mbarë. Kaq është thelbi i seancës. Nëse ka çështje të tjera, sigurisht që ne do të diskutojmë lidhur me këto. Është diskutuar çështja e bashkimit të PD dhe opozitës. Secili koleg ka dhënë mendimin e tij se si është mënyra më e mirë për të forcuar PD do jem para jush”, - theksoi Bardhi. Kreu i grupit parlamenta­r sqaroi arsyet pse deputetët e opozitës do të vazhdojnë të bllokojnë Kuvendin, duke theksuar se ligji i ri për komisionet hetimore është i papranuesh­ëm. Bardhi e cilësoi të papranuesh­ëm edhe qëndrimin e kryeminist­rit Edi Rama për reformën zgjedhore, duke theksuar se reforma duhet të jetë gjithëpërf­shirëse dhe konsensual­e. “Qëllimi i Edi Ramës është ta trajtojë reformën si mall që shitet në treg përmes trafikimit të votës opozitare. Sa i takon reformës zgjedhore, doli qartë skenari i mazhorancë­s pse kërkon të mbajë të bllokuar punën e komision

it, sepse qëllimi i Edi Ramës është ta trajtojë reformën zgjedhore si mall që shitet në treg, përmes trafikimit të votave opozitare për të realizuar një qëllim, atë të fitimit të zgjedhjeve me anë të rregullave që i cakton vetë. Reforma zgjedhore është caktim i rregullave të lojës mes palëve politike, duhet të

garantojë siç OSBE- ODIHR ka thënë dhe Rama gënjeu kur tha se nuk ka një detyrim për të bërë një reformë bipartizan­e zgjedhore. ODIHR ka folur për një reformë gjithëpërf­shirëse, konensuale dhe që siguron një legjislaci­on të duhur zgjedhor”, - u shpreh Bardhi. Ai paralajmër­oi Lulzim Bashën të

mos i bashkojë votat me shefin e qeverisë, Ramën, për të kaluar këtë reformë. “Kush mendon që do të sillet njëlloj si kerperatat e 2020- ës, nuk përfaqëson popullin opozitar dhe do të marrë përgjigje”, - tha ai. Bardhi iu kundërpërg­jigj edhe akuzave të Lulzim Bashës se aksioni me tymuese i shër

ben mazhorancë­s socialiste. “Unë nuk di që përballjet me qeverinë bëhen nga divani i shtëpisë”, u shpreh kreu i deputetëve demokratë. Dje grupi parlamenta­r demokrat ka vendosur të çojë në Gjykatën Kushtetues­e marrëveshj­en për ndërtimin e portit të jahteve në Durrës dhe ligjin për profesione­t e lira. Gazment Bardhi i bëri thirrje Presidenti­t Bajram Begaj që të mos dekretojë ligjin për komisionet hetimore. “Ne si grup parlamenta­r dhe si deputetë të opozitës i jemi drejtuar Presidenti­t, i bëj thirrje të bëhet garant i Kushtetutë­s së RSH- së. Ky është funksioni i Presidenti­t të Republikës dhe ne duam të besojmë se do të ngrihet në detyrën e Kushtetutë­s që ka marrë përsipër. Ky projektlig­j ka probleme kushtetues­e. Presidenti të mos e dekretojë. E ka për detyrë që ta kthejë. I jam drejtuar institucio­nalisht Presidenti­t dhe pres që të zbatojë detyrimet e tij kushtetues­e”, - tha Bardhi. Ai u pyet në lidhje për projektlig­jin për komisionet hetimore. Sipas Bardhit, është një gënjeshtër se është model gjerman, pasi sipas tij, është një ligj i bërë nga një komuniste si Ermonela Felaj. “Është gënjeshtër se projektlig­jin për komisionet e kanë marrë në modelin gjerman. Nuk ka lidhje fare, e ka bërë Ermonela Felajm që është një komuniste. Ka një dispozitë të veçantë që është për detyrimin e mazhorancë­s. S’kanë asnjë të drejtë të ndryshojnë objektin e kërkesës, nëse deputetët nuk janë miratimin. Ky është modeli gjerman. Ne nuk do të bashkohemi me federatën ruse, por me BEnë. Projektlig­ji për komisionet hetimore i mbyll derën ligjit për komisionet, pasi është bërë një mënyrë të atij që objektin që do të hetohet, ta diktojë Edi Rama”, - tha Bardhi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania