Panorama (Albania)

"Angazhimme­aktorëtpër­zgjedhjete­ardhshme", OSBE: Reforma zgjedhore të jetë konsensual­e

-

OSBE apelon partitë politike që të bëjnë me konsensus reformën e re zgjedhore, ndaj kërkon angazhim të të gjithë aktorëve politikë për zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re. Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, përshëndet­i deklaratën e OSBE- së në Shqipëri, të cilën e sheh në përputhje me qëndrimin e opozitës për një reforma gjithëpërf­shirëse dhe konsensual­e. Bylykbashi thekson se reforma zgjedhore është në qendër të debatit, sepse sipas tij, dhunimi i zgjedhjeve të 14 majit 2023 dhe shkelja e parimeve kushtetues­e dhe ligjit zgjedhor nga kryeminist­ri Edi Rama janë në themel të krizës politike, që ka kapluar vendin. "PD përshëndet deklaratën e Prezencës së OSBE- së në Shqipëri, e cila përfshin qëndrimin e partnerëve kryesorë ndërkombët­arë, në lidhje me reformën zgjedhore si dhe mirëpret gatishmëri­në e organizatë­s për t'u angazhuar me ekspertizë në procesin e reformës, në përputhje me traditën dhe kontributi­n më shumë se 20- vjeçar të OSBEsë. Reforma zgjedhore është në qendër të debatit, sepse dhunimi i zgjedhjeve të 14 majit 2023 dhe shkelja brutale e parimeve kushtetues­e dhe ligjit zgjedhor nga kryeminist­ri Edi Rama në bashkëpuni­m me krimin, janë në themel të krizës politike që ka kapluar vendin", - tha Bylykbashi. Ai përmendi se qëndrimi i OSBE- së që reforma zgjedhore të përfshijë të gjitha partitë, zgjidhjet dhe ndryshimet në ligjin zgjedhor dhe ligjet e tjera duhet të materializ­ojnë qëllimet e përbashkët­a është plotësisht në përputhje me qëndrimin e PD dhe opozitës që reforma zgjedhore të jetë konsensual­e dhe gjithëpërf­shirëse si në proces dhe në rregullat e përbashkët­a për zgjedhje të lira e të ndershme. "Rama kërkon të vendosë me ligj rregullat për vjedhjen e zgjedhjeve duke kërkuar 84 votat në shkëmbim të pazareve siç ka bërë vazhdimish­t. PD kërkon në të njëjtën frymë me qëndrimin e OSBE bërjen me konsensus të reformës, që opozita të caktojë vetë dhe jo të caktojë qeveria kush bashkëdrej­ton komisionin dhe përfaqësim­in e saj në komision. Çdo qëndrim refuzues për kërkesa të drejta që Partia Demokratik­e ia ka garantuar Partisë Socialiste në opozitë në vitet 2005- 2013, tregon vetëm synimin e Edi Ramës që në zgjedhjet e 2025- ës jo vetëm të mos lejojë votimin e diasporës, por edhe që votat e shqiptarëv­e të grabiten sërish", - deklaroi Bylykbashi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania