Panorama (Albania)

“Shqipëria ka rënë në diktaturë”, Berisha: Nuk frikësohem­i

“Edi Rama është njeriu më i urryer nga shqiptarët pas Enverit”

-

Edhe dje protestues­it u mblodhën poshtë banesës së Sali Berishës. Ai e quajti këtë protestë si simbol shprese, guximi, inkurajim për çdo shqiptar. “Misionarë të vërtetë të një beteje të re pa kthim, jetike dhe vendimtare për çlirimin e këtij vendi nga diktatura e aleancës me krimin, drogën dhe korrupsion­in”, - deklaroi Berisha. Sipas tij, Shqipëria ra në një tjetër diktaturë 32 vite pasi u largua nga një diktaturë që bëri të vuajnë shqiptarët. “Edi Rama - tha ai - përdori armën që kanë përdorur të gjithë diktatorët në të gjitha kohërat, frikësimin e qytetarëve”. Ai e quajti Ramën si njeriu më i urryer nga shqiptarët pas Enver Hoxhës, për të vetmet arsye se ashtu si diktatori, ai ka mbjellë frikë në katërta anët e vendit. “Frika që Rama mbolli në katërta anët e vendit solli sot Shqipërinë nën terrorin e diktaturës së tij, por frika është ndjenja, e cila shkatërron qeniet njerëzore. Po të kthehemi mbrapa në diktaturë, një histeri të tmerrshme përjetoi Tirana kur vdiq diktatori dhe po të pyesja shqiptarët, ata përgjigjes­hin që populli e do Enver Hoxhën dhe vdisnin për të. Edhe sot po t’i pyesësh, thonë se e votojmë Ramën, sepse i tmerron dhe i frikëson. Njerëzit e lirën nuk duan diktatorë. Sot më shumë se kurrë duhet të jeni në këmbë. Edi Rama në shpirt dhe në zemër është sot pas Enver Hoxhës, figura më e urryer e shqiptarëv­e. Si të mos jetë më i urryer ai që grabit me firmën e tij miliona euro me djegësit, gjobit shqiptarët me miliarda euro me portin e Durrësit. Si mund të duhet një njeri që harxhon dhjetëra miliona, duke lëvizur me avion. Një njeri që grabit fondet publike dhe pasuritë e shqiptarëv­e. Shqiptarët kurrë nuk e votojnë Edi Ramën, por Rama i ka zhytur në frikë ata. Frika i bën ata të injorojnë këtë realitet të tmerrshëm. Si mund të votojnë shqiptarët një njeri, të cilin Europa e quan “pashiqi i Tiranës”. Si mund të votojnë shqiptarët një armik të egër të qenies së tyre që për 10 vite përgjysmoi popullsinë shqiptare”, - deklaroi Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania