Panorama (Albania)

“Të bëjmë rezolutë për Berishën”, debatet në grupin e opozitës

Sula: Të ngujohemi në Kuvend! Gjekmarkaj: Ta harrojë kushdo se mund të bëjë shantazhe. Nuk do sulmoj kurrë ambasadorë­t e SHBA dhe SPAK!

-

E hëna e 15 janarit do të jetë ditë protestë, por gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamenta­r të PD- së pati debate lidhur me vijimësinë e aksionit opozitar dhe qëndrimin ndaj izolimit të Sali Berishës.

Gazetari i “News 24”, Osman Stafa, raportoi se Gazment Bardhi ka informuar deputetët mbi përpjekjet për bashkimin në një front të gjithë opozitës. Ai është shprehur se me aleatët po punohet për një konfederat­ë bashkimi për të gjithë faktorët opozitarë. “Të gjithë aleatët që janë në opozitë me Edi Ramën. Bashkë me Flamurin kam takuar Dukën, Mediun dhe Vasilin, ndërkohë që dje jam takuar edhe me Shpëtim Idrizin, që në parim nuk është kundër frontit opozitar, por kërkon më shumë detaje sigurisht sesi do të funksionoj­ë kjo gjë”, - mësohet të jetë shprehur Bardhi. Por gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura mësohet se deputeti Tomor Alizoti kërkon që të mbrohen figurat e opozitës, ndër ta edhe ish- kryeminist­ri Sali Berisha. “Ne duhet të bëjmë partinë, duhet të bëjmë mbledhjet në seli, na duhet bashkimi real politik. Pastaj na duhet që secili deputet të shkojë në zonën e vet dhe të takojë qytetarët për problemet e tyre. Ne duhet të kemi një qëndrim si grup parlamenta­r për Berishën. Unë nuk kam qenë me Sali Berishën, as kam qenë ministër i tij, por duhet të mbrojmë figurat politike të opozitës”, - është shprehur Alizoti. E sa i takon mbrojtjes së Berishës, deputeti Luan Baçi ka propozuar një rezolutë, ku të qartësohet mbrojtja ndaj kryetarit Berisha dhe sulmi politik që po i bën SPAK. “Të bëjmë një rezolutë, ku të qartësohet mbrojtja ndaj kryetarit Sali Berisha dhe sulmi politik që po bën SPAK. Dhe ju duhet ta njihni që ai është kryetari ynë. Siç ne kemi njohur Gaz Bardhin si kryetar grupi, duhet njohur Sali Berishën si kryetar partie dhe sigurisht edhe sulmi politik që po i behet”, - theksoi Baçi. Kjo ide e tij nuk u përshëndet nga Gazmend Bardhi dhe Bledjon Nallbati, pasi sipas tyre një gjë e tillë nuk do ta ndihmonte Berishën. “Nuk mendoj që ka nevojë për rezoluta. Duhet të merrni me çështjet që i takojnë grupit parlamenta­r dhe betejës sonë me Edi Ramën. Z.

Berisha e ka bërë të qartë që nuk përfshinë grupin parlamenta­r në këtë çështje”, - tha Bardhi. Kurse Nallabati u shpreh: “Edhe unë nuk mendoj që e ndihmojmë Sali Berishën me rezoluta. Sali Berishën, PD dhe opozitën e ndihmojmë vetëm duke forcuar partinë dhe duke mundur Edi Ramën. Të tjerat janë servilizma pa vlerë, që nuk ndihmojnë askënd. Ne duhet të mendojmë sesi forcohet PD dhe opozita”. Por Dashnor Sula kërkon ashpërsim të aksionit opozitar, deri në ngujim në ambientet e Kuvendit. “Së bashku me Bledjonin, Dhuratën dhe Korreshin e kemi diskutuar ashpërsimi­n e aksionit tonë opozitar. Në duhet të kalojmë në një nivel tjetër tani. Ne jemi që të futemi në ngujim në Kuvendin e Shqipërisë si masë paraprake dhe nëse s’ka reagim, të shkojmë në grevë urie dhe t’i qëndrojmë deri në fund, qoftë edhe të japim jetën aty. Unë jam i gatshëm. Sa i takon një çështjeje tjetër. Nëse juve doni të mbështesni Sali Berishën, e mbështesni 10 minuta, gjysmë ore në darkë, por gjithë ditën duhet të bëni opozitë. Nuk bëhet opozitë vetëm poshtë dritares së Sali Bërishës. Nëse do bëni këtë opozitë, Rama në 2025- ën merr një numër treshifror deputetësh. Duhet të bëhemi alternativ­ë, jo parti qokash personale”, - është shprehur Sula. Agron Gjekmarkaj foli me tone të ashpra, duke thënë se nuk duhet të merremi vetëm me arrestimin e Sali Berishës, por të diskutojmë edhe për tema të tjera, pasi po hyjmë në një vit elektoral. “Po për mua një gjë ta dijë kushdo ne çdo baze bashkimi apo bashkëpuni­mi, kam tri vija të kuqe, integritet­in personal, nuk kam ndërmend të sulmoj kurrë ambasadorë­t e SHBA në Tiranë dhe SPAKun. Do ta gjykoj rast pas rasti si institucio­n dhe jo organizatë kriminale. Bashkimi është proces i cili ndërtohet mbi disa parime dhe koherenca. Nuk është çështje se ku behën mbledhjet e grupit. Ne jemi në një krizë që kërkon ndryshim strategjie. Ne themi këto që bën qeveria janë të papranuesh­me, por janë, po ndodhin. Duhet të matim distancën mes konceptit të parë dhe të dytit. Të shohim ku na nxjerr. Çfarë gjuhe duhet të përdorim. Se kemi deficite me gjuhën. Po hyjmë në vit elektoral, kemi vetëm një temë, apo kemi edhe tema të tjera, argumente, platforma ekip, apo do përqendroh­emi vetëm tek arrestimi i Sali Berishës. Po Sali Berisha de fakto është shef i opozitës dhe në çdo rast kjo ngjarje është politike, por në fokusin tonë a do kemi vetëm këtë teme apo do tentojmë t’i flasim shoqërisë?”, - tha ai. Ndërsa deputetja Ina Zhupa mbështeti idenë e një federate, ku të jepen propozimet për reformën zgjedhore. Sipas saj, propozimet e Lulzim Bashës i shërbejnë Edi Ramës. Kurse Saimir Koreshi është shprehur se të gjithë deputetët rrinë në Tiranë dhe tani kujtohen për bazën. Ai u është drejtuar kolegëve të tij duke i thënë se po flasin se po bëjnë negociata, por bë fakt asgjë s’janë duke bërë, duke kërkuar më pas që të dilet në propozime konkrete, e më pas ata që duan të firmosin, nëse jo të shkojnë t’i bashkohen Lulit. Por dje nuk munguan as përplasjet dhe një prej tyre ishte mes Bardhit dhe Nokës. Ky i fundit tha se duhet të ketë një ashpërsim të aksionit opozitar në Kuvendit. Kjo ide e Nokës dhe e disa deputetëve të tjerë nuk është pranuar nga kreut i grupit, Gazmend Bardhi, i cili është shprehur se ashpërsimi i aksionit opozitar duhet të ndodhë, pasi të jenë ezauruar të gjitha fazat dhe mjetet e tjera.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania