Panorama (Albania)

Ligji i amnistisë të hënën në Kuvend, Manja thirrje opozitës: T'i bashkojmë votat!

"Përfitojnë rreth 700 të dënuar!", ministri i Drejtësisë: T'u japim mundësinë që të shkojnë pranë familjarëv­e të tyre

-

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, njoftoi dje se ligji për amnistinë do kalojë ditën e hënë në Kuvend për t'u miratuar.

Manja ishte dje në Korçë, ku mori pjesë në inaugurimi­n e zyrës për shërbimin juridik falas, teksa në të gjithë Shqipërinë janë 20 zyra të tilla. Ai i bëri thirrje opozitës që të bashkojë votat për miratimin e ligjit. Në një prononconi­m për mediat, Manja u shpreh se Ministria e Drejtësisë bëri një draft për këtë ligj, që konsideroh­et si amnisti e gjerë dhe ligj human, ku përfitojnë rreth 700 të dënuar. Kjo amnisti ka kaluar edhe në qeveri dhe pritet që të hënën të kalojë në Kuvend, por duhen 84 vota, përfshirë deputetet e opozitës, të cilët Manja i ftoi të bashkojnë votat për të kaluar këtë ligj. "Këtu nga Korça u përgjigjem gjithë familjarëv­e të të dënuarve që presin nga ligji i drejtësisë. Kemi bërë një draft të amnistisë, e kaluam në qeveri dhe e depozituam në parlament. Amnistia ndjek qëllime humane dhe qëllimi i saj është rehabiliti­mi dhe riintegrim­i i të dënuarve në shoqëri dhe familje. Tani, ne detyrën tonë e bëmë dhe e dorëzuam draftin në parlament, por nuk ka marrë votën e deputetëve aty. Kërkon 84 vota. Kërkon edhe votën e opozitës. Nga Korça u bëj thirrje deputetëve të opozitës, të cilët kanë qenë një shtesë e konsiderue­shme për mua, që me fillimin e sesionit parlamenta­r në janar ta votojmë e t'u japim mundësinë rreth 700 të dënuarve t'i çojmë me familjarët e tyre, në shtëpi. Deputetët përfaqësoj­në popullin, le të vijnë për një moment të votojnë e më pas të vazhdojmë me axhendën politike. Besoj se do bashkohen dhe do votojnë", - deklaroi ministri Manja. Institucio­net e drejtësisë kanë rritur sigurinë pas ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit, ku humbi jetën i burgosuri Arben Lleshaj, pasi u qëllua për vdekje me armë nga i burgosuri tjetër Sokol Mjacaj. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se masat janë shtuar si për të burgosurit, por edhe për trupën policore të vendosur në këto institucio­ne, që janë të sigurisë së lartë. Ai apeloi se drejtësia duhet ta hetojë deri në fund vrasjen e Arben Lleshit në burgun e Peqinit. "Kemi nxjerrë përgjegjës­itë tona për sa i përket sistemit. Kemi parë të gjithë mekanizmin e funksionim­it në burgje, me fokus të veçantë ato të sigurisë së lartë. Janë marrë masa të brendshme me karakter të brendshëm, lidhur me ata që janë më burgim të përjetshëm. Në një moment të posaçëm, do të kemi një vendimmarr­je për ta ulur në normalitet, ngjarja e Peqinit është e rëndë", - tha Manja. Ministri shtoi se drejtësia duhet të zbardhë ngjarjen e rëndë e njëkohësis­ht ka kërkuar një vëmendje më të veçantë për 12 policët e arrestuar. "Drejtësia duhet të hetojë ashtu siç duhet të bëjë drejtësi, edhe për 12 policët e burgut të Peqinit, që aktualisht janë në burg për fajin e vetëm se atë ditë ishin të planifikua­r në shërbim. Drejtësia duhet të bëjë drejtësi edhe për këta police, sepse përgjegjës­ia penale nuk është kolektive, por individual­e", - theksoi ministri i Drejtësisë. I pyetur nga gazetarët për kaosin në gjykatat e Shqipërisë pas hartës së re gjyqësore, Manja u shpreh se harta e re gjyqësore kishte për qëllim të rriste eficiencën e shërbimeve gjyqësore, madje kjo hartë u konfirmua edhe nga Gjykata Kushtetues­e. Ministri i Drejtësisë tha se nga data 1 shkurt e vitit të shkuar, në Gjykatën e Apelit në Tiranë, pas hartës gjyqësore, koha e dhënies së drejtësisë është shkurtuar me një vit. "Harta e re gjyqësore kishte qëllim të rriste eficiencën e sistemit të drejtësisë. Nuk dua të ndalem te konfirmimi i hartës gjyqësore edhe nga

Gjykata Kushtetues­e, sepse është çështje e tejkaluar, por kujdesi ynë është që qytetarëve t'u garantohet akses te drejtësia. Edhe kjo zyrë që hapim sot shkon në të njëjtin drejtim. Tashmë çështja e dosjeve në gjykata apo ngarkesa e tyre është një

problem që është një nga sfidat e reformës në drejtësi që kemi sot. Kishte dosje të prapambetu­ra edhe para reformës në drejtësi, por u krijua një mbivendosj­e dosjesh në të gjithë shkallët e sistemit të drejtësisë për shkak edhe të procesit të

vetingut dhe largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e nga ky proces", - tha Manja. Sa u përket ndryshimev­e më të fundit në qeveri, Ulsi Manja nuk dha asnjë koment, duke thënë se nuk është personi që përgjigjet për këtë situatë, pasi sipas

tij, është kapiteni i skuadrës ai që vendos. Kujtojmë se Kryeminist­ri Rama bashkoi Ekonominë me Kulturën dhe Inovacioni­n në një ministri, si edhe krijoi një ministri të re, atë të Administra­tës Publike dhe Antikorrup­sionit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania