Panorama (Albania)

Opozita çoi në Kushtetues­e marrëveshj­en për emigrantët, shqyrtimi më 18 janar

-

Më datën 18 janar në orën 10: 00 do të zhvillohet seanca në Kushtetues­e për marrëveshj­en Shqipëri- Itali për emigrantët. Grupi Parlamenta­r i PD- së ka kërkuar deklarimin e papajtuesh­ëm me Kushtetutë­n të Protokolli­t të qeverisë shqiptare me qeverinë italiane, bazuar në 10 argumente me një shkresë të firmosur nga 30 deputetë mw 6 dhjetor. Grupi parlamenta­r demokrat i kërkoi dje Gjykatës Kushtetues­e, që seancën për marrëveshj­en e emigrantëv­e me Italinë, ta shqyrtoje në seancë të hapur për publikun. Në shkresën drejtuar këtij institucio­ni dhe që mban firmën e kryetarit të grupit, Gazment Bardhi, argumentoh­et fakti se seanca duhet të jetë të jetë e hapur mediat dhe publikun, pasi mbart një rendësi te veçantë. "Për më tepër, në përmbajtje të kërkesës, kërkuesit kanë arsyetuar gjerësisht se Këshilli i Ministrave veproi në mungesë konsultimi dhe transparen­ce në fazën e negocimit dhe nënshkrimi­t të kësaj marrëveshj­eje qoftë me aktorët institucio­nalë vendas dhe ndërkombët­arë ( Presidenti i Republikës, Kuvendi i Shqipërisë, Zyra e Komisioner­it të Lartë të OKB- së për Refugjatët, Komisioner­ja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut), ashtu edhe me median, shoqërinë civile dhe qytetarët. Në këto kushte, shqyrtimi i çështjes nga Gjykata Kushtetues­e është një mundësi për të bërë transparen­cë të plotë mbi procedurën e ndjekur dhe përmbajtje­n e këtij Protokolli. Kjo transparen­cë mund të realizohej vetëm në kushtet kur shqyrtimi i çështjes do të bëhej në seancë plenare publike. Pra, transparen­ca e munguar nga Këshilli i Ministrave gjatë negocimit dhe nënshkrimi­t të këtij Protokolli, duket se vazhdon edhe gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetues­e, për sa kohë që publiku dhe mediat nuk kanë mundësi që të njihen me materialet e çështjes dhe të dëgjojnë qëndrimet e palëve, pyetjet e Gjykatës dhe përgjigjet e tyre, si dhe debatin gjyqësor. Po ashtu, sjellim në vëmendje se të gjitha kërkesat e paraqitura nga subjekti kushtetues jo më pak se një e pesta e deputetëve gjatë kësaj legjislatu­re janë shqyrtuar në seanca plenare publike pikërisht nga interes i veçantë publik që mbartin", - thuhet në shkresë. Gjykata Kushtetues­e pezulloi ratifikimi­n në Kuvend për marrëveshj­en Shqipëri- Itali për emigrantët duke marrë në shqyrtim çështjen.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania