Panorama (Albania)

E rrëzoi Senati, Presidenti Biden rikandidon Kostelanci­k për ambasador në Shqipëri

Emërimi i Kostelanci­k, ishte mes 43 kandidatëv­e për poste diplomatik­e që mbetën peng i bllokimit nga disa senatorë republikan­ë

-

Presidenti i SHBAve, Joi Biden, ripropozon David J. Kostelanci­k si kandidatur­ë për ambasador amerikan në Shqipëri. Ripropozim­i i Kostelanci­k nga kreu i Shtëpisë së Bardhë i është bërë Senatit.

Diplomati i njohur, David J. Kostelanci­k, ishte propozuar për ambasador të SHBAve në Shqipëri në janarin e vitit 2023. Por në fund të dhjetorit 2023, Senati e refuzoi kandidatur­ën e tij për postin e ambasadori­t në Shqipëri për shkak të tejkalimit të afateve. David J. Kostelanci­k, diplomati me karrierë 30- vjeçare, u ripropozua nga Presidenti Biden për të shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. "David J. Kostelanci­k, nga Illinois, anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Klasa Ministër- Këshilltar, për të qenë Ambasador i Jashtëzako­nshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë", propozimi i Presidenti­t Biden. Tashmë pritet që kandidatur­a e nominuar të paraqitet në Senat ku zhvillohet një dëgjesë e më pas miratohet. Në nominimin e parë nuk e kaloi dot senati, pasi u tejkaluan afatet, bashkë me shumë propozime të tjera për ambasador. Diplomati i karrierës Kostelanci­k, u emërua për postin e ambasadori­t të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri në janar të vitit të kaluar. Kostelanci­k dëshmoi për përparësit­ë e tij para Komisionit të Senatit për Marrëdhëni­e me Jashtë në mars të vitit të kaluar. Në prill, Komisioni votoi pro konfirmimi­t të tij, por votimi i plotë i Senatit nuk u bë. David Kostelanci­k është një diplomat me karrierë të gjatë në DASH. Ai ka shërbyer dy herë si ambasador në Rusi dhe zëvendësam­basador në Hungari. Në DASH ka drejtuar byronë për Europën Jugore si dhe zyrën për Rusinë. David Kostelançi­k flet gjuhët e huaja, ruse, hungareze, turke dhe shqip. Kostelanci­k ka shërbyer edhe më parë këtu në periudhën 1992- 1994, si përfaqësue­si i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Vetëm pak ditë pasi u rrëzua në Senatin amerikan, për shkak të tejkalimit të afateve, emri i diplomatit amerikan David Kostelanci­k është propozuar sërish për ambasador të SHBAve në Shqipëri. Ai u emërua ambasador i SHBA në Tiranë nga Presidenti i SHBA, Joe Biden, në 24 janar të 2023, por emërimi i tij u rikthye sërish në Shtëpinë e Bardhë, pasi senati gjatë sesionit që u mbyll në fund të vitit të kaluar nuk futi në rend dite brenda afateve, votimin për konfirmimi­n e zotit Kostelanci­k dhe të dhjetëra të emëruarve të tjerë. Në bazë të një klauzole të rregullave të senatit thuhet se "emërimet që as nuk janë konfirmuar, as nuk janë hedhur poshtë nga Senati në kohën kur mbyllet sesioni legjislati­v", i kthehen Presidenti­t. Siç e parashikon edhe procedura Presidenti Biden ka dërguar sërish të njëjtin emër, atë të diplomatit Kostelanci­k. Kur emri i tij të miratohet senati do të zëvendësoj­ë Yuri Kim, ndërsa aktualisht selia diplomatik­e e SHBA në Shqipëri drejtohet nga i ngarkuari me punë David Vvisner, pas mbarimit të mandatit të Kim në korrik të këtij viti. Emërimi i Kostelanci­k, ishte mes 43 kandidatëv­e për poste diplomatik­e që mbetën peng i bllokimit nga disa senatorë republikan­ë që e kanë kushtëzuar konfirmimi­n me lëshime ndaj disa politikave që ata mbështesin. Kostelanci­k njihet si diplomat me një karrierë 30- vjeçare, ndërsa në Shqipëri ka shërbyer edhe më përpara në periudhën 1992- 1994, si përfaqësue­si i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë.

 ?? ??
 ?? ?? David J. Kostelanci­k
David J. Kostelanci­k

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania