Panorama (Albania)

Skandali seksual në zyrën e Bashkisë Kukës, SPAK kërkon 4.6 vite burg për Safet Gjicin

-

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën dhe ka kërkuar 4.6 vite burg për ishkryebas­hkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Ndërkohë, ishkryebas­hkiaku nga gjykimi i shkurtuar përfiton uljen e dënimit me 1/ 3, duke u dënuar përfundimi­sht me 3 vite burg nëse GJKKO pranon pretencën e SPAK. Po ashtu, është kërkuar që Safet Gjicit t'i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Ndërsa, për Alma Kaçin, SPAK ka kërkuar dënim me burg 1 vit e gjashtë muaj, që me gjykim të shkurtuar konvertohe­t në 1 vit burg.

Ndaj Safet Gjicit, SPAK ka ngritur akuzën për korrupsion pasiv, pasi i premtoi Alma Kaçit tenderin për qentë pas aktit seksual në zyrën e kryebashki­akut të Kukësit. Gjici ndodhet në qeli prej 24 qershorit me urdhër të

Prokuroris­ë së Posaçme pas publikimit të materialit filmik ku shfaqet duke kryer marrëdhëni­e seksuale me Alma Kaçin. Më pas duke u kërkuar vartësve të kujdeseshi­n për të kaluar në këshill një projekt të kërkuar prej saj për menaxhimin e qenve të rrugës. Sipas dyshimeve te SPAK, Safet Gjici ka favorizuar Alma Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projektin për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëritjetr­in përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhëni­e seksuale. 51vjeçari Safet Gjici akuzohet për veprën penale të "korrupsion­it pasiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë" neni 260 i Kodit Penal, ku nëse do provohet akuza. ai mund të dënohet me burg nga 2, deri në 8 vjet. 40- vjeçarja Alma Kaçi akuzohet për veprën penale "Korrupsion­i aktiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë", neni 245 i Kodit Penal, ku nëse do provohet akuza, ajo mund të dënohet me burg nga një deri në 5 vjet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania