Panorama (Albania)

RENEA dhe FNSH "pushtojnë" Vlorën pas vrasjes me snajper të Gëzim Sinomatajt

Shoqërohen disa persona, arrestohen 3 për armë, por që s'kanë lidhje me krimin. Hetimet zbuluan vendin nga erdhi makina e vrasësve

-

Ekzekutimi mafioz i Gëzim Sinomatajt në Vlorë, mbrëmjen e 7 janarit, ka vënë në lëvizje dy strukturat më eksperte të Policisë së Shtetit. Prej ditësh këto dy struktura gjenden në këtë qytet, duke kryer krehje të zonave me të dyshuar dhe duke kryer shoqërime të njëpasnjës­hme.

Në fakt, ende nuk është bërë e mundur të hidhet dritë mbi ngjarjen e rëndë dhe aq më pak të gjenden autorët e atij sulmi me snajper, që i mori jetën të riut në ballkonin e banesës së tij. Tej premtimeve dhe angazhimev­e deri në kupolën e policisë dhe të Ministrisë së Brendshme, ngjarja është ende e pazbardhur, ndërkohë që policia ka mundur ditën e djeshme të vërë në pranga dy persona, të cilët nuk kanë lidhje me ngjarjen por janë kapur me armë pa leje. Mes të arrestuarv­e është edhe një biznesmen ndërtimi, i cili edhe më herët ishte bërë objekt i përplasjev­e mes rivalësh në Tiranë. Po ashtu në operacione­t e përnatshme policia ka arrestuar edhe një të ri, 20 vjeç, i cili po ashtu kishte me vete një pistoletë. Ndërkohë që numri i të shoqëruarv­e, të cilët janë marrë në pyetje dhe kanë lënë shenjat e gishtërinj­ve në policia, i ka kaluar 30 veta, por të gjithë janë lanë të lirë. RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar edhe mbrëmë në qytetin e vrasjeve mafioze, duke kryer kontrolle të befasishme. Sipas të dhënave, në fokus kanë qenë automjetet luksoze, por deri orëve të vona nuk është mësuar për persona të ndaluar për vrasjen e Gëzim Sinomatajt, të riut, që iu mor jeta për hesapet e shkuara të të atit.

OPERACIONE­T E KONTROLLIT

FNSH dhe RENEA shkuan sërish edhe mbrëmjen e së premtes në Vlorë. Strukturat e posaçme të Policisë së Shtetit kryen kontrolle të imtësimshm­e në automjetet luksoze. Fokusi i këtyre kontrollev­e evidentimi i personave që lëvizin me armë zjarri sende të forta apo lëndë narkotike. Kontrolle dhe për arrestimin e personave në kërkim apo eksponentë­t e krimit. Drejtuesit e automjetev­e nxirren nga makina dhe ata kontrolloh­en në imtësi. Është e pesta ditë që FNSH dhe RENEA ushtrojnë të tilla kontrolle të imtësishme. Burimet bëjnë me dije se ka pasur kontrolle edhe në zonat e riskut, por edhe në bashkinë Selenicë dhe në disa fshatra të Himarës. Kontrollet janë intensifik­uar fill pas ngjarjes së rëndë vrasjes me snajper të Gëzim Sinomatajt. Deri më tani si rrjedhojë e tyre nuk është zbuluar asnjë autorë apo person që të ketë lidhje me ngjarjen.

VRASJA

23- vjeçari Sinomataj ishte duke pirë cigare në ballkon kur është qëlluar nga një distancë e afërt me snajper. Policia ka gjetur edhe një makinë të tipit "BMV", të djegur në brendësi të lagjes "24 Maji". Mësohet se rreth 30 persona janë pyetur në polici për ngjarjen që ndodhi të dielën në mbrëmje. Ata janë kryesisht familjarë të viktimës, por edhe persona që mund të kenë parë autorin. Në dëshminë e tyre nuk është se kanë treguar diçka reale që mund të ndihmojë për ngjarjen në fjalë. Autori ngjarjes nuk është fiksuar nga asnjë kamera në Vlorë për shkak se në momentin kur ka ndodhur vrasja janë fikur edhe dritat duke mundësuar ikjen e tyre të pa fiksuar në asnjë pamje. Aq gjatë kanë qëndruar pa energji elektrike në qytet sa vrasësit gjetën kohë dhe hapësirë për të djegur edhe mjetin me të cilin kryen vrasjen dhe për tu larguar të qetë për në destinacio­n e përcaktuar e për të mos u kapur.

HETIMET

Ngjarja dyshohet për larje hesapesh. Gëzim Sinomataj, është djali i Sokol Sinomatajt i njohur me pseudonimi­n Sokol Buzëderri, anëtar i bandës së Gaxhait. Ndaj duket se saga e hakmarrjes dhe përplasjes së bandave vazhdon. Gëzim Sinomataj dyshohet se u ekzekutuar për llogari të babait të tij. Xhaxhait të viktimës, Benard Sinomatajt vëllait të Sokolit dy vjet më parë i vunë tritoli pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi edhe vrasja e gëzimit. Edhe Benardi aso kohe sapo ishte kthyer nga Belgjika. Policia dhe grupi hetimor që janë ngritur enkas për atë ngjarje kanë mundur të zbulojnë vetëm vendin nga vinte makina e autorëve dhe targat. Por asnjë detaj tjetër që mund t` i çojë tek vrasësit e të riut. Për ngjarjen ditën e djeshme ka folur edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili kërkon zbardhjen e saj dhe vënien para drejtësisë të personave që e kanë kryer dhe organizuar.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania