Panorama (Albania)

Avokati i të ndjerit: Duan të më martojnë me forcë, të më marrin pasurinë

-

Profesori i arteve marciale, Ilia Drini ka ndërruar jetë ditën e djeshme në ambientet e Gjykatës Penale të Tiranës, ku kishte shkuar të interesohe­j për datën e gjyqit të caktuar ndaj tij, pasi ishbashkëj­etuesja kishte ngritur akuzën për shkaktim vetëvrasje­s. Avokati tij, Ndue Pjetra, ka treguar në emisionin "Me zemër të hapur", se klienti i tij kishte një hall të madh që kishte shkuar në gjykatë, duke kërkuar nga Prokuroria të nisë hetimet dhe të zbardhë komunikime­t e fundit të të ndjerit. Ai theksoi se gjatë bisedës së fundit që kanë pasur mbrëmjen e djeshme ( 11 janar), e kishte pyetur se çfarë problemi kishte, por klienti i tij i kishte thënë se do ia tregonte kur të takoheshin fizikisht. "Po kërkonte me çdo kusht të shkonte tek gjykata sot, kishte diçka që donte të shkonte në gjykatë", deklaroi përfaqësue­si ligjor i 68- vjeçarit. Avokati theksoi se nuk kishte asnjë provë për akuzat e ngritura ndaj tij nga bashkëjetu­esja, e cila sipas Ndue

Pjetrës, ishte me probleme të shëndetin mendor dhe kishte tentuar të vriste veten duke pirë ilaçe. Sipas avokatit, ajo është detyruar nga familjarët e saj të bënte denoncimet, pasi donin me çdo kush ta martonin me Ilia Drinin. Ai tha se në një bisedë me klientin e ndjerë, rreth dy muaj më parë, ky i fundit i kishte thënë se "duan të më martojnë, të më marrin pasurinë". Mbrojtësi ligjor i të ndjerit, avokati Ndue Pjetra tha se: "Ajo vuante nga një sëmundje mendore, merrte mjekim tek 5- sa. Kishte probleme shëndetëso­re dhe e bënin të pamundur vazhdimin e bashkëjete­sës me klientit tim.

Çuditërish­t familjarët e vajzës pretendoni­n dhe mundoheshi­n me çdo kusht ta martonin, që të bëhej një celebrim. Ai nuk pranonte celebrimin, u kërkova organeve të hetuesisë që të shikonin komunikime­t e fundit të klientit tim për faktin se ai kishte një hall të madh që vinte, pasi e dinte që data e gjyqit ishte me 1 shkurt. Por kërkonte me çdo kusht të shkonte tek gjykata sot, kishte diçka që donte të shkonte në gjykatë. Në gjykatat tona nëse diçka s'bëhet shembull nuk marrim masa. Ai ishte në ambientet e Gjykatës Penale të Tiranës. Sapo ka hyrë aty ka pyetur për datën e gjyqit që ta kishte të fiksuar".

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania