Panorama (Albania)

Prostituci­on me vajza të mitura, një shqiptare në krye të grupit

Autoritete­t hetimore hedhin dritë mbi grupin e personave që shfrytëzon­in vajza nga mosha 13 deri në 15 vjeçe në Greqi

-

Ngjarjet e rënda me protagonis­të apo viktima shqiptare vijojnë të tronditin nga Greqia. Pas vrasjes mizore të Gjeogjias, 41- vjeçares që u masakrua nga bashkëshor­ti i saj, dhe vrasjes së një personi të dyshuar si përdhunues të vajzës së burrit të motrës, një tjetër ngjarje shokuese është zbuluar nga policia dhe prokuroria greke.

Një femër shqiptare është arrestuar si tutorë e vajzave të mitura. Janë të paktën tri raste, njëra prej të cilave shqiptare që janë faktuar nga autoritete­t, të cilat nuk e kishin mbushur moshën 15 vjeç. Policia greke i ka shpërndarë fotot e të arrestuarv­e, përfshirë edhe tutoren nga Shqipëria, të cilët gjenin klientë nëpërmjet një faqeje në internet. Ajo që është edhe më shokuese në këtë histori, është fakti se tutorët i fotografon­in vajzat e mitura dhe më pas i hidhnin në faqen e internetit nga ku siguronin edhe klientët për të miturat. Në një njoftim që ka publikuar policia greke hedh dritë mbi të gjithë skemën e përdorur nga shqiptarja dhe dy persona të tjerë që janë vënë në pranga.

Policia në njoftim pretendon se shqiptarja për çdo vajzë të gjetur merrte pjesën e vet të parave dhe më pas ua dorëzonte tutorëve të tjerë. Policia greke në fakt ua ka nxjerrë emrat dhe pamjet të tre personave që janë arrestuar, ndërkohë që bëhet me dije se po punohet për të zbuluar edhe persona të tjerë në këtë rrjet prostituci­oni.

MEDIAT GREKE

Një rrjet prostituci­oni me të mitur është goditur nga policia greke në Athinë, ku janë arrestuar tre persona; dy tutorë dhe një klient, ndërsa rol kyç në këtë aktivitet kishte një shqiptare. Në pranga kanë përfunduar Lorela Kapaj 31 vjeç, Stefanos Nestoras 34 vjeç, Dhorgjiaqi­s Petros 55 vjeç, pasi akuzohen se kanë trafikuar 15vjeçaren greke Th. Dh. dhe shtetasen e mitur shqiptare M. L.

Siç rezultoi gjatë hetimit të çështjes, nga fillimi i vitit 2022, 31- vjeçarja detyroi një vajzë, atëherë 13- vjeçare, të kryente prostituci­on, duke i gjetur klientë. Për çdo takim, ajo merrte një pjesë të parave nga e mitura. Më pas, 31vjeçarja i "kaloi" një të mitur 33- vjeçarit, i cili i premtoi se do t'i gjente "klientët e pasur". Në fakt, 13- vjeçarja ka takuar këtë person dhe një mikeshë 15- vjeçare, të cilat i ka fotografua­r me të brendshme dhe fotot e tyre i ka postuar në faqen "bourdela". Siç doli, përmes kësaj faqeje me materiale për të rritur u zhvilluan të paktën dhjetë takime në hotele të ndryshme në qendër të Athinës. Në periudhën korrik- gusht të vitit 2023, të miturat kanë kryer marrëdhëni­e seksuale me 55- vjeçarin që

REPUBLIKA E SHQIPERISE jeton në Korydallos. Secilës prej të miturave i është paguar shuma prej 100 euro. Operacioni për arrestimin e tre personave u zhvillua mëngjesin e së enjtes. Në shtëpinë e 33- vjeçarit dhe 55vjeçarit u gjetën një sërë provash dixhitale si dhe një pistoletë. Sipas informacio­neve, janë përfshirë edhe dy gra të tjera të rritura, të cilat nuk dëshirojnë të dëshmojnë pranë autoritete­ve për rastin. Policia thotë se, Kapaj akuzohet se gjente vajzat e mitura dhe i prezantont­e ato me dy shtetasit grekë, të cilët fillimisht kryen disa herë marrëdhëni­e seksuale me të miturat, veç dhe në grup dhe në vazhdim i nxirrnin fotot e tyre në faqet pornografi­ke, e po ashtu mbyllnin takime erotike në të cilat të miturat kryenin marrëdhëni­e seksuale me klientë të ndryshëm kundrejt shumave të parave. Ndonëse Kapaj ka mohuar akuzat, ajo është ndaluar dhe do të dërgohet në gjykatë, për masë sigurie, së bashku me dy shtetasit grekë të akuzuar për trafikim të të miturve kundrejt përfitimit ekonomik.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania