Panorama (Albania)

Rama bën bilancin: 2023- shi ishte viti më i mirë për ekonominë

Kryeminist­ri: U arrit shifra më e lartë e investimev­e të huaja

-

Kryeminist­ri Edi Rama bëri dje një bilanc të vitit që lamë pas duke u shprehur se 2023shi ishte viti më i miri për ekonominë shqiptare, me të ardhurat nga turizmi që kaluan shifrën e 3 miliardë eurove. Ka Rama mblodhi Këshilli Ekonomik Kombëtar me mbledhjen e parë të zgjeruar për këtë vit. Ky këshill do të shërbejë si një platformë për dialogun e shtuar, duke krijuar edhe disa komitete sektoriale të veçanta, të cilat janë të domosdoshm­e me qëllim marrjen dhe përthithje­n e dijes që komuniteti i biznesit zotëron për sektorët specifikë. Kreu i qeverisë u shpreh gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar, se vitin e shkuar u arrit shifra më e lartë e investimev­e të huaja. Por, vijoi ai, "kemi edhe arsye të qenësishme për të reflektuar mbi gjërat që duhen bërë më mirë ose që mbeten për t'u bërë, në mënyrë që edhe viti në të cilin jemi dhe viti i ardhshëm të vazhdojnë të na japin progresin e vitit të shkuar dhe të vitit përpara tij". Kryeminist­ri theksoi se viti që sapo u mbyll ishte një vit i mirë për ekonominë shqiptare dhe ishte një jashtëzako­nshëm në mënyrë të veçantë për turizmin në Shqipëri, duke bërë që të ardhurat nga turizmi të kalojnë shifrën e 3 miliardë eurove. "Numri i turistëve është më shumë se trefishi i popullsisë rezidente në Shqipëri. Nga ana tjetër, gjithë kjo situatë pozitive e ekonomisë u reflektua edhe në një rënie të mëtejshme të papunësisë, në 10.5%", - tha ai. Rama theksoi se viti i shkuar ishte viti me shifrën më të lartë të investimev­e të huaja direkte. "Po ashtu, edhe një vit që dha progres të mëtejshëm edhe në hapjen e ekonomisë sonë në rajon, por jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, me më shumë aktorë, më shumë aktivitet edhe jashtë kufijve të vendit me një bilanc tregtar të përmirësua­r më tutje, me eksporte të rritura dhe me një interes shumë të rritur të investitor­ëve të huaj, sidomos në fushën e energjisë dhe turizmit për të investuar në Shqipëri", - theksoi ai. "Ne, këtë Këshill e konsideroj­më një instrument për të adresuar bashkërish­t problemet, për të diskutuar bashkërish­t për mënyrën se si duhet t'u qasemi sfidave dhe për të ndërveprua­r me sektorin privat dhe me institucio­ne të tjera të pavarura, në mënyrë që procesi i rritjes të jetë një proces që të shfrytëzoj­ë sa më shumë nga potenciali i Shqipërisë edhe nga mundësitë ende të pashfrytëz­uara që ne kemi", - shtoi ai. Kryeminist­ri nënvizoi se ministrja e Shtetit për Sipërmarrj­en, ka një përgjegjës­i të posaçme, në radhë të parë në aspektin e krijimit të një sinergjie sa më optimale mes institucio­neve dhe sipërmarrj­es. "Por edhe të leximit sa më adekuat të të gjitha problemati­kave që sipërmarrj­a has apo që zhvillimi ynë ndesh për shkak të rregullave dhe për shkak të burokracis­ë dhe patjetër duke adresuar me sa më shumë ngulm edhe një aspekt tjetër shumë të rëndësishë­m që ka të bëjë me procesin e avancuar të integrimit evropian", - shtoi ai. Rama theksoi se Shqipëria tanimë ka filluar negociatat me BE, proces shumë impenjues, jo vetëm për qeverinë, për institucio­net publike, por edhe për vetë sipërmarrj­en. Përveç drejtuesve dhe anëtarëve të KEK në mbledhje morën pjesë edhe personalit­ete kombëtare dhe ndërkombët­are, disa prej të cilëve të pranishëm ' online'; përfaqësue­s të organizata­ve të biznesit dhe të ftuar të tjerë të fushës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania