Panorama (Albania)

Vijimësia e reformave, ministri Mete takon ambasadori­n e BE- së

-

Ministri i Financave, Ervin Mete, priti dje ambasadori­n e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato. Mes tyre u diskutua mbi një sërë çështjesh me rëndësi, si ecuria e procesit të negociatav­e Shqipëri- BE, Plani i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpuni­mit mes Shqipërisë dhe BE- së. Ministri Mete falënderoi Ambasadori­n Gonzato për mbështetje­n që BE ka dhënë dhe vijon të japë për të çuar përpara reformat, edhe në kuadër të procesit të integrimit në BE. Ministri theksoi se Shqipëria pati një angazhim profesiona­l dhe u vlerësua pozitivish­t nga ekspertët e Komisionit Europian sa i takon procesit të shqyrtimit analitik të legjislaci­onit. Ambasadori Gonzato vlerësoi bashkëpuni­min dhe lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe BE- së, duke nënvizuar gjithashtu rezistencë­n e shfaqur nga ekonomia shqiptare ndaj goditjeve të njëpasnjës­hme. Z. Gonzato nënvizoi se turizmi ka qenë një shtytës i rëndësishë­m jo vetëm sa i përket zhvillimit të ekonomisë, por edhe përmirësim­it të imazhit të vendit. Ai vlerësoi gjithashtu se Shqipëria ka forcuar më tej rolin dhe reputacion­in e saj në arenën ndërkombët­are, si një partner i besueshëm. Ministri Mete dhe ambasadori i BE diskutuan rreth Planit të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin 6 miliardë euro grante dhe kredi dhe pritet të sjellë deri në 1 miliard euro mbështetje financiar edhe për Shqipërinë në funksion të përshpejti­mit të reformave, nxitjes së rritjes ekonomike dhe thellimit të konvergjen­cës socio- ekonomike me BE- në.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania