Panorama (Albania)

Ligji për 29 mijë profesioni­stë të lirë: Paguani detyrimet çdo datë 20, ose gjobë

Nga 1 janari paguhet 15- 23% tatim mbi fitimet e njohura. Nga IT, avokatët, kontabilis­tët, mjekët e deri tek agjencitë e punësimit

-

Tatimet kanë njoftuar të gjithë personat që klasifikoh­en si profesione të lira se do të duhet të fillojnë të bëjnë deklarimet mujore si të listëpages­ave, ashtu dhe të tatimit mbi të ardhurat personale.

Ndryshimi vjen pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat, i cili futi në skemë profesione­t e lira, të cilat do të duhet të paguajnë nga 1 janari nga 15- 23% tatim mbi fitimet e njohura. Ndërsa më parë, profesioni­stët e lirë, që ishin regjistrua­r si biznes i vogël i bënin deklarimet e listëpages­ës një herë në tre muaj, tashmë ata duhet ta bëjnë deklarimin çdo muaj. I njëjti afat, çdo muaj vlen dhe për pagesën e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore, shëndetëso­re dhe të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi. Afati për dorëzimin e listëpages­ës dhe kryerjes së pagesës është data 20 e muajit vijues. Deklarimi i parë është listë pagesa e muajit janar, me afat deri në shkurt 2024. Tatimet paralajmër­ojnë se nëse nuk respektohe­n këto afate ligjore, kjo do të përbëjë shkelje tatimore dhe do të dënohen me masë administra­tive.

SA PREKEN

Nga 1 janari ka nisur zbatimi i tatimit progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetëpunësu­arit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesione­ve të lira. Në total, sipas

Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në regjimin e ri tatimor do të përfshihen deri në 29 mijë biznese të profesione­ve të lira. MFE llogarit se deri 90% e totalit të bizneseve ( të ndarë sipas 3 kategorive, si: të vetëpunësu­arit, personat fizikë dhe tregtarë) përfshihen në fashën e të ardhurave vjetore deri në 14 milionë lekë në vit që do të tatohen me normë 15%. Në listën e profesione­ve të lira u përfshinë aktivitete­t e shërbimeve të IT, të kontabilit­etit, avokatët, arsimin, mjekët, pasuritë e paluajtshm­e, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit, të sportit operatorët turistikë etj.

SI LLOGARITET TATIMI

Tatimi 15% për fashën e parë të bizneseve me të ardhura vjetore deri 14,000,000 lekë në vit sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të llogaritet mbi fitimin, pas zbritjes së shpenzimev­e dhe të ardhurave të pagës minimale ndaj totalit të të ardhurave vjetore. Për profesione­t e lira të përcaktuar sipas listës të vendimit "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/ 2023, për tatimin mbi të ardhurat" me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë në vit shpenzimet e zbritshme fikse të padeklarua­ra në kont

abilitet njihen në vlerën 30%.

Për shembull: Nëse një biznes ofrues i shërbimeve të profesione­ve të lira me të ardhura vjetore 10,000,000 lekë- 30% shpenzime- 40,000 lekë të ardhurat nga paga minimale do të ketë 6,960,000 lekë fitim të deklaruar. Fitimi që do të deklarohet pas zbritjes së shpenzimev­e dhe të ardhurave të pagës minimale do të taksohet 15%. Në total detyrimi vjetor i tatimit mbi të ardhurat për biznesin me të ardhura vjetore 10,000,000 lekë është 1,044,000 lekë.

Kategoria tjetër e bizneseve që përfshihen në të ardhurat vjetore mbi 14 milionë lekë kanë detyrimin e deklarimit të shpenzimev­e vjetore pranë administra­tës tatimore, ndryshe nga fashë e parë që u njihen shpenzime fikse apo të pambajtura në kontabilit­et në masën 30%. Pas zbritjes së shpenzimev­e të deklaruara në administra­tën tatimore fitimi i kësaj kategorie do të tatohet me normën tatimore 23%. Ministria e Financave dhe Ekonomisë llogarit se 70- 80 deri 90% e totalit të bizneseve ( duke përfshirë 3 kategoritë e tyre të vetëpunësu­arit, personat fizikë dhe tregtar) janë me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë në vit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania