Panorama (Albania)

Gjashtë për qind shtesë për çdo vit pune pas pensionit, skema e përfitimit

Shtesa tërhiqet vetëm pas ndërprerje­s së punës dhe daljes në pension. Vetëm të punësuarit nuk paguajnë sigurime gjatë kësaj kohe

-

Për çdo vit pune pasi kanë mbushur moshën e daljes në pension, pensionist­ët përfitojnë një shtesë prej 6 për qind ose 0.5 për qind për çdo muaj pune.

Për të marrë shtesën e përmendur, i vetmi kusht që duhet të përmbushin pensionist­ët është që gjatë kohës që janë në punë, të marrin vetëm pagën dhe jo pensionin. Në momentin e shkëputjes së kontratës aplikohet edhe shtesa mbi masën e përcaktuar të pensionit. Ata trajtohen si çdo i punësuar tjetër, duke derdhur veç pagës edhe detyrimet e sigurimeve shoqërore e shëndetëso­re. Të vetmit që përjashtoh­en nga kontribute­t janë të vetëpunësu­arit. Ekspertët, në mënyrë të vazhdueshm­e, kanë kërkuar që pensionist­ët, të cilët punojnë, të përjashtoh­en nga derdhja e kontribute­ve. Por, një propozim i tillë nuk është marrë në konsiderat­ë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

SKEMA E PENSIONEVE

Aktualisht, skema publike e pensioneve ofron tri lloje pensionesh: pensionin e pleqërisë, të invalidite­tit dhe atë familjar. Për të fituar të drejtën e një pensioni pleqërie, individi duhet të kontribuoj­ë për një periudhë sigurimi të përcaktuar jo më pak se 15 vjet dhe mund të marrë pension kur mbush moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç 10 muaj për gratë, të cilat në vitin 2032 do të arrijnë moshën 65 vjet. Nga ky rregull bëjnë përjashtim punonjësit e nëntokës dhe nënat me shumë fëmijë, të cilat dalin në pension në moshën 50 vjeç. Gjithashtu, një kategori e veçantë e punonjësve që kanë punuar mbi 20 vite në industrinë e naftës, mund të marrin pension të parakohshë­m në moshën 60- vjeçar.

Prej janarit të këtij viti, mosha e daljes në pension për burrat vijon të jetë 65 vjeç, ndërsa për gratë është rritur me 2 muaj, përkatësis­ht është 61 vjeç e 8 muaj. Veç kësaj ka ndryshuar edhe portofoli i sigurimeve. Kështu për të përfituar pension të plotë pleqërie duhet që ata të cilët dalin rrishtazi në pension të kenë jo më pak se 38 vite e 4 muaj.

SHEMBULL

Çdo njeri që shtyn moshën e daljes në pension, kur ndërpret marrëdhëni­en e punës, mund të përfitojë një shtesë që është 6 për qind për çdo vit të shtyrjes së moshës së daljes në pension. Konkretish­t, një mësues në sistemin arsimor privat, që qëndron deri në moshën 70 vjeç në marrëdhëni­e pune, atëherë ai do të marrë një shtesë që shkon 30 për qind të pensionit. Në vendin tonë është lejuar që pensionist­ët, krahas pensionit, të marrin edhe pagën, por janë të detyruar që meqenëse marrin pagë, të paguajnë kontribute­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania