Panorama (Albania)

Në tetor - dhjetor censi i bujqësisë, duhen të dhëna të plota për sektorin

-

Pas censit të popullsisë, INSTAT ka nisur fazën përgatitor­e për implementi­min e censit të bujqësisë, i cili do të luajë rol vendimtar në përditësim­in e informacio­nit statistiko­r të nevojshëm në nivel lokal dhe rajonal dhe pasqyrimin e ndryshimev­e që kanë ndodhur në këtë sektor në më shumë se një dekadë. Referuar planit vjetor për zbatimin e programit të statistika­ve zyrtare, realizimi në terren i censit të bujqësisë planifikoh­et të kryhet gjatë periudhës tetor- dhjetor 2024.

Është përgatitur një modul pyetjesh, të cilat janë përfshirë në pyetësorin e censit të popullsisë dhe banesave, me qëllim krijimin e listës së fermave bujqësore, e cila do të shërbejë si bazë zgjedhje për censin e ardhshëm të bujqësisë, kjo për arsye të mungesës së regjistrit administra­tiv të fermave.

Anketues të trajnuar do të vizitojnë njësitë ekonomike bujqësore në mbarë vendin, për të mbledhur të dhëna bazuar në pyetësorin e Cens. Do të ndiqen procedura të standardiz­uara për të ruajtur konfidenci­alitetin dhe saktësinë gjatë gjithë procesit të mbledhjes së të dhënave. Censi i bujqësisë do të sigurojë informacio­ne mbi module të veçanta, në të gjitha fermat bujqësore që kanë të bëjnë me: ujitjen, praktikat e menaxhimit të tokës, makineritë dhe pajisjet dhe pemëtarinë, të cilat rrjedhin nga zbatimi i rregullore­ve të Komisionit Evropian mbi Vrojtimet Strukturor­e të Fermave, me vit reference vitin 2023, për vendet anëtare të BE.

INSTAT do të përdorë teknologji­në moderne TI për të përgatitur dhe kryer censin në terren në mënyrë të besueshme, efikase dhe me kosto- efektivite­t. Investimet në harduerin, softuerin dhe ngritjen e kapacitete­ve të TIsë do të forcojnë mjedisin e përgjithsh­ëm të INSTAT- it dhe do të ofrojnë zgjidhje të qëndrueshm­e edhe për realizimin e anketave të tjera statistiko­re të bujqësisë.

Censi i bujqësisë do të sigurojë gjithashtu të dhëna për strukturën e bujqësisë, veçanërish­t për njësitë e vogla administra­tive. INSTAT, do të përdorë gjithashtu burimet e disponuesh­me të të dhënave administra­tive për përgatitje­n e censit, si dhe për kontrollet e cilësisë. INSTAT do të bashkëpuno­jë edhe me institucio­ne të tjera, veçanërish­t me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për krijimin e një kornize/ liste të besueshme dhe të përditësua­r për t'u përdorur për mbledhjen e të dhënave në terren

Një strategji e dedikuar komunikimi do të zhvillohet dhe finalizohe­t për censin e bujqësisë, e cila synon të rrisë ndërgjegjë­simin dhe të nxjerrë në pah rëndësinë e censit të bujqësisë në audiencën e synuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania