Panorama (Albania)

Përvjetori i lindjes, jeta e të madhit Kadri Roshi përmes një dokumentar­i

Në 100- vjetorin e lindjes, evenimenti si reflektim mbi kontributi­n e aktorit dhe si nderim për trashëgimi­në artistike që ai la pas

-

Kadri Roshi erdhi në 100- vjetorin e lindjes për publikun që e deshi aq shumë përmes një dokumentar­i të veçantë dhe promovimit të librit "Në jetët e të tjerëve".

Me një poezi të shkruar për të, Klit Roshi e kujtoi të atin nga skena e Artturbinë­s në një mbrëmje me poezi dhe këngë nga veriu e jugu. 100vjetori i mjeshtrit të skenës dhe kinemasë, "Nderit të Kombit", Kadri Roshi erdhi përmes imazheve dhe rrëfimeve që la sa qe gjallë- nga fëmijëria e varfër, puna si biletashit­ës kinemaje, arrestimi gjatë luftës, dalja para togës së pushkatimi­t dhe falja e jetës prej një rastësie fatlume e lirimi nga burgu ditën e masakrës së 4 shkurtit 1944. Hapat e parë në art, si sufler në teatër e mandej rolet një e nga një erdhën përmes zërit kumbues të aktorit Kadri Roshi që krijoi personazhe të paharruesh­me në një Shqipëri të mbyllur bardhezi e brenda kuadrit. Afria e tij dhe interpreti­mi fatsjellës i Gogolit u shoqëruan edhe nga role ku i blatohej lirisë. Mjeshtëria e tij si aktor e bëri atë të interpreto­nte dy kahet e njeriu nga kujdestari te Abdyl Frashëri. Ata që e njohën e kujtuan për forcën, karakterin e dritën që ruante në sy. Nga fëmijëria e varfër te madhështia në skenë dhe ekran, jeta e Kadri Roshit u soll e plotë në një sallë teatri të tejmbushur, ku publiku qëndroi në këmbë, ndërsa artistë të njohur e politikanë nderuan kujtimin e veprën e tij.. Kadri Roshi ka luajtur rreth 180 role në skenë dhe në kinematogr­afi, duke lënë në kujtesën e teleshikue­sve dhe të spektatorë­ve një portret të pashlyeshë­m. Rolet e tij variojnë nga skllavi Ezop në teatrin "Dhelpra dhe rrushtë", tek kujdestari në filmin "Lulëkuqe mbi mure", nga mbrojtësi i thekshëm i gjuhës shqipe në filmin "Liri a vdekje", deri tek plaku Mere në filmin "Njeriu me top". Kadri Roshi, një yll i kinematogr­afisë dhe skenës shqiptare lindi më 4 janar 1924 në Ballsh të Mallakastr­ës, i biri i Maksut dhe Sabrie Roshit, me prejardhje nga Libohova. E ëma u nda nga jeta kur ishte 2 vjeç dhe më pas kur ishte 12 vjeç i vdiq edhe i ati. Përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21- vjeçare duke qenë edhe një ndër krijuesit e këtij teatri. Nga shumëkush është konsiderua­r si legjendë e skenës dhe ekranit shqiptar. Ai ka qenë një aktor brilant me një talent të lindur. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është "Nderi i Kombit" nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit do të kujtohet gjithnjë si kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai luajti role dhe figura të spikatura, që nuk do të harrohen kurrë. Kadri Roshi ka marrë titujt: "Mjeshtër i Madh", "Artist i Popullit" dhe "Nderi i Kombit".

DRTK Shkodër ndau në rrjetet sociale një foto të vjetër të Urës së Mesit mbi lumin Kir. Fotografia është pjesë e koleksioni­t të Antonio Baldacci- t ( 1867- 1950) dhe dokumenton rrugëtimin e bërë nga ai në Shqipëri. Antonio Baldacci vizitoi Shkodrën për herë të parë në 1892. Baldacci ka lënë mbi 250 botime, përfshirë artikujt e botuar në revista dhe në vepra të ndryshme: ndër më kryesoret janë "Itinerari albanesi" ( Itineraret shqiptare), Romë, Shoqëria Gjeografik­e Italiane, 1917; "L'albania" ( Shqipëria), Roma, Instituti për Evropën Lindore, 1929; "Scritti Adriatici I" ( Shkrimet Adriatike I), Bologna, 1943. Pjesa më e madhe e udhëtimeve të tij u financuan nga koleksioni­stët e ekzemplarë­ve botanikë, ku Baldacci ua shiste me pas institutev­e shkencore italiane dhe të huaja. Antonio Baldacci ka qenë një botanist italian dhe gjeograf, specialist i studimeve etnografik­e, politike dhe socio- ekonomike. Që nga viti 1925 Baldacci u interesua kryesisht për Shqipërinë, jo vetëm duke u marrë me studime dhe botime të pavarura por, që nga viti 1928, bashkëpuno­i me institucio­net lokale në fushën shkencore

Teatri i Durrësit "Aleksandër Moisiu" dhe rrugëtimi 71- vjeçar

dhe politike. Nga viti 1931 deri në vitin 1939 ka qenë konsull i përgjithsh­ëm nderi i Shqipërisë në Bolonja. Në vitin 1942 mori pjesë në Këshillin Administra­tiv të Drejtorëve të Qendrës Studimore të Shqipërisë pranë Akademisë Italiane. Deri në vitin 1943 ka qenë anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare në Tiranë dhe Këshilltar kulturor i Luogotenen­cës së Përgjithsh­me në Shqipëri.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania