Panorama (Albania)

Oriola Marashi e preferuara e pasarelave ndërkombët­are, fotot “topless” që çmendën rrjetin

-

Oriola Marashi vijon të mbetet më të preferuara edhe nga shtëpitë e modës jashtë vendit. Prej disa vitesh, ajo është imazh i “Guess” dhe këtë herë, fotot e fundit kanë nxjerrë në pah anën e saj më sensuale. “Topless” dhe me disa aksesorë që i vareshin mbi trup, modelja ka prezantuar koleksioni­n e ri të xhinseve, por jemi të sigurt që të paktën kanë qenë ata që kanë parë xhinset në këto foto. “Afrohu po ta mbajti”, shkruante Oriola poshtë fotove që menjëherë kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga shumë ndjekës të huaj, që e njohin kryesisht prej karrierës që ajo ka tashmë jashtë kufijve të vendit tonë. Shpesh jemi mësuar ta shikojmë me foto sensuale, ku na tregon “asetet” e saj, por kishim kohë pa e parë kaq shpërthyes­e në një set profession­al, duke ngritur temperatur­at, ndonëse në këto ditë të ftohta. Bukuroshja ka arritur majet e suksesit ku ka zhvilluar profesioni­n e saj edhe jashtë kufijve shqiptar, duke u bërë kështu një ndër modelet më të njohura të markës prestigjoz­e “Guess”. Marashi është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat momente nga jeta e saj personale ashtu edhe ajo profesiona­le. Vetëm pak kohë më parë, modelja ka publikuar në Instastory një foto në krahët e djalit të këngëtarit të njohur italian, Andrea Bocelli, Matteo. Dyshja dukeshin mjaft të afërt me njëri- tjetrin në setin fotografik. Ndërkohë që modelja ka falenderua­r Matteon pasi ai e ka bërë të ndihet mjaft mirë me prezencën e tij. “Do të doja t’ju falënderoj­a që jeni një artist i vërtetë dhe që më keni bërë të ndihem kaq mirë në praninë tuaj”, ka shkruar modelja.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania