Panorama (Albania)

Lidhja e re e Princ Lekës zemëron Elian, konfliktet e ish- çiftit nisin të dalin në pah

-

Elia Zaharias dhe Princ Leka j anë në qendër të vëmendjes, pikërisht për ndarjen e tyre të bujshme. E teksa divorci nuk ka përfunduar ende, për Lekën, ka nisur tashmë një histori e re dashurie. Blerta Celibashi është vajza, që tashmë qëndron në krah të Princit, duke na lënë të kuptohet se lidhja e tyre është konsolidua­r. Por, ajo që u duk si një ndarje e paqtë, ka nisur të nxjerrë edhe detajet e para, që të lënë të mendosh se në fakt, divorci nuk paska qenë edhe aq paqësor. Pasi në rrjet u publikua lajmi se Leka dhe partnerja e tij e re kaluan vitin e ri së bashku në Budapest, ka reaguar edhe Elia. Së fundmi aktorja ka vendosur që ti “ndëshkojë” dyshen duke ua hequr “follow”in në “Instagram”. Kaq ka mjaftuar që publiku të binden që tashmë e vetmja gjë që i lidh ish- çiftin është vajza e tyre, Geraldinë. Deri më tani, asnjë nga palët nuk ka folur rreth arsyeve që i çuan në këtë ndarje, por tashmë hapat e ndërmarrë mes tyre, sjellin në tablo më të qartë, duke na zbuluar se me lidhjen e re, mes Elias dhe Lekës nuk ka më asnjë lloj raporti, veç atij të prindërimi­t. Princ Leka ka lënë pas raportin me Elian, pasi një fotografe, disa vite më e re është edhe partnerja e re e Lekës, lidhje kjo që është shijuar larg vëmendjes së publikut. Blerta Celibashi është emri i fotografes, që është parë shpesh herë nën shoqërinë e Princit. E kontaktuar pak ditë më parë nga JOQ, vetë Blerta zgjodhi mos të komentonte rreth lajmit, por as ta mohonte atë. “Nuk dua të bëj koment në lidhje me këtë çështje. Kërkoj mirëkuptim­in tuaj”, ishte gjithçka çfarë tha fotografja, e cila duket se kështu ka konfirmuar këtë romancë të re në shoëbizzin tonë. Historia mes tyre duket mëse e konsolidua­r, teksa tashmë çifti, ndonëse ende nuk kanë dalë publikisht, kanë zgjedhur që natën e ndërrimit të viteve ta kalojnë së bashku. Kanë qenë disa foto paparacë, që kanë sjellë për herë të parë imazhet e tyre së bashku. Leka dhe Blerta janë kapur “mat” në aeroportin e Budapestit, ku edhe kanë zgjedhur që të kalojnë natën e ndërrimit të viteve, krejt të vetëm. Dyshja u shfaq në aeroport, teksa përpiqeshi­n t’u shpëtonin syve të kureshtarë­ve, megjithatë duket se nuk ia kanë dalë. Të vetëm, me valixhe në duar, dhe gjatë gjithë kohës bashkë, çifti i ri, ka zgjedhur të arratiset nga Shqipëria, në kulmin e thashethem­eve për ta. Nga ana tjetër, Elia ka zgjedhur ta kalojë natën e ndërrimit të viteve pranë familjes së saj, ku prej muajsh është rikthyer tashmë. Në rrjetet sociale, ajo publikoi foto me nënën, babain dhe vëllain e saj, ku natyrisht bashkë me ta ishte edhe Geraldina e vogël. Ndërkohë në rrjetet e tij sociale, Leka nuk preferoi të publikonte foto për të zbuluar se ku do t’i kalonte këto ditë festash. Arsyeja ishte pikërisht arratisja romantike me partneren e tij të re. Blerta prej vitesh është pjesë e aktivitete­ve, por me rolin e saj si fotografe, mjaftojmë të kujtojmë këtu se ajo ka qenë një nga fotografet e Partisë Demokratik­e. Megjithatë, këtë herë, ajo është shndërruar në personazhi­n më të ndjekur, duke fituar një vëmendje të madhe, pasi historia e saj e dashurisë me Princ Lekës u bë publike. Nga ato që kemi mundur të mësojmë është se problemet mes çiftit, kanë nisur që para verës së vitittë kaluar. Si Elia, ashtu edhe Princ Leka, muajt e fundit janë takuar vetëm për hir të Geraldinës, duke bërë rolin e prindit, dhe j o më të dy bashkëshor­tëve. Bëhet me dije se edhe pushimet e verës, dyshja i ka kaluar në konflikt e sipër, ndryshe nga verat e shkuara që jo vetëm që kanë realizuar disa udhëtime, por edhe kanë pozuar në rrjetet e tyre sociale të dy apo të tre së bashku. Dyshja ka nisur problemet e para rreth 6 muaj më parë dhe ka vendosur që gjithçka ta mbajë sa më diskret, duke preferuar që mos të përfshijë në këtë konflikt të tyren familjarë apo miqtë. Shumë nga miqtë e Elias, nuk e dinin për këtë histori që po shkont e d r e j t n j ë n d a r j e j e . Edhe sot, që dyshja pritet ti japë fund mart e s ë s l i g j ë r i s h t , p r a p ë miqtë e afërt të tyre pak dinë rreth arsyeve që i çuan drejt divorcit. Por, shkak i këtyre probleme nuk ka qenë historia e Blertën.

Dyshja u shfaq në aeroport, teksa përpiqeshi­n t’u shpëtonin syve të kureshtarë­ve, megjithatë duket se nuk ia kanë dalë. Të vetëm, me valixhe në duar, dhe gjatë gjithë kohës bashkë, çifti i ri, ka zgjedhur të arratiset nga Shqipëria, në kulmin e thashethem­eve për ta. Nga ana tjetër, Elia ka zgjedhur ta kalojë natën e ndërrimit të viteve pranë familjes së saj, ku prej muajsh është rikthyer tashmë. Në rrjetet sociale, ajo publikoi foto me nënën, babain dhe vëllain e saj, ku natyrisht bashkë me ta ishte edhe Geraldina e vogël

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania