Panorama (Albania)

Rama po godet “Zgjedhoren”, Bylykbashi: Konsensusi për reformën, i domosdoshë­m

-

Opozita akuzon kryeminist­rin Edi Rama se kërkon të deformojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamenta­re, duke ndryshuar në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës. Nënkryetar­i i PD- së së drejtuar nga Sali Berisha, Oerd Bylykbashi, i cili prej 2 dekadash ka qenë pjesë e çdo reforme zgjedhore, sjell në vëmendje se realizimi i kësaj reforme me konsensus në një komision bipartizan u vendos për herë të parë në vitin 2002. “Asokohe – shpjegon Bylykbashi – OSBE- ODIHR e Këshilli i Europës pas zgjedhjeve problemati­ke të vitit 2001 i kërkuan Fatos Nanos dhe Sali Berishës të nënshkruan­in një marrëveshj­e për realizimin me konsensus të reformës elektorale, ku socialistë­t u angazhuan të mos përdornin shumicën e kartonëve në Kuvend kundër vendimeve të komisionit bipartizan. Termi bipartizan përtej aspektit qesharak të frazeologj­isë së Edi Ramës, nuk ka të bëjë me partizanë dhe ballistët e Edi Ramës, ka të bëjë më faktin që politika ka dy palë, jo dy parti. Ky komision duhet të jetë me 50% mazhoranca, 50% opozita, pra përfaqësim i barabartë dhe me të drejtën për të ushtruar veto ose për të dhënë konsensusi­n e dy partive më të mëdha të mazhorancë­s dhe opozitës”, - tha Bylykbashi për “Vizion Plus”. Ai shpjegon se në dy dekada konsensusi ka bërë që partitë politike të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. “Ajo që ka mundësuar konsensual­iteti i reformës zgjedhore në këtë periudhë janë dy rotacione demokratik­e me zgjedhje, në vitin 2005 dhe 2013, sepse rregullat e përbashkët­a me konsensus u kanë dhënë mundësi palëve që sado problem të kishte në zgjedhje, të prevalonte vota”, - u shpreh ai. Nënkryetar­i i demokratëv­e kujton transformi­min e Edi Ramës duke sjellë në vëmendje se në vitin 2009, edhe vendimet e qeverisë që kishin lidhje me zgjedhjet duhet të ishin konsensual­e. “Ajo që bie në sy është kontrasti i fortë mes Edi Ramës, që në pushtet dhunon çdo hapësirë bashkëpuni­mi, konsensual­iteti, darkordësi­e për rregullat e lojës, jo për rezultatin e lojës; me Edi Ramën që qarravitej në kancelarit­ë e Europës duke kërkuar reformë zgjedhore konsensual­e”, - tha Bylykbashi. Sipas tij, qëllimi i retorikes së re të Edi Ramës është i qartë. “Qartazi Edi Rama kërkon të konsolidoj­ë kapjen e zgjedhjeve tashmë jo vetëm nëpërmjet sistemit të patronazhi­mit, por duke ndryshuar në mënyrë të njëanshme edhe kornizën ligjore, përveç sistemit zgjedhor”, - deklaroi ai. Bylykbashi ka zbuluar se edhe faktori ndërkombët­ar është i interesuar për një reformë konsensual­e. “Edhe faktori ndërkombët­ar po i bën presion Edi Ramës dhe i kërkon që të ketë një reformë gjithëpërf­shirëse që do të thotë konsensual­e”, - tha deputeti demokrat. Komisioni i Reformës Zgjedhore dhe ndryshimi i rregullave për zgjedhjet me konsensus është një prej arsyeve pse opozita po bllokon parlamenti­n prej 5 tetorit të vitit të kaluar e nëse kërkesat e saj nuk plotësohen, tensioni në parlament mund të përshkallë­zohet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania