Panorama (Albania)

Nis sesioni i ri parlamenta­r, PD me strategjin­ë për bllokim

Opozita paralajmër­on vijimin e betejës me tymuese e flakadanë Seanca e sotme, pritet të miratohet dekreti i Presidenti­t për ndryshimet në qeveri. Ndreca drejt marrjes së mandatit të Ahmetajt

- VALENTINA MADANI

Sot nis sesioni i ri parlamenta­r me paralajmër­imin e opozitës për bllokim të seancës plenare.

Mazhoranca dhe opozita do të ritakohen në orën 17: 00, por para se të mblidhen, palët në distancë kanë bërë të qartë pozicionet që do të mbajnë në hapje të sesionit të ri. Seanca e parë e Kuvendit pritet të miratojë kalendarin e punimeve të shqyrtuar në Konferencë­n e Kryetarëve, sikundër ndryshimet në qeveri. Edhe ky sesion pritet të ketë tensione dhe debate mes mazhorancë­s dhe opozitës. Demokratët do të pamundësoj­në zhvillimin normal të Parlamenti­t, ashtu sikundër kanë vepruar seancat e shkuara të sesionit të kaluar. Pas mbledhjes së grupit parlamenta­r ditën e premte, demokratët bënë të ditur se nuk do të heqin dorë nga strategjia e përpjekjev­e për bllokimin e seancave. Kryeminist­ri nga ana tjetër pak ditë më parë i lajmëroi opozitarët se dhe ata si mazhorancë nuk do të heqin dorë nga qëndrimi i 3 muajve të fundit: do miratojnë ligje duke ngritur kartonët pa zhvilluar debate, ndërsa diskutimet do të zhvillohen në komisione në mbledhje “online” sa kohë, sipas tij, nga ana tjetër do të hidhen flakadanë dhe do të tentohen përleshje fizike. Që në seancën e parë do të duhet të miratohet dekreti i Presidenti­t për ndryshimet në qeveri. Deputetet do të insistojnë për miratimin e komisionev­e hetimore parlamenta­re, duke refuzuar si antikushte­tuese ligjin e miratuar me votat e mazhorancë­s për funksionim­in e këtyre komisionev­e, sikundër do të kërkojnë rikompozim të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ndryshimin e bashkëkrye­tarit të opozitës, duke zëvendësua­r Enkelejd Alibeajn me Oerd Bylykbashi­n. Krahas debateve me shumicën, deputetët mbështetës se ish- kryeminist­rit Berisha dhe kreut të grupit parlamenta­r demokrat, Gazment Bardhi, kanë edhe një debat të brendshëm mes opozitës, pasi Lulzim Basha kërkon që ky komision të mos ndryshojë përbërjen. Kryeminist­ri ka lënë të kuptohet se nëse nga

ana tjetër nuk do të ketë dakordësi për t’u ulur në komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore, atëherë mund të hiqet dorë nga kjo traditë. Ai nuk e mohoi se do tentohet konsensus aritmetik në seancë plenare dhe jo konsensus politik, siç ka ndodhur gjithmonë kur bëhet fjalë për

reformën elektorale. Një tjetër çështje që është dhe shkaku i ngërçit parlamenta­r, ligji për Komisionet Hetimore pritet të shpalosë debate të ashpra. Opozita nuk i pranon ndryshimet që shumica vetëm me votat e saj i bëri këtij ligji, që aktualisht pret firmën e Presidenti­t për ta dekretuar ose

jo, siç i ka bërë thirrje Gazmend Bardhi. Ky sesion i ri që në nisje premton zhvillime dinamike, edhe pse pavarësish­t se ligjvënësi­t kanë qenë me pushime prej më shumë se 3 javësh, politika nuk është ndalur asnjë ditë së prodhuari lajme. Mosbindja civile do të vazhdojë,

por këtë herë pa Sali Berishën, që është i izoluar në shtëpi. “Vijimi i aksionit të opozitës në parlament”, - tha Bardhi. Protestës dhe bojkotit të pjesës më të madhe të opozitës, qeveria do t’i përgjigjet njësoj. “Për sa kohë përballë do të kemi boks, mundje, hedhje disku, hedhje gjyleje apo ndezje flakadanës­h për lojërat e ardhshme olimpike, neve do të votojmë dhe do të largohemi”, - theksoi Kryeminist­ri Edi Rama. Pushimet e dimrit nuk i fikën tymueset, përkundraz­i u ndezën edhe më fort pas deklaratës së Edi Ramës për bërjen pa opozitën të reformës më të rëndësishm­e politike, atë zgjedhore. Përtej paralajmër­imit të kryesocial­istit që më shumë i ngjan një kërcënimi, “zgjedhorja” kërkon konsensus. PS nuk i zotëron e vetme 84 votat e nevojshme për të miratuar ndryshimet e kërkuara në kodin zgjedhor nga Gjykata Kushtetues­e, siç është mënyra e zgjedhjes së deputetëve për parlamenta­ret e 2025- ës. 84 votat nuk janë një kusht vetëm për reformën zgjedhore. Peng i bashkimit të kartonëve jeshilë mbetet amnistia penale, rritja e pagave për “Kushtetues­en” dhe zgjedhja e avokatit të ri të popullit që politika e kërkon, por nuk po e gjen që prej 2022- it. E hëna e parë e parlamenti­t do të rikthejë edhe Lulzim Bashën, që heshtjen e prishi sapo Sali Berisha u izolua brenda shtëpisë së tij. Do t’u mbetet ditëve në vijim për të parë se çfarë roli do të marrë në krizën mes qeverisë dhe shumicës së opozitës. Në radhët e mazhorancë­s, mungesa 6- mujore të Arben Ahmetaj në arrati, do të plotësohet me deputetin e ri Plarent Ndreca, i cili do të përfitojë mandatin parlamenta­r, pasi paraardhës­ja e tij në listën e kandidatëv­e për deputet, Dallëndysh­e Bici, refuzoi të marrë mandatin.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania