Panorama (Albania)

Amnistia penale, Spiropali kërkon votat e PD- së, përgjigjet Pampuri

-

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, Elisa Spiropali, kërkoi dje votat e PD- së për miratimin në Kuvend të ligjit “Për amnistinë penale”. Kjo nismë kërkon votimin pro të 84 deputetëve, numër votash të cilin mazhoranca nuk mund ta plotësojë e vetme. Por, deputetja demokrate, Orjola Pampuri, shprehet se shqiptarët nuk kanë nevojë për nisma pas së cilave fshehin interesat e tyre politike dhe elektorale. Sipas saj, interesi i qeverisë është t’i mbajë të varfër që t’i blejë më lehtë. “Lotët e krokodilit të mazhorancë­s se po i vjen keq për ata burra dhe gra që janë pas hekurave është përdorim i dramës njerëzore për propagandë. Harroi Elisa Spiropali se si futën në burg me qindra qytetarë se s’paguanin dot faturën e energjisë, ndërsa nga ana tjetër ishin lëshuar si hiena e vidhnin pasuritë e shqiptarëv­e. Shqetësohe­t sot mazhoranca për amnistinë pas së cilës fsheh vetëm interesat e saj dhe jo hallin e interesin e dhjetëra familjeve që kaluan vitin e ri pa ngrohje, me tavolinën bosh dhe pa asnjë shpresë se diçka do të ndryshojë në javët e muajt në vijim. Propaganda bajate as nuk ua zbeh dramat shqiptarëv­e, që po u shkakton çdo ditë kjo qeveri dhe as nuk ua bën jetën më të mirë. Shqiptarët nuk kanë nevojë për nisma pas së cilave fshehin interesat e tyre politike dhe elektorale. Shqiptarët duan ndryshim, duan punësim, duan zhvillim ekonomik, duan të vendosin ata për qeverinë dhe të ardhmen e tyre. Por interesi i qeverisë është t’i mbajë të varfër që t’i blejë më lehtë”, - tha Pampuri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania