Panorama (Albania)

“Kjo betejë është e shenjtë”, Berisha: Rama detyroi 1/ 3 e popullsisë që të largohet

“Kryeminist­ri i është vërsulur me tërbim fjalës së lirë” “Ngrihuni si luanë”, ish- kryeminist­ri përshëndet mbështetës­it nga dritarja: Koha e betejave të humbura nga opozita ka marrë fund

- VALENTINA MADANI

Demokratët protestuan edhe dje kundër arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha. Ky i fundit teksa i përshëndet­i nga dritarja e shtëpisë së tij, theksoi se përpjekja e tyre është një betejë pa kthim me të keqen, që sipas Berishës, ka kapluar vendin.

“Të rinj dhe të reja, burra dhe gra me dinjitet, njerëz të lirë, atdhetarë, erdhët në këtë rrugicë, e shndërruat atë rrufeshëm, në një rrugë shprese, në një rrugë, ndriçimi, guximi, dinjiteti për çdo shqiptar”, - tha Berisha në fjalën e tij. Më tej, ai u shpreh se si pasojë e keqqeveris­jes së Ramës, sot Shqipëria ka humbur rreth 33 për qind të popullsisë së saj, e cila është larguar jashtë vendit. Berisha risolli në vëmendje se beteja e opozitës është aq e shenjtë sa fjala e lirë dhe dinjiteti. Berisha gjithashtu hodhi akuza ndaj Ramës, duke thënë se në një hark kohor të shkurtër, Edi Rama, mafia e tij më e rrezikshme në Europë, u vërsul me tërbim kundër fjalës së lirë. “Kjo betejë është e shenjtë, aq sa është për njeriun e shenjtë liria e tij, aq sa është për njeriun i shenjtë dinjiteti i tij dhe aq sa është për qytetarin i shenjtë dheu i tij. Në një hark kohor të shkurtër, Edi Rama, mafia e tij më e rrezikshme në Europë, u vërsul me tërbim kundër fjalës së lirë. Mbylli televizion­e, mbylli media, i shembi kryeqyteti­n dhe kombit simbolin e mrekullues­hëm, Teatrin Kombëtar. Edi Rama, njësoj si një bandit, pa ligj, moral dhe dinjitet, trajtoi shqiptarët në Astrit, tek Unaza, njësoj si një pushtues i egër. Mashtroi studentët. Edi Rama vendosi votën e shqiptarëv­e, vullnetin e tyre, në kontrollin e tij, bandave të tij, parave të krimit të bandave të tij. Ai ia

“Çdo shqiptar duhet ta dijë se këta burra dhe gra, djem e vajza që vijnë çdo natë këtu, këta janë të pamposhtur. Çdo shqiptar duhet ta dijë se nuk ka masë, se nuk ka vendim që mund të mposhtë Sali Berishën pa qëndruar fuqishëm në këtë betejë pa kthim. Ka ardhur ora juaj, është ora e së vërtetës. Sot në këtë betejë nuk jeni vetëm. Janë dhe do të jenë mijëra demokratë, që kanë vendosur të marrin kthesën dhe të përballen me të keqen e këtij vendi. Ju ftoj, ngihuni si luanë në betejën e pakthim drejt fitores.

doli me fuqinë e korrupsion­it të mposhtë opozitën, ta kontrolloj­ë dhe pas kësaj, mendoi se Shqipëria pa opozitë, si Shqipëria e xhaxhait të tij, dajës së tij, që firmoste ekzekutimi­n e Genc Lekës, e dhjetëra intelektua­lëve shqiptarë. Njëlloj si Shqipëria e babait të tij që firmoste varjen në litar të Havzi Nelës. Ku ai si padrino i saj të merrte çdo vendim, të kryente çdo akt, të bënte ndaj shqiptarëv­e atë që s’e ka bërë asnjë pushtues. Nga kjo tribunë e lirisë, dinjitetit dhe guximit, ju ftoni vlerat patriotike të çdo shqiptari. Shqiptarë, atdhetarë, kudo që jeni, mos harroni se në Tiranë sot është një armik i egër, i kombit shqiptar, i cili në raport me pjesë të tjera të kombit është vëlla siamez me Enver Hoxhën”, - deklaroi

Berisha. Sipas kreu demokrat, koha e kontrollit të opozitës dhe humbjeve të betejave ka marrë fund. “Ngrihuni si luanë”, ishte thirrja e Berishës për mbështetës­it, ndërsa tha se çdo shqiptar duhet ta dijë se nuk ka masë, se nuk ka vendim që mund të mposhtë Sali Berishën pa qëndruar fuqishëm në këtë betejë pa kthim. “Edi Rama duhet ta dini mirë dhe ua them këtu, u vërsul, sepse ai kuptoi që ka ikur koha e betejave të tradhtuara, ka ikur koha e opozitës së kontrollua­r. Ai e kuptoi se opozita me të drejtën e saj doli në shesh, nisi betejën pa kthim. Demokrate dhe demokratë. Kjo protesta këtu e përnatshme është protesta e kthesës së madhe. Të lumtur janë ata që do të marrin kthesën, do të bashkohen me këtë protestë, sepse do u qëndrojnë idealeve të tyre. Koha e kontrollit të opozitës ka marrë fund. Koha e mashtrimit nga opozita ka marrë fund. Koha e betejave të humbura nga opozita ka marrë fund. Çdo shqiptar duhet ta dijë se këta burra dhe gra, djem e vajza që vijnë çdo natë këtu, këta janë të pamposhtur. Çdo shqiptar duhet ta dijë se nuk ka masë, se nuk ka vendim që mund të mposhtë Sali Berishën pa qëndruar fuqishëm në këtë betejë pa kthim. Ka ardhur ora juaj, është ora e së vërtetës. Sot në këtë betejë nuk jeni vetëm. Janë dhe do të jenë mijëra demokratë që kanë vendosur të marrin kthesën dhe të përballen me të keqen e këtij vendi. Ju ftoj, ngihuni si luanë në betejën e pakthim drejt fitores”, - deklaroi lideri demokrat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania