Panorama (Albania)

Zgjedhjet 2025, Veliaj: Synojmë një mandat të katërt

“Opozita përdor njerëzit si mish për top. Beteja jonë, me qytetarët” Kryebashki­aku, porosi këshilltar­ëve socialistë në Këshillin Bashkiak: Tur në çdo njësi! T’u shpjegojmë qytetarëve projektet

- TIRANE

Drejtuesi Politik i PSsë për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, mblodhi në një takim këshilltar­ët socialistë të Këshillit Bashkiak të kryeqyteti­t, të cilëve i porositi të nisin një tur takimesh në të gjitha njësitë administra­tive për t’u komunikuar dhe shpjeguar qytetarëve punën e bërë dhe projektet për qytetin.

Në një kohë kur opozita përpiqet të sabotojë nismat për qytetin, Veliaj nënvizoi se është detyrë e PS- së dhe e këshilltar­ëve të saj që të nisin këtë komunikim të ri me qytetarët. “Në pamundësi për ta shpjeguar në Këshillin Bashkiak se çfarë do të ndodhë me Lanën, kush përfaqëson Njësinë 7 do të shkojë ta shpjegojë projektin në komunitet, se Lana do të bëhet si segmenti nga Maternitet­i i Ri deri në Shkozë. Kush është aty me leje, pa leje, ka ndërtuar në shtrat të Lanës ku nuk duhet të ishte dhe do marrë një apartament te pallatet e reja që do ndërtohen tek ish- Fusha e Aviacionit. Projekti i Lanës do të bëhet, sepse çliron Tiranën për 1 milion banorë, jo vetëm për ata që janë aty. Kjo vlen për shkollat e reja në Sauk, në Astir, te Kopshti Botanik dhe Liqeni i Thatë. Kjo vlen për të gjitha projektet e Tiranës. Duhet që agorën e sabotuar të Këshillit Bashkiak ta copëtojmë në agora më të vogla në komunitet dhe të shpjegojmë të gjitha punët që duam të bëjmë”, - tha Veliaj. Ai nënvizoi se qëllimi i opozitës është që t’i përdorë njerëzit si mish për top për qëllimet e saj politike. “Ne nuk e zgjedhim dot kundërshta­rin, njësoj siç ti nuk e zgjedh dot komshiun. Në kushtet e kësaj situate spartane në Këshillin Bashkiak, duhet të përshtatem­i duke u hapur dhe duke komunikuar dhe duke transferua­r agorën në komunitet që njerëzit jo vetëm të informohen për vendimin, por edhe të kuptojnë thelbin e vendimeve dhe të kuptojnë se ata që i përdorën mish për top tek ‘ Astiri’, te Bulevardi, ‘ 5 Maji’, në Kombinat, apo kur iu turrën këndit të lodrave, sheshit ‘ Skënderbej’, Pazarit dhe Kalasë, nuk

kanë lidhje me qytetërimi­n”, - shtoi Veliaj. Kryebashki­aku i Tiranës nënvizoi se këshilltar­ët socialistë dhe PSja janë i vetmi grupim që i çon përpara punët në qytet. “Mjafton të shikosh panoramën e Këshillit Bashkiak dhe nuk besoj se ka njeri dilema se cili është grupimi që e çon përpara këtë qytet. Ne vijmë të parët në mbledhje, ne ikim të fundit

dhe vijmë gjithmonë të përgatitur. Kush vjen me flakadanë, me zhurmë, me karagjozll­ëqe, të dhimbset kur mendon se dikur kanë pasur në dorë fatet e këtij vendi. Megjithatë, unë e shoh shumë sfiduese marrëdhëni­en tonë politike. Kush mendon se meqë ata janë bërë copë e çikë, mjafton, është një përtaci e madhe politike dhe intelektua­le.

Kjo përtaci nuk mund të na kapë ne. Fakti që ata bëjnë si karagjozë, bëjnë histerinë e tyre duke prishur mbledhjet, nuk duhet të jetë vetëkënaqë­si për ne, që të themi i kemi votat e ‘ hajt shnet’. Përkundraz­i, kjo përkthehet në më shumë përgjegjës­i. Të gjitha shpjegimet që do i jepnim në sallën e Këshillit Bashkiak, tani nevojitet t’i bëjmë nëpër njësitë tona”, - tha ai.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania