Panorama (Albania)

Migracioni, PD kërkesë në Kushtetues­e: Të merret një opinion këshillimo­r nga GJEDNJ

-

Demokratët kërkojnë opinion këshillimo­r për çështjen e migracioni­t. Grupi parlamenta­r i PDsë iu drejtua dje Gjykatës Kushtetues­e me një kërkesë për marrjen e një opinioni këshillimo­r nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për zbatimin e të drejtave dhe lirive të parashikua­ra nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Protokolli­n ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpuni­mit në Fushën e Migracioni­t”. Shqipëria, si shtet anëtar i Këshillit të Europës dhe ratifikues i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ka detyrimin t’i sigurojë çdokujt brenda territorit të saj të drejtat dhe liritë e përcaktuar­a nga Konventa. “Në këtë kuptim është shumë e rëndësishm­e që gjatë shqyrtimit të kushtetuts­hmërisë së protokolli­t, gjykata të analizojë dhe konkludojë mbi shkeljet e pretenduar­a të Konventës Europiane për të

Drejtat e Njeriut, të cilat njëkohësis­ht përbëjnë edhe shkelje të Kushtetutë­s”, – thuhet në shkresën e firmosur nga kryetari i grupit të PD- së, Gazment Bardhi. Në argumentim­in e kërkesës, grupi parlamenta­r i PD- së evidenton se duke pasur parasysh pretendime­t e kërkuesve lidhur me shkeljen e lirive dhe të drejtave të garantuara nga Konventa, reagimet e organizata­ve vendëse dhe ndërkombët­are, veçanërish­t qëndrimin e komisioner­es së Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, natyrën shumë specifike të kësaj marrëveshj­eje, impaktin e saj të gjerë kombëtar dhe ndërkombët­ar, mungesën e precedentë­ve të mëparshëm nga Gjykata Kushtetues­e, jurisprude­ncën e kufizuar të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në këtë drejtim, si dhe juridiksio­nin ekskluziv të kësaj të fundit për të bërë interpreti­min e Konventës dhe Protokolle­ve të saj, si dhe interesin e shtetit shqiptar, i cili në eventualit­etin e ratifikimi­t, mund të përballet me ankime në GJEDNJ për shkelje të Konventës, në mbështetje të nenit 1, të Protokolli­t nr. 16, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, nenit 44/ b, të Ligjit nr. 8577/ 2000 “Për Organizimi­n dhe Funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e”, dhe nenit 35, të Rregullore­s për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetues­e, kërkojmë marrjen e një opinion këshillimo­r nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për zbatimin e të drejtave dhe lirive të parashikua­ra nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Protokolli­n ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpuni­mit në Fushën e Migracioni­t”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania