Panorama (Albania)

Ministria Antikorrup­sion, PD: Jemi më keq se 11 vite më parë

- POSTIMI I PLOTË:

Këshilltar­i për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, ka reaguar në lidhje me krijimin e Ministrisë së Antikorrup­sionit. Ai ka ngritur pyetjen nëse nevoja për krijimin e një ministrie të tillë ndikon që situata me korrupsion­in në vend është më keq se 11 vite më parë, për sa kohë që kjo qeveri nuk e mori një hap të tillë që pas ardhjes së saj në pushtet.

Ministria e re ( anti) korrupsion… “mullari i kampioneve” ekziston! 2013: Partia Socialiste erdhi në pushtet me shumë premtime ( nuk mbajti asnjë, përkundraz­i), një prej tyre ishte që do luftonte korrupsion­in, por nuk ngriti një ministri të posaçme për ta luftuar atë fenomen. Mesa duket, vetë qeveria socialiste e vlerësonte jo aq shqetësues atë fenomen sa t’i dedikonte një ministri të veçantë. 2024: Në vitin e 11 të qeverisjes, kryeminist­ri vendos ngritjen e Ministrisë Antikorrup­sion. Çfarë po ndodh? Jemi më mirë apo më keq sesa 11 vite më parë? 11 vite më parë tenderimet bëheshin me garë me të paktën 3 ofertues, ndërsa sot kryesisht me 1 ofertues, që fiton gjithmonë në kufi të fondit limit. 11 vite më parë nuk kishte asnjë PPP që gërryente paratë e buxhetit të shtetit, ndërsa sot lista e tyre është aq e gjatë sa s’di njeriu nga t’ia fillojë. 11 vite më parë shqiptarët nga emigrimi ktheheshin në Shqipëri, besonin te Shqipëria, ndërsa sot ikin me qindra çdo ditë se në këtë vend është vrarë shpresa për një jetesë të drejtë dhe dinjitoze. Mos ndoshta qëndrimet e mazhorancë­s qeverisëse që ata janë “kampionët” e luftës ndaj korrupsion­it janë thjesht propagandë dhe po pranojnë nën zë që kjo qeverisje e ka bërë m. t. n mullar? E vërteta mund të vonojë, por një ditë do të dalë ne dritën e diellit.

 ?? ?? Teliti: Është vrarë shpresa!
Teliti: Është vrarë shpresa!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania