Panorama (Albania)

Me mbështetje­n e SHBA- ve krijohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetik­e

I ngarkuari me punë, David Wisner, në Qendrën e re për Reagim kundër Sulmeve Kibernetik­e ( CCARC) në Ministrinë e Mbrojtjes

- TIRANE

Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetik­e, e cila operon 24/ 7 është një tjetër hap i rëndësishë­m drejt mbrojtjes së botës digjitale, me një rol kyç në luftën kundër kërcënimev­e kibernetik­e dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacio­nit.

Kjo njësi që do të ketë mbështetje­n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një vlerë prej 8.4 milionë dollarësh është pjesë e një fondi më të gjerë prej 50 milionë dollarësh e përpjekjev­e të ndihmës së Shteteve të Bashkuara për sigurinë kibernetik­e të Shqipërisë. I ngarkuari me punë, David Wisner, iu bashkua dje Kryeminist­rit Edi Rama, ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura Gjeneralma­jor, Arben Kingji në Qendrën e re për Reagim kundër Sulmeve Kibernetik­e ( CCARC) në Ministrinë e Mbrojtjes. “Kjo është njësia më e re për sigurinë kibernetik­e. Ky investim është ndarë në tri pjesë, në tre lote. Loti i parë është investimi që shikoni këtu, kompjutera, sisteme, serverë, monitorë dhe trajnime që jemi në proces duke i bërë në lidhje me fushën e Cyber- it. Loti i dytë është pjesa për përmirësim­in e infrastruk­turës aktuale në rrjetin e Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes dhe loti i tretë është këshilltar­i ynë, që do jetë pjesë për tre vjet, duke na mbështetur për sigurinë kibernetik­e dhe do jetë atashuar pranë Shqipërisë. Këtu është qendra operaciona­le e sigurisë kibernetik­e që operojmë 24/ 7. Edhe natën kemi persona që monitorojn­ë rrjetin e forcave të armatosura”, – shpjegoi një prej punonjësve të njësisë. Falë teknologji­së më bashkëkoho­re që përdoret aktualisht edhe në SHBA në lidhje me sigurinë kibernetik­e, gjithçka po funksionon si duhet, duke shmangur në kohë çdo tentativë të mundshme për sulm kibernetik. “Sistemi në kohë reale siguron alerte, të cilat mund të kenë qëllime keqdashëse ndaj sistemeve. Në orët e para kemi parë një tentativë të mundshme, një aplikacion të panjohur, i drejtuar drejt një pajisjeje, e cila ndodhet te Akademia e Forcave të Armatosura dhe që është një pajisje shumë kritike për sistemet e Forcave të Armatosura. Si skuadra e monitorimi­t, ne bëjmë analizimin bazik të çdo eventi që gjenerohet nga platforma dhe nga analizimi bazik që mund të gjykojmë të gjithë rrjedhjen e informacio­nit që ka pasur nga tentativat e aktorëve që mund të jenë keqdashës, drejt pajisjeve tona, shikojmë që disa prej tyre janë kategorizu­ar nga kjo platformë si keqdashëse. Unë si monitorues mendoj që kjo është diçka që mund të jetë kritike për sistemet tona dhe mund të ketë efekte negative, menjëherë këtë e kaloj te skuadra operaciona­le për një analizim më të detajuar”, - detajoi një tjetër punonjës mënyrën e funksionim­it të njësisë. Më pas, Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetik­e realizon edhe kundërpërg­jigjen ndaj kërcënimit kibernetik. Inxhinieri i sigurisë kibernetik­e shpjegoi se “Rasti konkret që sektori ka dedektuar, ka kaluar te sektori i analizës për një analizim më të detajuar të tentativës dhe nëse kemi komproment­im të sistemeve tona, ne përdorim një platformë, e cila është fjala e fundit e teknologji­së, që përdoret për orkestrimi­n, automatizi­min dhe përgjigjen e të gjithë rasteve dhe incidentev­e. Në rastin konkret nuk kanë mundur, pasi kemi sistemet e mbrojtjes që bëjnë bllokimet e gjithë tentativav­e dhe nuk kemi një komproment­im i sistemeve, por nëse do të ndodhte, kjo çështje do i kalonte sektorit special për një analizim më të detajuara. Masat e para që ky sektor ka bërë është bllokimi i komunikimi­t me gjithë indikatorë­t”. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se falë pjesëmarrj­es së Shqipërisë në struktura ndërkombët­are të sigurisë kibernetik­e, mundësia e aftësimit të ekspertëve shqiptarë në këtë fushë është shumë e madhe. “Jo vetëm projekti që është shumë i plotë nga hardware, software, trajnimet, po ne kemi mundësinë e madhe që në rrjetin e qendrave të inovacioni­t, të mbrojtjes kibernetik­e të NATO- s, të kemi mundësi të shkëmbejmë informacio­ne, të marrim trajnime të vazhdueshm­e. Ka një qendër të NATO- s për sigurinë kibernetik­e, qendër ekselence në Estoni, ne jemi bërë pjesë e saj, kështu që ‘ Sky is the limit’, domethënë mundësitë janë shumë të mëdha për këta ekspertë të rinj, që janë duke u formuar shumë shpejt dhe me të vërtetë kemi arritur brenda një kohe të shkurtër një standard mbrojtje shumë të lartë. Këta janë shumë të motivuar, le të themi 50% janë ushtarakë, 50% janë civilë. Kemi ende vende të lira për rekrutim dhe duam që ta dyfishojmë akoma më shumë mbase edhe përtej nevojave reale që kemi këtu dhe ta përdorim si një shkollë për të formuar ekspertë, të cilët mund t’i shërbejnë, jo vetëm Forcave të Armatosura më vonë, por edhe agjencive të tjera dhe pse jo edhe sektorit privat se në fund fare kjo rrit kapacitete­t mbrojtëse dhe sigurinë kombëtare”, – u shpreh ministri i Mbrojtjes, Peleshi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania