Panorama (Albania)

Mbrojtja, vijnë helikopter­ët e parë “Black Hawk”

-

Ditën e shtunë, Shqipërisë i mbërritën helikopter­ët e parë UH- 60 “Black Hawk”. Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA- ve në Tiranë shprehet se helikopter­ët do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë. Po ashtu, theksojnë se do të mbështesin lëvizjet logjistike të NATO- s për operacione dhe stërvitje. “Mbërritje historike e helikopter­ëve të parë ‘ UH- 60 Black Hawk’ të Shqipërisë. Një avion transportu­es C- 17 i Shteteve të Bashkuara erdhi në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopter­ë ‘ Black Hawk’, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA- ve. Helikopter­ët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim- shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO- s për operacione dhe stërvitje. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partnerite­tin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes”, - thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë. Kurse dje u krijua njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetik­e, me një rol kyç në luftën kundër kërcënimev­e kibernetik­e dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacio­nit. Kjo njësi do të ketë mbështetje­n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të funksionoj­ë falë ekspertizë­s së specializu­ar të profesioni­stëve dhe teknologji­së së përparuar. Kryeminist­ri Edi Rama ishte në Ministrinë e Mbrojtjes në inaugurimi­n e njësisë së re, si dhe për të ndjekur nga afër mënyrën e funksionim­it të saj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania