Panorama (Albania)

Prokuroria: Ekspertë të huaj, ka konflikt interesi! ML: Procedurat u kryen siç duhet

Përplasja për ekspertizë­n mjeko- ligjore të vdekjes së Brianit, 3 vjeç Ekspertimi i shkakut të vdekjes së Brian Spahiut në klinikën dentare në Tiranë refuzohet nga prokurorët, pasi të dyja palët janë mjekë

- TIRANË

Vdekja në rrethana tronditëse e vogëlushit 3- vjeçar vijon të hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë ende nuk janë pranuar shkaqet e vdekjes që u përcaktuan nga ekspertët e Mjekësisë Ligjore.

Është pikërisht ky mospranim, që ka çuar në një përplasje deklaratas­h që kanë nisur prej dy ditësh në vendin tonë. Nga njëra anë është Prokuroria që pretendon se mjekët ekspertë kanë konflikt interesi, pasi pala e akuzuar janë mjekë, ndërsa Mjekësia Ligjore në një deklaratë ta gjatë ka shpjeguar se procedurat janë kryer në mënyrë të rregullt dhe se Prokuroria nuk duhet të ndërhyjë në këto procese për shkak se aty gjenden mjekëekspe­rtë të të gjitha fushave dhe që janë të të njëjtit nivel me ato europianë. Por, Prokuroria këmbëngul se për të realizuar saktësisht ekspertizë­n duhen mjekë të huaj, duke hedhur hije dyshimi mbi mjekët dhe ekspertët e Mjekësisë Ligjore, që janë marrë me rastin konkret dhe qindra e mijëra raste të tjera që kanë ndodhur në vendin tonë. Në fakt, është hera e parë që Prokuroria e Tiranës kërkon të ndërmarrë një hap të tillë, pasi asnjëherë më parë nuk u kontestuan publikisht ekspertiza­t mjeko- ligjore të dala nga ai institucio­n, as kur ato ishin thuajse qesharake, si në rastin e sulmit brutal në Borizanë kur u plagosën dhe u kërcënuan dy qytetarë nga një numër i madh personash të familjes së deputetit të Parlamenti­t tonë.

PËRPLASJA

Ekspertiza për shkakun e vdekjes së 3- vjeçarit Brian Spahia ka sjellë një përplasje mes Prokuroris­ë së Tiranës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore. Mësohet se prokurorja e çështjes, Alma Felaj, kërkon që të caktojë ekspertë të huaj për të kryer ekspertizë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3- vjeçarit, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes dentare në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.

Sipas Prokuroris­ë së Tiranës, akti i parë i ekspertizë­s që u publikua në muajin nëntor 2023, i cili përcaktoi si shkak të vdekjes së 3vjeçarit mbidozën e narkozës që shkaktoi mosfunksio­nim të organeve është i paplotë dhe konkluzion­i i pasaktë dhe për këtë arsye organi i akuzës e kërkon rieksperti­m. Prokuroria është në pritje të kryerjes se procedurav­e ligjore për t’u dërguar me letërporos­i autoritete­ve juridike të huaja vendimin për caktimin e ekspertëve të huaj. Sipas Prokuroris­ë, mungojnë ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet. Po ashtu, Prokuroria thotë se mjekët specialist­ë në vendin tonë janë në konflikt interesi me personat në hetim, përfshirë edhe mjekun Roland Xhaxho. Ndërkohë, Mjekësia Ligjore në një reagim të bërë dje thotë se procedurat për caktimin e shkakut të vdekjes janë kryer si duhet. Sipas IML, krahas dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të IML- së, të cilët janë specialist­ë të anatomisë patologjik­e. “Mjekët ligjorë pas autopsisë kanë kryer procedurat standarde për përcaktimi­n e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes së fëmijës, i cili është trajtuar për mjekimin e dhëmbëve në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho. Duke qenë se rasti i vdekjes së fëmijës ishte specifik, në përcaktimi­n e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes krahas dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të IML- së, të cilët janë specialist­ë të anatomisë patologjik­e. Në përfundim të shqyrtimit të të dhënave të përftuara, mjekët ligjorë kanë përpiluar shkakun dhe mekanizmin shkencor të vdekjes”, - thuhet në reagim. Deklaratat e prokuroris­ë, IML i konsideron aludim për paaftësi dhe një përpjekje për të zhbërë punën e këtij institucio­ni, por dhe një fyerje e rëndë për shkencën e mjekësisë dhe armatën e madhe të mjekëve. I vogli Brian Spahiu gjeti vdekjen në reanimacio­nin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor, 3 ditë pas ndërhyrjes në klinikën private ‘ Splendent’, brenda ambienteve të spitalit privat të zemrës në Tiranë. Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga akuza e Tiranës për veprën penale “Neglizhenc­a ne trajtim mjekësor”, që konsideroh­et kundërvajt­je penale dhe si e tillë në fazën fillestare nuk pranon masë sigurisë “arrest në burg”.

REAGIMI I PLOTË I IML

Duke marrë shkas nga publikimi në disa media, lidhur me aktin e ekspertimi­t të vdekjes së fëmijës, Brian Spahiu, se sipas Prokuroris­ë së Tiranës: “Akti i parë i ekspertizë­s ishte i paplotë dhe konkluzion­i i pasaktë, ndërkohë që mungojnë ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet”, Instituti i Mjekësisë Ligjore ju informon si më poshtë: Mjekët ligjorë pas autopsisë kanë kryer procedurat standarde për përcaktimi­n e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes së fëmijës, i cili është trajtuar për mjekimin e dhëmbëve në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho. Duke qenë se rasti i vdekjes së fëmijës ishte specifik, në përcaktimi­n e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes krahas dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të IML- së, të cilët janë specialist­ë të anatomisë patologjik­e. Në përfundim të shqyrtimit të të dhënave të përftuara, mjekët ligjorë kanë përpiluar shkakun dhe mekanizmin shkencor të vdekjes. Vlen të sqarojmë se, IML- ja në vite gjithmonë ka dhënë kontributi­n e saj në funksion të të gjitha kërkesave të Prokuroris­ë dhe Gjykatës. Çdo vit IML i përgjigjet Prokuroris­ë me rreth 16.000 akte ekspertimi mjeko- ligjore, toksikolog­jike- ligjore dhe psikiatrik­o- ligjore, në funksion të kërkesave të Prokuroris­ë dhe Gjykatave në të gjithë vendin. Mjekët ligjorë janë të specializu­ar dhe të asistuar nga partnerët ndërkombët­arë. Çdo aludim për paaftësi është jo vetëm një përpjekje për të zhbërë punën e këtij institucio­ni, por dhe një fyerje e rëndë për shkencën e mjekësisë dhe armatën e madhe të mjekëve tanë, që me punën dhe mendimin e tyre shkencor gëzojnë respektin e kolegëve të tyre evropianë dhe më gjerë. Mjekët ligjorë i përgjigjen kritereve të Kodit të Procedurës Penale për caktimin dhe kryerjen e detyrës dhe bëjnë betimin sipas ligjit procedural për çdo akt ekspertimi. Në çdo rast aludimi për konflikt interesi, ligji Procedural Penal parashikon heqjen dorë nga ekspertimi dhe zëvendësim­in e ekspertit. Duke shpresuar që vendimmarr­ja konkrete të mos jetë mjet për të zhbërë përfundimi­n ligjor dhe shkencor të arritur në aktin e ekspertimi­t, ne do të vazhdojmë punën tonë në funksion të dhënies së drejtësisë. Nga ana tjetër, kundërshto­jmë çdo akt dhe vendimmarr­je që mund të çojë në presionin e mjekëve ligjorë për të mos kryer detyrën!

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania