Panorama (Albania)

Hakmarrja, kërkohet eliminimi i kushëririt të Aleksandër Sadikajt

Nuk ndalen përplasjet e grupeve të Tepelenës, qëllohet i afërmi i të vrarit me minë të telekomand­uar. Policia hedh para për informacio­n

- TIRANË

Orëve të vona të së premtes, policia e Tiranës bëri me dije se një person ishte plagosur në këmbë, por ishte jashtë rrezikut për jetën në spital.

Më pas shtonte se grupi hetimor gjendej në vendin e ngjarjes dhe po punonte për zbardhjen e ngjarjes. Por, konkretish­t nuk u bë me dije se kush ishte personi i shënjestru­ar, madje shumë orë më vonë u mësua se bëhej fjalë për një atentat mafioz dhe madje mjeti i autorëve ishte gjetur duke u djegur në zonën e Yzberishti­t. Personi që për fatin e vet i shpëtoi asaj prite, në fakt ishte një emër jo dhe aq i njohur për historitë e tij, por në lidhje me atë çka përfaqësoj­në njerëzit e afërt të tij në një nga përplasjet më gjakësore të viteve të fundit në vendin tonë, por edhe jashtë tij. Zamir Kalemi u qëllua me breshëri kallashnik

ovi, nga një mjet në lëvizje, ai mundi t’u shmangej plumbave, duke mbetur i plagosur vetëm në këmbë. Policia kërkoi për më shumë se 24 orë për vrasësit, por si gjithnjë ata ikën në drejtim të paditur, duke iu lënë vetëm makinën e djegur në një tjetër lagje të Tiranës, jo shuma larg vendit të vrasjes.

Shënjestra mësohet se është djali i hallës së Aleksandër Sadikajt, të riut që u vra në një akt monstruoz në afërsi të TEG, pak kohë më parë. Policia dhe prokuroria duke tentuar të hetojnë vrasjen e tij me minë të telekomand­uar, gjetën lidhje dhe fakte me ngjarje të mëparshme që shkonin deri në Greqi, por një atentat në Tiranë do të turbullont­e edhe më shumë hetimet e tyre. më vonë lidhjet e fakteve dhe të informacio­neve treguan se vrasjet ishin hakmarrje që vinin nga përplasjet e grupeve të Tepelenës.

HETIMI

Grupi hetimor që po heton atentatin e të premtes

ndaj Zamir Kalemit i cili mbeti plagosur, ka mundur t’i marrë detaje në dëshminë e 35- vjeçarit që mund të rezultojë indicie të rëndësishm­e për hetuesit që po merren me zbardhjen e ngjarjes. Në dëshminë paraprake, marrë nga Policia e Tiranës, lidhur me dinamikën e ngjarjes por edhe dyshimet që ai mund të kishte mbi agresorët, burime konfirmojn­ë se Kalemi nuk ka përmendur emra konkretë, por kanë dhënë detaje me vlerë për policinë që të shkojë drejt identifiki­mit të autorëve. I plagosuri ka rrëfyer me detaje zonat ku ka lëvizur ditët e fundit, oraret dhe personat me të cilët është takuar. Nisur nga kjo shërbimet e departamen­tit të krimeve në Policinë e Tiranë kanë nisur kontrollin në terren dhe sekuestrim­in e pamjeve filmike në zonat ku ka lëvi

zur i riu. Në këtë mënyrë, blutë kërkojnë konstatimi­n e automjetit të përdorur në ngjarje, ndjekjen e lëvizjeve të tij apo personave të tjerë që mund të kenë qenë në rolin ndihmës, qoftë për sigurimin e informacio­neve por edhe për dhënien e ndihmës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas krimit. Një ditë më parë, policia vuri në dispozicio­n shifrën prej 15 mijë eurosh si shpërblim për këto jep informacio­n të vlefshëm. Zamir Kalemi i shpëtoi mrekullish­t një atentati mbrëmjen e së premtes në Tiranë, edhe pse ndaj tij u derdh breshëri kallashnik­ovi nga një makinë në ecje, teksa ai udhëtonte me “Smart”. Kalemi është kushëriri i Aleksandër Sadikajt të ekzekutuar në 2022 në Tiranë, vrasje që ka pasur me eliminim e biznesmeni­t sarandjot, Edmond Papa.

 ?? ?? Automjeti i Zamir Kalemit pas atentatit
Automjeti i Zamir Kalemit pas atentatit
 ?? ?? Zamir Kalemi
Zamir Kalemi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania