Panorama (Albania)

Ekzekutimi i Gëzim Sinomatajt, policia: 30 mijë euro për informacio­n për autorët

-

Policia e Vlorës ka bërë me dije se ofron 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacio­n që do të ndihmojë në identifiki­min e autorit/ ëve të ekzekutimi­t me snajper të Gëzim Sinomatit. 23- vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e 7 janarit 2024 në lagjen “Hajro Çakërri” afër Poliklinik­ës në qytetin bregdetar. Ndërkohë hetimet e thelluara dhe kontrollet e pandërprer­a vijojnë, policia ka ftuar qytetarët që mund të kenë informacio­n të vlefshëm që mund t’i çojë në identifiki­min e autorëve që të telefonojn­ë në numrin 0694173022. Në njoftim theksohet se personave që japin informacio­ne, u garantohet anonimitet­i. “Lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 07.01.2024, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç, grupi i posaçëm hetimor vijon veprimet e thelluara dhe kontrollet e pandërprer­a për zbardhjen dhe dokumentim­in e saj. Në këtë kuadër, DVP Vlorë fton qytetarët që të japin informacio­n për këtë ngjarje dhe ofron shpërblimi­n 30 000 euro, për çdo informacio­n të vlefshëm që do të çojë në identifiki­min dhe kapjen e autorëve. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vë në dispozicio­n të qytetarëve numrin e telefonit 0694173022, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonues­i”, - thuhet në njoftimin zyrtar. Për kapjen e autorëve të vrasjes mafioze të ndodhur në Vlorë, policia, FNSH dhe RENEA prej ditësh kanë blinduar qytetin bregdetar. Drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullak­u ka ngritur një grup të posaçëm për hetimin e ngjarjes. 23vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua me snajper mbrëmjen e së dielës më 7 janar 2024, teksa kishte dalë në ballkonin e katit të tretë të banesës së tij për të pirë një cigare. Varrimi i të riut u bë më 9 janar, ku mori pjesë edhe babai i tij Sokol Sinomati, i njohur si “buzëderri” ish- anëtar i bandës së Gaxhait në Vlorë. Ky i fundit i larguar nga Shqipëria në 2017- n ndodhej në burg, pas arrestimit të tij në 2021 në Belgjikë, për çështje droge. Shoqërimi i tij nga burgu drejt vendit ku u bë varrimi u bë nën masa të rrepta sigurie. Deri më tani, një nga pistat që po hetohet për ngjarjen është hakmarrja. I riu që u ekzekutua kishte ardhur nga Belgjika dy herë brenda muajit, sepse i vdiq gjyshja dhe kishte vendosur të priste edhe të atin,

që thuhet se do të dilte nga burgu për pak ditë. Policia nuk ka rënë ende në gjurmë të autorëve, që dyshohet të jenë tre. Dyshohet se qitja me snajper është bërë nga sedilja e pasme e automjetit tip “BMV” që u gjet e djegur rreth 1 orë pas ekzekutimi­t. Më pas u zbulua se ishte vjedhur në Shkodër.

 ?? ?? Gëzim Sinomataj
Gëzim Sinomataj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania