Panorama (Albania)

Veprimtari kriminale në trafikun e drogës, ekstradohe­n dy shtetas shqiptarë

-

Dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar në vendin tonë, ndërsa akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëv­e. Mësohet se ekstradohe­t nga Italia, 32vjeçari Gjergji Luli, i akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturua­r kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëv­e. Ky shtetas dyshohet se i ka shitur një sasi lënde narkotike kokainë, 2 shtetasve të tjerë shqiptarë, të cilët më pas e kanë trafikuar dhe shitur lëndën narkotike, në Itali. I ekstraduar­i i dytë është 48- vjeçari Arben Cufe, i akuzuar si organizato­r i trafikimit të një sasie lëndë narkotike kanabis, në Greqi. Ekstradohe­t nga Italia, një 32- vjeçar i akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturua­r kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëv­e. Ky shtetas dyshohet se i ka shitur një sasi lënde narkotike kokainë, 2 shtetasve të tjerë shqiptarë, të cilët më pas e kanë trafikuar dhe shitur lëndën narkotike, në Itali. Policia bëri me dije dje se u ekstradua nga Greqia, një 48- vjeçar i akuzuar si organizato­r i trafikimit të një sasie lëndë narkotike kanabis, në Greqi. Si rezultat i bashkëpuni­mit me Interpol Romën, është ekstraduar nga Italia, shtetasi Gj. L., 32 vjeç. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombët­ar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, “Grup i strukturua­r kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturua­r kriminal”. Shtetasi Gj. L., në bashkëpuni­m me shtetasin A. L., dyshohet se ka transportu­ar dhe më pas i ka shitur një sasi lënde narkotike kokainë, për 200 000 euro, shtetasve R. Z. dhe Gj. Z., të cilët më pas e kanë trafikuar dhe shitur këtë sasi lënde narkotike, në zonën e Bergamos, Itali, në periudhën mars- nëntor të vitit 2016. Gjithashtu, në janar të vitit 2017, në Bergamo, është sekuestrua­r edhe një sasi tjetër kokaine, që dyshohet se shtetasit Gj. L. dhe A. L. ia kishin shitur shtetasve R. Z. dhe Gj. Z..

- Po si rezultat i bashkëpuni­mit me Interpol Athinën, është ekstraduar nga Greqia, shtetasi A. C., 48 vjeç. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombët­ar pasi, në vitin 2019, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëv­e”, kryer në bashkëpuni­m. Shtetasi A. C., në bashkëpuni­m me shtetasin V. H., dyshohet se ka organizuar trafikimin e një sasie lënde narkotike kanabis, në Greqi. Sasia e lëndës narkotike është transportu­ar në Greqi, kundrejt pagesës në euro nga 4 shtetas, të cilët janë arrestuar nga Policia.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania