Panorama (Albania)

“Ka një element tronditës, autori e ka kuptuar përmasën e krimit”

Kriminolog­u grek flet pas vrasjes së 33- vjeçarit shqiptar nga kunati Ngjarja e rëndë në Volos vijon të tronditë opinionin grek. Babai i vajzës së abuzuar nga vëllai i gruas kërkon mbrojtje nga dy avokatë

- GREQI

Zbulime të reja dalin në “dritë” për publikun për vrasjen e ndodhur të martën e kaluar në Volos, kur një 50- vjeçar shqiptar vrau kunatin e tij, 33vjeçar, pasi vajza e tij dëshmoi se viktima e kishte përdhunuar prej moshës 9- vjeçare dhe se i kërkonte para që të mos zbulonte video dhe foto që kishte regjistrua­r për veprimet e pahijshme ndaj saj.

I akuzuari pritet të dalë para hetuesisë të hënën në orën 12.00, ndërsa para avokatit ka rrëfyer të tij se është penduar. 50- vjeçari, i cili ndodhet në qendrën e paraburgim­it 24 orët e fundit, i ka kërkuar kriminolog­ut të njohur Alexis Kougia që të merrte mbrojtjen e tij – së bashku me avokatin aktual Michalis Vassilikos. Kështu, z. Kougias pranoi kërkesën e të pandehurit dhe të familjarëv­e të tij. “Autori i ka kuptuar përmasat e pasojave të veprimit dhe e vetmja gjë që e shqetëson është e ardhmja e fëmijëve të tij. Ai pyet vetëm për fëmijët dhe shqetësohe­t se si do të jetojnë pasi ai ishte mbështetës i tyre. U ka dhënë siguri në jetë, i ka mbështetur financiari­sht”, - tha avokati i autorit. 18- vjeçarja që akuzoi viktimën 33- vjeçar si zhvatës dhe përdhunues fëmijësh ka në krah dy motrat e saj. Sipas mediave vendëse, janë marrë deklarata dhe kanë konfirmuar fjalët e motrës së tyre, ndërsa sipas z. Vassilikos, nga hetimi ka rezultuar se edhe persona të tjerë e dinin se çfarë po ndodhte dhe do të thirren për të dëshmuar. 18vjeçarja aktualisht po merr mbështetje nga një psikolog për të menaxhuar ngjarjet që kanë shënuar fëmijërinë e saj. Gruaja e viktimës nuk ka dhënë ende një deklaratë, por ka deklaruar një padi civile.

FAKTE TË REJA PËR RASTIN

Në një prononcim për televizion­in ASTRA, Alexis Kougias tha se “ka një element tronditës” në çështjen që pritet të zbardhet në ditët në vijim. “Ka një element tronditës, që është element zyrtar. Nuk dua të zbuloj asgjë më shumë. Megjithatë, ka një element që në një moment të padyshimtë, para se njeriu që unë mbroj të kryente aktin e kundërligj­shëm pasi kishte mësuar se çfarë po kalonte vajza e tij, vajza ia kishte treguar më herët profesorit të saj në universite­tin që ndjek”, - theksoi z. Kougias. Një rol të rëndësishë­m në zhvillimin e çështjes luan edhe pronarja e 18- vjeçares, e cila ka qenë ajo, që ka vënë në dijeni të atin për faturat e papaguara dhe qiranë dhe që kanë qenë arsyeja që babai të pyeste se çfarë po ndodhte. Pas një presioni të madh, 18- vjeçarja nuk e përballoi dot dhe vendosi të rrëfente makthin para të atit, por pa i treguar fillimisht se kush ishte autori. Pas shumë orësh presioni, ajo u dorëzua. “Do ta zgjidh”, - thuhet se i tha ai. Njëkohësis­ht persona nga ambienti i ngushtë i 18vjeçares nxjerrin në dritë fakte të reja. Një mik i vajzës raporton se 33- vjeçari e vizitonte në shkollë dhe e priste jashtë. “Ai vinte jashtë shkollës, priste gjithmonë që vajza të mbaronte mësimin. Më herët ai po ngacmonte vajza të tjera madje ajo kishte ndërhyrë dhe i kishte thënë të ndalonte atë që po bën se ajo është shumë më e vogël se ai. Dhe në përgjithës­i ka gjetur vajza nën 18 vjeç”, - rrëfen shoku i 18- vjeçares.

Frikë për viktimat e tjera Përveç mesazheve kërcënuese në celularin e vajzës ka edhe video dhe foto nga skenat e përdhunimi­t dhe për këtë pajisja është dërguar në laboratorë­t e mjekësisë ligjore për të nxjerrë të gjitha dosjet. Ana e 50- vjeçarit vlerëson, siç raporton “Tachydromo­s”, se nuk është vetëm vajza e tij 18- vjeçare ajo që ka rënë viktimë e 33- vjeçarit. “Është shumë e rëndësishm­e dhe dua ta theksoj që çështja nga ana e hetimit mjeko- ligjor është përcjellë në Selanik. Të shtënat ishin pa pikë, gjë që mbështet pretendimi­n e të pandehurit se ai mbante armën për ta detyruar të rrëfente atë që kishte bërë dhe e sulmoi. Është shumë e rëndësishm­e të shihet se cila është porta e hyrjes së plagës fatale, pasi prej andej vërtetohet distanca e përshkuar”, shton zoti Kougias.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania