Panorama (Albania)

Vit me "paterica" për fasonin, tkurrje porosish dhe ndalje të investimev­e

Kursi i këmbimit dhe rënia e porosive nga jashtë bartin krizën e industrisë. S'pritet rritje pagash, investime e rënie e papunësisë

- TIRANE

Fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve pritet të mbartin krizën që nisi vitin e kaluar edhe në vitin 2024, për shkak të vështirësi­ve të krijuara nga kursi i këmbimit dhe rënia e porosive nga jashtë.

Sipas analizës së "Monitor", pagat nuk do të rriten, nuk do të ketë investime, do të rritet papunësia, kurse rikuperimi pritet të nisë pas 6mujorit të dytë 2024. Fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve presin rënie të shitjeve, punësimit dhe investimev­e edhe për vitin 2024, për shkak të dobësive që ka sjellë kursi i këmbimit, rënia e kërkesës nga jashtë dhe kostot e larta të forcës së punës. Fabrikat lajmërojnë shkurtim të vendeve të punës nga 2030% në vitin 2024, kurse pritshmëri­të për rikuperim janë të turbullta. Vështirësi­të më të mëdha po i kalojnë fabrikat e këpucëve dhe të veshjeve intime, të cilat kanë humbur konkurrues­hmërinë në tregjet europiane. Ulja e porosive ka sjellë rënien e xhirove, ndërsa rënia e euros ka rrënuar fitimet e eksportues­ve. Në janar të vitit 2022, kursi mesatar i këmbimit të Bankës së Shqipërisë ishte 121.5 lekë, ndërsa në dhjetor 2022, me 114.9 lekë, dhe në fund të 2023- t arriti në rreth 104 lekë. Florian Zekja, nga Shoqata Pro- Eksport, thotë se rënia e eksporteve çdo muaj është dyshifrore dhe do të vazhdojë e tillë dhe në muajt e ardhshëm, dhe kursi i këmbimit është ndër shkaktarët kryesorë. Fabrikat presin që të ketë përmirësim në 6- mujorin e dytë të vitit, por vlerësimet vështirëso­hen nga ecuria që do të ketë në vijimësi kursi i këmbimit. "Kam pasur reduktim me 30% të xhiros, për shkak të tkurrjes së porosive në nivel global dhe po ashtu, disa muaj kemi operuar në humbje, e kombinuar kjo me efektin negativ të Euro. Vetëm në tremujorin e fundit kemi kaluar në fitim të vogël", - tha Eva Laro, nga kompania e prodhimit të këpucëve "Pro

Dyn", një nga më të mëdhatë në vend.

PUNËSIMI, RËNIE DYSHIFRORE

Fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve presin që punësimi të pësojë rënie dyshifrore në vitin 2024. Rënia më e madhe do të jetë në qarqe se sa në Tiranë. Gjergj Leqejza, i cili zotëron një nga fabrikat më të mëdha të prodhimit të veshjeve në Shkodër, "Albania Tricot", po planifikon të shkurtojë rreth 18% të punonjësve në vitin 2024. Ai tha kursi i këmbimit ka ndikuar në rënien të ardhurave, teksa kontraktor­i italian i veshjeve intime, "Cotonela", po redukton porositë në Shqipëri. Fabrika e "Cotonela" në Shkodër, që ishte më e madhja jashtë Ital

isë, tani është bërë jokonkurru­ese në çmime, për shkak të rritjes së pagës minimale me rreth 30% brenda vitit dhe rënies së vlerës së euros me 9% në vitin 2023. Sektori i industrisë përpunuese punëson rreth 71 mijë persona me pagë. Por numri i tyre pritet të reduktohet më tej në vitin 2024, si pasojë e krizës në sektor dhe faktorit demografik që po shkurton forcën e punës në mënyrë natyrale në njësitë e prodhimit të bazuara në krahun e punës. Kryetari i Shoqatës Pro- Eksport, Edvin Prençe, tha se ecuria e punësimit në sektorin fason do të jetë shumë dramatike dhe do të ketë ndikim social, sidomos në zonat rurale ku nuk ka aktivitete të tjera ekonomike

përtej sektorit manifaktur­ë të veshjeve dhe këpucëve. Shoqata po përballet çdo ditë me njoftime për rënien e punësimit sidomos në rrethe. Në Korçë, Shkodër dhe Fier ka të dhëna për mbylljen e shumë njësive të prodhimit dhe rritje të papunësisë gjithashtu. Në qarqe ka një rrjet të vogël linjash prodhimi dhe nuk ka mundësi që të bashkëpuno­jnë me njëra- tjetrën si në Tiranë, ku një fabrikë e vogël mund të marrë punë nga një më e madhe. Shkurtimet nga puna do të jenë më të mëdha në fabrikat e vogla, të cilat do t'i ndiejnë më shumë efektet e krizës. Ato zakonisht punojnë si nënkontrak­torë dhe do të mbyllen të parat kur furnitori përballet me rënie. Punë

simi në bizneset e industrisë hyri në krizë që në tremujorin e tretë të vitit 2022, kur rënia nisi me 0.2% pas një rritje me rreth 7% gjatë gjithë vitit. Përveç këtyre vështirësi­ve, sektori i industrisë po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për shkak të kushteve më të vështira dhe pagave rreth niveleve minimale, punonjësit e industrisë po zhvendosen drejt sektorëve të tjerë me paga më të larta. Ngjarjet pas luftës në Ukrainë, përveç çmimeve të larta, kanë rritur ndjeshëm kostot e prodhimit në Europë dhe tashmë shumë klientë europianë po kërkojë të zhvendosin prodhimin në vende të tjera si Uzbekistan­i, India dhe Afrika e Veriut. Kjo tendencë ka sjellë uljen e porosive në fabrikat shqiptare, duke bërë që disa nënkontrak­torë në industrinë e tekstilit të këpucëve të falimentoj­në.

PAGAT NUK DO RRITEN

Fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve nuk kanë plane për rritjen e pagave të punonjësve në vitin 2024, për shkak të vështirësi­ve që ka krijuar rënia e shitjeve dhe tkurrja e aktiviteti­t në tërësi. Paga minimale nga 30 mijë lekë në janar 2022 arriti në 40 mijë lekë në

prill 2023, nëpërmjet tre vendimeve. Paga minimale në vendin tonë përcaktohe­t me vendim qeverie, ndaj rritja me 30% e saj në harkun e 15 muajve dhe e pakonsultu­ar i gjeti të papërgatit­ura fabrikat, të cilat po përballesh­in ndërkohë me humbjet që po krijonte rënia e euros. "Pagat janë temë shumë e ndjeshme. Sipërmarrë­sit e sektorit sigurisht dëshirojnë për punonjësit e tyre që të kenë paga sa më të larta, por ka një limit dhe duhet modernizim i impianteve prodhuese dhe orientim që bizneset të kenë mundësi për rritje pagash. Të rritet produktivi­teti, të rishikohet taksimi, të rritet numri i klientëve dhe të diversifoh­et prodhimi. Këto gjëra nuk kanë ndodhur, madje e kundërta. Sektori nuk është në gjendje të mbajë rritje të tjera të pagës, atë çfarë ka pasur mundësi e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë si një vend me ekonomi të lirë tregu", tha zoti Prençe. Znj. Laro, nga fabrika "Prodyn", tha se, rritja e pagave ka pasur ritme tepër të shpejta në dy vitet e fundit, duke na rritur kostot me ritme të shpejta". Ajo shtoi se nëse qeveria nuk rrit sërish pagën minimale, nuk do të ketë rritje pagash nga bizneset fason vitin që vjen.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania