Panorama (Albania)

"Big Brother" nis me sherre, dy aktorët krijojnë armiqësi, ironi dhe kunja mes vajzave

-

Situata në "Big Brother" është ndezur që mbrëmjen e parë të spektaklit. Duket se protagonis­tët e këtij formati, kanë hyrë të përgatitur dhe me strategjit­ë e tyre, duke përfituar nga çdo moment për të krijuar situata dhe përplasje. Edhe pse nata e parë për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nuk kanë munguar debatet në "Big Brother VIP". Shkak është bërë ndërrimi i Julit në dhomën e gjumit, gjest të cilin duket se aktorja Egla Ceno nuk e ka pëlqyer, duke i kërkuar të ndërrohet në banjë. Ajo ka hasur në rezistimin e Julit, i cili i ka thënë se do ndërrohet ku të dojë. "Po si mund të ndërrohesh, ne çuna dhe goca jemi komunitet tani. Ku ka s` dua mër burrë, është mungesë respekti mër Jul. Neve gocave nuk do na shohësh ndonjëherë duke ndërruar brekët në dhomën e gjumit, ndërkohë që jetojmë në komunitet. S` dua as unë të shoh këmbët e tua, as ti të miat", u shpreh aktorja. Sakaq, edhe Jul Deda ka vijuar me rezistencë­n e tij. "Po s` dua të shkoj në banjë, mbylli sytë. Po ça të bëj unë ty më vlla, ça problemi ke. Po s` po ndërroj brekët, dil andej mos shif". Përplasjet mes tyre nisën edhe ditën e djeshme, ku dy kolegët padyshim po pozicionoh­en përballë njëritjetr­it. Shkak janë bërë syzet e Eglës, që sipas saj, kanë humbur. Egla hodhi kunjë duke thënë se mund t'ia kishte marrë Juli, ndërsa ky i fundit tha se maksimumi mund t'ia kishte thyer. Mënyra sesi iu përgjigj Juli, Eglës nuk i pëlqeu dhe kjo e pyeti pse e ka inat. Pas disa batuta mes tyreve, gjithçka është mbyllur shpejt. Por, duket se Juli përplasje ka pasur edhe me Merin. Ka qenë

Juli ai i cili duket se nuk ka pranuar një shaka të Merit me emrin e tij. Aktori i humorit i ka kërkuar që kjo të jetë hera e parë dhe e fundit që Meri e bën një gjë të tillë. "Shaka ti me emrin tim mos bëj më. Unë kaq po të them, mos e zgjat më", është shprehur aktori. "Po ta thashë me shaka more, është problem yti nëse e merr ndryshe. Ke probleme me veten nëse e merr ndryshe, sepse ti e pe shumë mirë që është me shaka", iu përgjigj astrologia. Pjesë e këtij edicioni është edhe Rike Roci, bukuroshja shqiptare e cila është bërë e njohur nga paraqitja në kampionat evropian. Duket se për Riken nata e parë nuk ka shkuar pa incidente, pasi pati një tension të menjëhersh­me me Ilnisën. Sipas Rikes, Ilnisa i ka qeshur asaj në fytyrë, të cilën ajo e ka perceptuar si ironike dhe të pavend. Ky veprim ka nxitur një reagim të menjëhersh­ëm nga ana e Rikes, e cila nuk ka ngurruar të shprehë pakënaqësi­në e saj ndaj asaj që e ka konsiderua­r një lloj talljeje. "Unë po bëja shaka, unë kam humor të zi", shpjegohet Ilnisa. Kujtojmë se nga nata e spektaklit, Rike Roçi u favorizua nga "Vëllai i Madh". Pas sfidës së orëve të tëra në të ftohtë jashtë shtëpisë, Rikja mori si shpërblim biletat ( disa kthimi dhe disa jo) që do t'ua shpërndant­e banorëve të tjerë. Ajo përjashtoi nga një mundësi kthimi në shtëpi, Merin dhe Ilnisën dhe mes vajzave ka plasur debati. Rike i është drejtuar Ilnisës së nuk ia ka besën dhe për këtë arsye nuk i ka dhënë biletën "Lori Caffe". Por, më e ashpër u tregua me Merin, pasi i tha se nuk e konsideron më "VIP" se veten për të qëndruar në shtëpi. Ky debat vijoi edhe ditën e nesërme mes Merit dhe Rikes, ku tonet u ngritën përsëri.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania