Panorama (Albania)

"Kryet e ka si kungull Vrake", studiuesi Osja: Fishtën e helmoi Musolini

"E qerasi me kafe dhe raki", diktatori e ftoi për dekorim pastaj e helmoi. Mjekët konstatuan përmbajtje arseniku në gjakun e Fishtës

- ARBEN LAGRETA AT GJERGJFISH­TA

Atë Gjergj Fishta u helmua nga lideri fashist italian Benito Musolini pas ftesës që ky i fundit i bëri në Romë për ta dekoruar me qëllim që ta helmonte. Arsyeja e këtij veprimi barbar ishte sepse Fishta kishte thënë në mënyrë të shkujdesur në Shkodër, por edhe në Vatikan gjatë bisedave me miqtë dhe armiqtë për Musolinin se "ai e ka kryet si kungull vrake". Vetëm pak muaj pas vdekjes së tij në varrezën e kishës së Shirqit në Shkodër, në pranverë të vitit 1941, kanë ardhur me një makinë 2 ushtarakë italianë të SIM, e kanë zhvarrosur dhe i kanë marrë trupin ende të patretur me vete. Në vijim, këta të fundit e kanë transportu­ar në Romë, ku edhe e kanë djegur në bazë të urdhrit të dhënë nga Musolini, të cilit nuk i mjaftoi as eliminimi fizik i Gjergj Fishtës vetëm për një shpotitje, por egoja e tij prej diktatori duhej që të ngopej edhe me veprimin makabër të djegies së eshtrave të tij.

SHKODËR/ Që Atë Gjergj Fishta ishte helmuar nga Musolini këtë ka rreth një dekadë që e dija nga bisedat me qytetarë të moshuar shkodranë të cilëve u kishin folur për këtë fakt ende të panjohur priftat franceskan­ë që kanë jetuar deri në vitet 2000.

Por, jo vetëm ata. Po kështu dhe nga të njëjtët burime dija edhe faktin tjetër akoma më të rëndë se trupin e Fishtës e kishin zhvarrosur italianët vetëm pak kohë pas vdekjes dhe e kishin zhdukur. Një ngjarje e tillë mund të anashkaloh­ej apo edhe të fshihej nëse do t'i kishte ndodhur një njeriu të zakonshëm, por jo në rastin e një personalit­eti si Atë Gjergj Fishta me kontribute të shquara patriotike, si shkrimtar dhe si prelat i lartë fetar në Shkodër. Për fat të keq në vazhdën e një tradite jo të mirë në kryeqendrë­n e Veriut, Shkodër, sipas së cilës "ca po më duhet mua që të flas për këto gjana, le të merren të tjerët se janë gjana me zarar" etj. si këto, ky fakt i cmueshëm historik nuk shkoi përtej bisedave nën zë në Kafen e Madhe, në kafeteritë e Piacës, Gjuhadolit e Parrucës si dhe në bisedat konfidenci­ale në përgjithës­i të qytetarëve shkodranë që e përcillnin këtë kuriozitet te njëri- tjetri.

Ndërkohë, këtë informacio­n e verifikova në vitin 2017 gjatë një bisede të lirë me prof. Ahmet Osja ku nuk isha përgatitur për ta intervistu­ar. Për këtë i duhej gjetur rasti i përshtatsh­ëm edhe për një fakt.

PROF. AHMET OSJA

Profesori dhe akademiku i njohur i Insti

tutit te Misrit dhe Orizit ne Shkodër, Prof. Dr. Ahmet Osja ka ndërruar jetë para afro 4 vjetësh, në shkurt të vitit 2020. I nderuar edhe me titullin prof. Honoris Causa në disa universite­teve perëndimor­e në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerkiës ai ka qenë një ndër specialist­ët më të mirë të bujqësisë në Shqipëri por në të njëjtën kohë një mendje e ndritur me një bagazh shumë të gjerë kulturor që tejkalonte njohuritë në fushën e tij. Periudhën më të gjatë të karrieres së tij ai ka punuar si specialist dhe drejtues në Institutin e Misrit dhe Orizit në Shkodër deri në fillim të viteve 2000 kohë në të cilën edhe doli në pension. Në vitet ' 80 ka qenë deputet i Kuvendit Popullor në një legjislatu­rë ndërsa në vitin 1991 Ahmet Osja ka qenë ministër i Bujqësisë në qeverinë e parë postkomuni­ste Nano 1. Qytetarët shkodranë e mbajnë mend mirë ndershmëri­në dhe idealizmin që ai demonstroi në ato pak muaj kur ishte në detyrën e ministrit. Mjafton të përmend një detaj: Gjatë asaj periudhe, vajtje- ardhjet për fundjavë në Shkodër nga Tirana dhe në kthim prof. Ahmet Osja nuk i bënte me makinën e ministrit që i takonte me ligj, por me tren.

Nga viti 2000 dhe deri sa ndërroi jetë kisha miqësi personale me të sepse çdo herë që takoheshim, bisedoja dhe mësoja prej tij gjëra që nuk i dinte askush. Ahmet Osja shumë rrallë pranonte që të ulej për kafe apo çaj me të gjithë, sepse i pelqente që të fliste në këmbë dhe në lëvizje aq më tepër që ndalohej në rrugë nga 20 deri në 30 persona në ditë të cilët, kush më shumë e kush më pak donin që të përfitonin sado pak nga bagazhi i tij duke e respektuar dhe biseduar me të. Osja ishte erudit dhe me kulturë të gjerë njëlloj si një encikloped­i e gjallë dhe kishte një memorie kompjuteri­ke sidomos përsa i takon datave të ngjarjeve të ndryshme historike. Me të takohesha më shpesh në parkun e madh të gjelbëruar pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore të Universite­tit "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës që është shumë pranë pallatit ku banonte dhe ka mbetur i paprekur që prej shumë dekadash. Nuk mbaj mend që ai të mos më ketë dhënë shpjegime qoftë edhe për një nga pyetjet që i bëja, nisur edhe nga natyra ime kurioze. Deri pak ditë para se të ndërronte jetë prof. Osja vijonte regjimin e

tij të përditshëm duke studiuar çdo ditë deri rreth orës 2 pas mesit të natës në bibliotekë­n e tij, e cila radhitet si një ndër biblioteka­t familjare më të pasurat e profesorëv­e dhe akademikëv­e që ka nxjerrë Shkodra.

Kur prof. Osja po i mbushi të ' 80 i sugjerova që disa prej fakteve historike ende të panjohura që ai donte t'i botoja në shtypin e shkruar duke iu referuar atij, por ai nuk ishte dakord. Ia kërkova këtë edhe për faktin se gjatë gjithë kohës së gjatë të njohjes dhe miqësisë sonë ai kishte pranuar që të më jepte vetëm një intervistë për turizmin në Shkodër që u pat botuar në një gazetë të përditshme (" Sivjet do të duhej që të festonim 70- vjetorin e turizmit" gazeta "Tema", 2006). Por, kjo ishte shumë pak në raport me dëshmitë dhe faktet e panjohura nga askush në këtë vend që dilnin nga goja e tij gjatë këtyre bisedave me të që shkonin edhe me orë të tëra.

Sidoqoftë, kur në vjeshtën e vitit 2018, duke qenë edhe më i paduruar në kërkesën time të përhershme i thashë shkurt dhe prerë se "unë nuk mund të jem vetëm dëgjues i këtyre dëshmive por do t'ju regjistroj për pjesën e përgjigjev­e të pyetjeve të mia". Kësaj here, mbase edhe i lodhur nga këmbëngulj­a ime prof. Osja nuk kundërshto­i. Mesazhi i tij i koduar ishte i qartë. Unë nuk kisha pse të insistoja më në kërkesën time sepse tashmë e kisha lejen nga ai që t'ia publikoja prononcime­t. Por vetëm pas vdekjes së tij. Për arsye që i di vetëm ai dhe që i mori me vete. Ose thjesht sepse ashtu donte...

Teksa sot dëgjoj dhe ridëgjoj zërin e tij në diktofon më ka mbetur në kujtesë edhe një thënie që Ahmet Osja ma përsëriste shpesh, edhe në prani të ndonjë kolegu, të cilën atij ia kishte thënë një koleg dhe shkencëtar i huaj në një ndër udhëtimet e tij të shumta të profesioni­t jashtë shteti qysh para viteve ' 90: "Çdo personalit­et i çdo fushe, akademik apo profesor qoftë, do të ketë një mangësi në veprimtari­në dhe angazhimet e tij nëse nuk ka miqësi me një gazetar".

ATE GJERGJ FISHTA U HELMUA NGA BENITO MUSOLINI

Po zbardh citimin e drejtpërdr­ejtë të prof. Ahmet Osja që e kam të ruajtur në diktofon në lidhje me këtë fakt historik ende të panjohur për publikun shqiptar diku rreth vjeshtës së vitit 2018, prof. Ahmet Osja u prononcuar në mënyrë të plotë për këtë fakt të panjohur historik që unë e dija vetëm me të dëgjuar në Shkodër që prej vitit 2013 nga persona të tjerë dhe që më kishte intriguar kaq shumë. Nuk kisha se ku të gjeja një burim më të sigurtë informacio­ni sesa te kjo encikloped­i e gjallë në Shkodër.

Osja: "Fishta ka lindur më datë 23 tetor të vitit 1871 dhe ka vdekur më 30 dhjetor 1940 pak pas mesit të natës në 00: 46. E marrin dhe e varrosin në varrezat e kishës së Shirqit përtej fshatit Bërdicë. Vetëm pak muaj më pas në vitin 1941 kanë ardhur dy oficerë italianë me makinë në këto varreza, ia kanë nxjerrë trupin ende të paprishur nga varri dhe ia kanë djegur në Romë. Varrezat e Shirqit ku u varros Fishta janë përmbytur nga Drini dhe unë nuk arrij që të kuptoj sot se ku e kanë gjetur atë varr të paqenë të Fishtës ndonjë shoqatë, e cila bën homazhe gjoja para varrit të tij"

Gjithnjë sipas prof. Osja: "Kjo ndodhi për arsye se Atë Gjergj Fishta përgjatë vajtjeardh­jeve të tij në Vatikan kishte pasur rast që ta shihte nga afër në Romë Benito Musolinin. Ndërkohë, gjatë bisedave të lira Fishta është shprehur me shpoti dhe tallje për paraqitjen fizike të Benito Musolinit duke thënë për të ndërmjet të tjerash se "Ai ( Musolini- shënim) e ka kryet rrumbullak si kungull vrake" ( fshat pranë qytetit të Shkodrës- shënimi im A. L.).

Në kushtet e Shkodrës, të një qyteti të njohur edhe ndërkombët­arisht si një qendër e spiunazhit ku kryqëzohes­hin e madje vijojnë që të kryqëzohen edhe sot shumë interesa të Lindjes dhe të Perëndimit, fjala mori dhenë menjëherë nga hafijet me pagesë dhe ata vullnetarë dhe i shkoi në vesh pikërisht vetë të sharit, liderit fashist italian Benito Musolinit.

Gjatë kësaj bisede, e cila ka disa ndërhyrje të miat për tu përqëndrua­r vetëm në këtë fakt, për eliminimin fizik të Fishtës, Musolini përdori një metodë dinake e cila vijon që të jetë e suksesshme edhe sot e kësaj dite sidomos nga politika dhe diplomacia nëpërmjet shërbimeve sekrete.

Musolini e ftoi Fishtë në Romë në verën e vitit 1940 për ta dekoruar dhe gjatë audiencës

 ?? ??
 ?? ?? Benito Musolini
Benito Musolini
 ?? ?? At Gjergj Fishta
At Gjergj Fishta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania