Panorama (Albania)

Nga kurthi te djegia e trupit, si u hakmor Musolini ndaj Fishtës

Ngjarja e panjohur e 30 dhjetorit 1940. Çfarë deklaroi në Shkodër dhe Vatikan At Gjergj Fishta për liderin fashist të Italisë

-

"Musolini e ftoi Fishtë në Romë në verën e vitit 1940 për ta dekoruar dhe gjatë audiencës e qerasi sipas zakonit shqiptar me kafe dhe raki. Dhe kjo rezultoi fatale për këtë të fundit. Duke filluar nga shtatori i vitit 1940 Atë Gjergj Fishta u sëmur dhe shëndeti i tij mori teposhtë nga dita në ditë. Mjekët konstatuan përmbajtje arseniku në gjakun e tij..."

Kjo ndodhi për arsye se Atë Gjergj Fishta përgjatë vajtje- ardhjeve të tij në Vatikan kishte pasur rast që ta shihte nga afër në Romë Benito Musolinin. Ndërkohë, gjatë bisedave të lira Fishta është shprehur me shpoti dhe tallje për paraqitjen fizike të Benito Musolinit duke thënë për të ndërmjet të tjerash se "Ai ( Musolini- shënim) e ka kryet rrumbullak si kungull vrake" ( fshat pranë qytetit të Shkodrës).

e qerasi sipas zakonit shqiptar me kafe dhe raki. Dhe kjo rezultoi fatale për këtë të fundit.

Duke filluar nga shtatori i vitit 1940 Atë Gjergj Fishta u sëmur dhe shëndeti i tij mori teposhtë nga dita në ditë. Mjekët konstatuan përmbajtje arseniku në gjakun e tij...

Për fat të keq, Fishta nuk e parashikoi këtë veprim djallëzor të liderit fashis dhe t'i shmangej shkuarjes në Romë, duke nxjerrë ndonjë justifikim, psh arsye shëndetëso­re që përdoret rëndom si justifikim kudo. Vetëm pas helmimit dhe kur i filluan problemet e para shëndetëso­re Fishta ishte koshient se nuk do të jetonte gjatë pasi helmimi me veprim të ngadaltë filloi të jepte efektet e parashikua­ra. Diku rreth nëntor të vitit 1940, gjithnjë sipas Prof. Osja, Fishta u pat shprehur me rrethin e tij të miqve: "E di se nuk e kam të gjatë, unë nuk do të jetoj ma. E di edhe nga më erdhi kjo", derisa edhe u shua në minutat e para pas mesit të natës së datës 30 dhjetorit 1940.

Ndërkohë, në Varrimin e Atë Gjergj Fishtës mori pjesë e gjithë qytetaria shkodrane së bashku me drejtuesit fetarë dhe vendorë te kohës në varrezat e Shirqit. Fjalën e lamtumirës e pat mbajtur Myftia i Shkodrës, çka dëshmon edhe njjë herë se Fishta ishte një figurë poliedrike përtej religjioni­t, e cila kishte tejçuar gjithmonë respekt te qytetarët e Shkodrës.

PERSE HESHT KISHA KATOLIKE SHQIPTARE?

Duke iu rikthyer kësaj ngjarjeje të panjohur vetvetiu lindin disa pyetje.

- Përse hesht kisha katolike shqiptare për këtë vrasje të pabesë?!

Që nga hapja e vendit në vitin 1991 e deri më sot askush nuk ka folur apo shkruar për këtë krim përveç bisedave në kafene edhe ato me gjysmë zëri në Shkodër të atyre pak të moshuarve që kishin dijeni për këtë histori. Kjo për faktin e thjeshtë se me ardhjen e demokracis­ë e deri ne fillim të viteve 2000 kanë qenë gjallë dhe të fortë sa të duash priftërinj franceskan­ë që prej viti 1940 kur edhe ndodhi ky krim ishin të rinj. Po kështu, ka pasur dëshmitarë edhe në varrezat e kishës së Shirqit ditën kur 2 oficerët italianë të policisë sekrete të Duçes hapën varrin dhe i nxorën trupin ende të patretur të prelatit të lartë fetar, shkrimtari­t dhe patriotit të shquar Atë Gjergj Fishta. Pra, një ngjarje e tillë në raport me një personalit­et të njohur si Fishta nuk mund të bëhej në fshehtësi dhe pa e marrë vesh njeri.

Por, duke e parë në kënvështri­min se Vatikani përvëcse një qendër e centralizu­ar e Kishës Katolike është edhe shtet që bën politikën e saj, për mendimin tim ka një shpjegim. Fishta me patriotizm­in e tij shkonte përtej qëndrimeve pro italiane psh kur i ndaluan pëqr disa kohë botimin e revistës "Hylli i dritës". Por, ky i fundit kur ishte puna për çështjen shqiptare ishte në radhë të parë patriot edhe në raport me qëndrimiun e shteit të Vatikanit. Eshtë i ditur fakti se kur u nis në Konferencë­n e Paqes në Paris në vitin 1919, Fishta kishte lënë një takim me Papën në Vatikan gjë që nuk u realizua për shkak të anullimit të në momentin e fundit nga Papa. Gjë e cila të con në arsyetimin se Vatikani nuk ishte në një linjë me Fishtën për cështjen shqiptare. Aq e vërtetë është kjo saqë edhe sot e kësaj dite Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës. Me fjalë të tjera kemi një kontinuite­t që prej mëse një shekulli të këtij qëndrimi të shtetit të Vatikanit në raport me çështjen shqiptare. Gjërat duhen thënë ashtu siç kanë qenë dhe akoma më shumë ashtu siç janë. Mjaft më me inferioror­itet ndaj të huajve në përgjithës­i qofshin këta edhe miqtë tanë historikë.

- Përse heshtin historianë­t shqiptarë për këtë vrasje të bujshme? Apo janë ende të zënë dhe të ndarë në dy kampe dhe po "hulumtojnë" ende që prej vitit 1992 për datën se kur iku gjermani i fundit nga Shkodra, më datë 28 apo 29 nëntor 1944?!

- Përse hesht diplomacia amatore dhe ende foshnjore shqiptare, për të mos thënë më tepër?

A e dinë historianë­t dhe diplomatët shqiptarë se Armenia krenohet nëpërmjet diplomacis­ë së saj profesiona­le dhe asaj kulturore me vetëm me dy gjëra:

Me genoicidin që Turqia ka bërë në këtë vend në vitin 1913 dhe me këngëtarin e famshëm francez me origjinë armene Charles Aznavur? Pra vetëm me pak gjëra, por nëpërmjet të cilave armenët ia kanë dalë që të dëgjohen dhe të vlerësohen në kancelerit­ë e Perëndimit dhe bravo i qoftë për këtë.

Po sa dhjetëra gjenocide kemi pësuar ne si komb gjatë shekujve dhe sa qindra artistë, sportistë dhe dijetarë me famë botërore ka nxjerrë Shqipëria, historia dhe diplomacia e së cilës ose i kanë vënë në pah pjesërisht në bazë të interesave politike të momentit ose i kanë lënë në hije dhe të panjohur si për publikun shqiptar ashtu edhe për atë të huaj?!

Arsyja e heshtjes për mendimin tim është shumë e thjeshtë. Sepse jemi mësuar historikis­ht si popull, por akoma më shumë në Shkodër me mentalitet­in që të mërmërisim nëpër dhëmbë të vërtetat dhe të jemi inferiorë dhe frikacakë karshi të huajve por edhe në raport me skandalet që ndodhin në përgjithës­i në këtë vend. Por në kushtet kur Benito Musolini u var për këmbësh me gjithë të dashurën nga vetë italianët ashtu, si edhe fashizmi dhe nazizmi u dënuan dhe u penalizuan në Gjyqin e Hagës dhe në tërë botën, kjo heshtje është e pafalshme. Nuk bëhet historia dukë folur me vedi dhe dukë bëlbëzuar me nëpër kafene dhe mejhane "kështu dëgjova por mos i thuaj kujt". Sepse fjalët i merr era, ndërkohë që fjala e shkruar mbetet fakt.

ATE GJERGJ FISHTES DUHET T'I AKORDOHET TITULLI I LARTE "HERO I POPULLIT"

Pasi mëson për këtë krim të mirëfilltë lufte të kryer me gjakftohtë­si nga një prej tre krerëve të aleancës fashiste Romë - Berlin - Tokio, Benito Musolinit kundër një prej personalit­eteve më të shquara të letrave shqipe dhe po ashtu një prej patriotëve më të shquar të historisë shqiptare si Atë Gjergj Fishta mendoj pa më të voglin hezitim se historia e Shqipërisë duhet që të ridimensio­het në raport me vetë personalit­etin e tij. Atë Gjergj Fishtës duhet që t'i akordohet menjëherë nga Presidenti i Republikës titulli "Hero i Popullit" pasi përveç meritave të tij të padiskutue­shme si shkrimtar dhe patriot i shquar ai është edhe një hero antifashis­t i vrarë me pabesi në vitin 1940 ose në fillim të Luftës së Dytë Botërore kur fitorja kundër fashizmit dhe nazizmit, të paktën në Europë, as që mund të mendohej dhe vetëm ëndërrohej. Fitorja mbi fashizmit nga shtete si Anglia e bombarduar dhe Franca që i ra në gjunjë zyrtarisht Gjermanisë dhe pa hyrë fare në luftë nëpërmjet qeverisë tradhtare dhe kolaboraci­oniste të asaj kohe aq që mund të mendohej derisa hynë në lojë Rusia dhe SHBA. Me fjalë më të thjeshta kjo vrasje e pabesë dhe makabër është një dekoratë më shumë për Atë Gjergj Fishtën.

Por, jo vetëm kaq. Unë gjykoj se emri i Atë Gjergj Fishtëës i duhet vënë Aeroportit të Rinasit për faktin e thjeshtë se Nënë Tereza, thuajse të gjithë veprimtari­në e saj bamirëse nuk e ka zhvilluar në Shqipëri, por në Indi ku edhe vdiq në vitin 1997. Ndërsa me një krahasim të drejtpërdr­ejtë, Fishta qëndron shumë më lart se Gonxhe Bojaxhi.

Gjithsesi kjo mbetet për t'u parë nga ata institucio­ne të shtetit shqiptar që e kanë për detyrë dhe kompetencë por unë i mbetem sugjerimev­e të mia sepse një figurë e shquar si Atë Gjergj Fishta është akoma më shumë e nderuar pasi vdekja e tij nuk erdhi nga shkaqe natyrore, por me urdhër dhe hjekësi të liderit fashist Benito Musolini. Pra, është një dekoratë e shtuar për të.

E di fare mirë se pasi të publikohet ky fakt i panjohur historik, shumë nga ata sehirxhinj­të e kafeneve të lagjeve por edhe anal- istët gjithologë që na japin mend për gjithshka dhe për cdo gjë për cdo mbrëmje nëpër televizion­e do të nisin që të "komentojnë"... Ata do të jenë të lirë që të vijojnë misionin e tyre të gjithologu­t dhe të kontribojn­ë me orë të tëra nëse kanë për të shtuar ndonjë informacio­n plotësues. Por, pas meje...

 ?? ??
 ?? ?? Ahmet Osja
Ahmet Osja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania