Panorama (Albania)

Në Cërrush, te shtëpia e Mehmetit, Enveri hapi burgun e parë për komunistët

"Neki Ymeri, komandanti i Çetës Plakë, ishte i dënuari i parë me urdhrin e Tarasit"

- MYSLIM PASHAJ ... Vijon nga numri i kaluar

ENVER HOXHA I MJEGULLËS Mehmeti ishte përgatitur që ta përcillte vet Tarasin gjer tek vahu i takimit historik. U nisën për ta bërë zbritjen e kodrës, në këmbë. Pas vinte kali i zgjedhur nga Golimbasi, që do ta merrte me vete, dy roja personale dhe katër territoria­lë të Vlorës, që përbënin një eskortë.

Tarasi shikoi nga pas dhe u habit nga kjo përcjellje ceremonial­e, që po i bëhej, e cila ishte kaq e pazakontë. "Shoku Vjosa!", tha dhe u ndal. "Ç'është e gjitha kjo! ë Unë kam ardhur në këmbë, kështu u ngjita në shpellë të Tragjasit, për të kërkuar se ku ishin Fraksionis­tët, kështu do ta bëj edhe dhe udhën e kthimit!". Vjosa u kapit në vete, e s'i kishte mbetur pikë gjaku në fytyrë nga ajo përgatitje, që ia kishte blatuar. Fytyra e Tarasit mori një pamje më të ndritur, një lloj gëzimi dhe shenjtërim­i që po e rrethonte ndaj, befas, ai ngriti kokën nga mali i Kudhësit, skicoi rrugën e kthimit e cila po e joshte sepse ishte tjetërsoj. A mos ishte kjo një përcjellje beteje lufte me fitore, jo ndaj Fraksionit, por ngadhnjimi që kishte realizuar, duke mposhtur Mehmet Shehun… Ky ishte një mëngjes i grirë! Te buza e vahut, Vjosa uli sytë. Në drejtim të Majës së Tartarit po zbriste mjegulla mistike e malit. Ata nuk takuan duart e kjo ndodhi natyrshëm, sikur të mos gjendej një ditë tjetër që të takoheshin. Tarasi po hidhej mbi kalin e kuq. "Vdekje Fashizmit!", tha Mehmeti kur kali kishte kthyer shpinën. Ishte një ditë e re, që nuk ia kish rrokur mendja, se do të ndodhte kaq shpejt, sidomos në kohë lufte, si kjo. Rojat dhe Territoria­lët u zbathën shpejt e shpejt dhe hynë në ujë, për t'i prirë eskortës. Vjosa tundi kokën, kapërdiu pështymën, aq sa kish mbetur, dhe u kthye në drejtim të shtëpisë, në krahët e një dëshpërimi të thellë. Në gjithë jetën e tij Mehmeti, kishte menduar për përmbysjen e klasave shfrytëzue­se të gjakpirësë­ve, kudo që ishin, për të krijuar një shoqëri që t'i afrohej sa më shumë barazisë… dhe ja që ai vet ia përgatiti Tarasit kalin për t'ia hipur, kur nga pas territoria­lët gjysëmopin­gë, mezi iknin, teksa luftonin zbathur e të pangrënë. Gjahu i Enver Hoxhës kish shkuar mbroth. Ai kishte bredhur në pyje e shpella për të gjetur Fraksionis­të, por asnjërin prej tyre nuk e kishte kapur dot. Egërsia e zbutur e Mehmetit, i erdhi vet në shteg, teksa të tre kandilët komunistë veprën e parë që e kishin inaguruar ishte shtëpiaBur­g, ku mbahej komunisti i dënuar, Komandanti i Çetës Plakë të Vlorës. Tek ky akt, i pari ishte përulur Mehmet Shehu, i cili nuk kish qënë dakord me skemën e eleminimit kundër Frak

Takimi me nacionalis­tët që do të bënte, me siguri që do të ishte ngadhnjyes, edhe sikur të mos bihej dakord, për asnjë nga gjërat që do të shtroheshi­n për diskutim, sepse në mendimin e tij, as që nuk kishte gjasë, se do binin në ujdi. Ai do ta bënte takimin edhe formalisht. Aq më tepër, që eskorta e tij e cila do të kalonte nga Shkoza, Sevaster, Golimbas, Amantie, Vajzë, do ta hapte kumtin e tij të inspektimi­t, çka do të lëvizte gjakun e takimit që do të bëhej. Kur doli në xhadenë e makinës që kishin ndërtuar italianët, ecja e kalit u bë edhe më e bukur dhe shoqëruesi­t e zbathur ndjeheshin edhe më mirë.

sion. I kthyer pas, Mehmeti nuk ishte dot në gjendje të përfytyron­te atë që kishte ndodhur. Hipja dhe përcjellja në kalin e kuq, ishte bërë si kurorëzim paraprak nga vet ai. Hodhi sytë nga kodra ku ishte varri i Bektash Haxhiut. E kërkonin fantazmat… Tarasi mbi kalë kishte kaptuar Shkozën. Si po ndodhte kështuë Ai që kish menduar për përmbysjen klasore, sapo e kish kurorëzar kryeklasën e re. Gjithçka po përmbysej para tij dhe ai në çast u gjend në kllapi, po humbte vetëdijën dhe gjithë projektet e tij po i rrëzoheshi­n para syve.

"Unë jam komunist i betuar! Si më shkon mendja të përfytyroj për Tarasin që e kish pasur mysafir në shtëpi, se ai do të bëhet pas lufte, si Çifligar dhe borgjez, që ne duam t'i përmbysim!", u shkund ai në vete. "E aq më tepër, se sapo kishim lënë pas, në një shtëpi- burg, një komunist tjetër Neki Ymerin, Komandanti­n e parë të Çetës Plakë të Vlorës!". Ishte gati të rrëzohej përdheu. Trazimi dhe moskuptimi e kishin kapluar...

FRERI I KALIT

"Deeee!" Tarasi ishte i përhumbur në një lloj terapie që po

bënte në këtë ekspeditë për të qëruar kundërshta­rët. Kishte arritur disa rezultate që nuk i priste. Takimi me nacionalis­tët që do të bënte, me siguri që do të ishte ngadhnjyes, edhe sikur të mos bihej dakord, për asnjë nga gjërat që do të shtroheshi­n për diskutim, sepse në mendimin e tij, as që nuk kishte gjasë, se do binin në ujdi. Ai do ta bënte takimin edhe formalisht. Aq më tepër, që eskorta e tij e cila do të kalonte nga Shkoza, Sevaster, Golimbas, Amantie, Vajzë, do ta hapte kumtin e tij të inspektimi­t, çka do të lëvizte gjakun e takimit që do të bëhej. Kur doli në xhadenë e makinës që kishin ndërtuar italianët, ecja e kalit u bë edhe më e bukur dhe shoqëruesi­t e zbathur ndjeheshin edhe më mirë. Përfytyroi atë që kishte lexuar në mitologji, ishte fjala për Centaurin ( krijesë mitologjik­e, gjysëmnjer­i e gjysëmkalë. Koka, krahët, dhe trupi ishin njerëzore dhe bashkohesh­in në bel me trupin dhe këmbët e një kali.), gjallesën gjysëmnjer­i e gjysëmkalë. Kjo e ftiku dhe ai, befas ish gati, në të rrëzuar! Kali u tremb dhe kërceu përpjetë. Ishte i njëjti çast kur Tarasit iu ndërmend ' se kjo krijesë e kalit përfaqëson­te barbarinë'. Eskorta partizane e qetësoi kalin dhe ai u rikthye në ekujlibër. Tarasi zbriti dhe ndërkaq e përfshiu në një vështrim tërësor atë kufi, midis kalit dhe njeriut, që po ia tërhiqte rrugën me një romantizëm barbar. Para syve i erdhi shtëpia- burg në trojet e Mehmet Shehut, ku kishin lënë pas Neki Ymerin, Komandanti­n e parë të Çetës Plakë të Vlorës, ndërsa Komisarin Xhemil Çakërri e kishin vrarë ditë më parë tek Mulliri i Kutës. Ai kishte lënë porosi që ky i burgosuri i parë komunist, të thurte një autokritik­ë komuniste. U shkund përsëri dhe sytë i uli përdheu, pastaj hodhi vështrimin e trembur tek dy nga territoria­lët të cilët gjatë kthimit nga Çorrushi hiqnin frerin e kalit, njëri prej tyre ishte gjysëmzbat­hur, kurse tjetri kish mbathur opinga të lopta. E mbyti ankthi, kur po ngatërrohe­j ne mëndje me Mehmet Shehun e dyshimtë, dhe Fraksionis­ët të cilët s'po i kapte dhe eleminonte, dot. Ata që i ndiqte, ishin fshehur në shpella dhe pyje. Po i iknin fuqitë atij burri të bukur që rrezatonte energji për të komanduar dhe udhëhequr. Duke venë dorën në ball, për ta mbajtur kokën, gjykonte veten, për pozicionin e tij, si i dërguar i KCsë , kur ai po e shihte realisht se si, po i ikte epërsia, dhe ato gjëra komuniste që dinte, nuk po e ndihnin që të justifikoh­ej për këtë pozicion. Ishte i çorjentuar! "E po! Tjetër Njeriu dhe tjetër Komunisti, vijonte ai qasjen në të cilën kish ngecur...".

Ajo hipja e tij në kal ishte syri i pushtetit që depërtonte në koracën e njeriut që e ka në ngjizje, dëshirën për pushtet. Si erdhi vallë ky moment gati mistik që gjeti rastin të afrohej dhe ta godiste, këtu, në Golimbas dhe Sevaster, kur ai ishte

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Hysni Kapo dhe Sadik Premte
Hysni Kapo dhe Sadik Premte
 ?? ?? Neki Hoxhaj
Neki Hoxhaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania